Shëmbëlltyra e vreshtit dhe e bujqve
(Mt 21.33-46Lk 20.9-19)
1 Pastaj Jezui filloi t'u fliste me shëmbëlltyra: «Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, hapi një gropë për të shtrydhur rrushin dhe ngriti një kullë. Vreshtin ua dha me qira disa vreshtarëve e u largua në një vend të huaj. 2 Kur erdhi koha e të vjelave, dërgoi një shërbëtor te vreshtarët që të merrte pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit. 3 Vreshtarët e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarzbrazët. 4 Atëherë ai dërgoi edhe një shërbëtor tjetër, por ata e goditën në kokë dhe e poshtëruan. 5 Dërgoi edhe një tjetër, por edhe këtë e vranë. Dërgoi edhe shumë të tjerë, por disa i rrahën e disa i vranë. 6 I kishte mbetur vetëm një, biri i tij i dashur. Në fund e dërgoi tek ata, duke thënë: “Për tim bir do të kenë respekt”. 7 Por vreshtarët i thanë njëri-tjetrit: “Ky është trashëgimtari. Ejani ta vrasim dhe trashëgimia do të na mbetet neve”. 8 Atëherë e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
9 Ç'do të bëjë i zoti i vreshtit? Do të vijë, do t'i vrasë vreshtarët e do t'ua japë vreshtin të tjerëve. 10 A nuk e keni lexuar këtë Shkrim:
guri që ndërtuesit e hodhën tej,
u bë guri i qoshes.
11 Kjo është vepra e Zotit
dhe është e mrekullueshme
në sytë tanë ».
12 Atëherë ata kërkonin ta kapnin, sepse e kuptuan se shëmbëlltyrën e kishte thënë kundër tyre, por kishin frikë nga turma, prandaj e lanë dhe ikën.
Taksa e Cezarit
(Mt 22.15-22Lk 20.20-26)
13 Pastaj dërguan te Jezui disa nga farisenjtë e disa nga herodianët për ta zënë në kurth për ndonjë fjalë. 14 Kur erdhën, i thanë: «Mësues, e dimë se je i vërtetë dhe, pa pyetur për njeri e pa u ndikuar nga askush, u mëson të tjerëve me vërtetësi udhën e Perëndisë. A është e lejueshme t'i paguhen taksat Cezarit apo jo? Duhet t'ia paguajmë apo nuk duhet?». 15 Por Jezui, duke e njohur hipokrizinë e tyre, u tha: «Përse më vini në provë? Më sillni një monedhë ta shoh!». 16 Ata ia sollën. Atëherë ai u tha: «E kujt është kjo figurë e ky mbishkrim?». Ata i thanë: «Të Cezarit». 17 Jezui u tha: «Jepini Cezarit ç'është e Cezarit dhe Perëndisë ç'është e Perëndisë». Ata u mrekulluan me të.
Ngjallja e të vdekurve
(Mt 22.23-33Lk 20.27-40)
18 Atëherë erdhën te Jezui disa saducenj. Këta thonë se nuk ka ngjallje, prandaj e pyetën: 19 «Mësues, Moisiu na ka lënë të shkruar: nëse një njeriu i vdes vëllai dhe lë pas gruan, por nuk lë fëmijë, ky duhet të martohet me gruan e ve për t'i dhënë trashëgimtarë të vëllait. 20 Na ishin shtatë vëllezër. I pari u martua dhe kur vdiq nuk la fëmijë. 21 Me të venë u martua edhe i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë. Po kështu edhe i treti 22 e që të shtatë nuk lanë fëmijë. Në fund vdiq edhe gruaja. 23 Pas ngjalljes, gruaja e kujt do të jetë ajo, meqenëse të shtatë e patën për grua?». 24 Jezui u tha: «Gaboheni, se nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë. 25 Kur të ngjallen prej të vdekurve, njerëzit as nuk do të martohen, as nuk do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiej. 26 Sa për ngjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar në librin e Moisiut, në pjesën që flet për shkurren, sesi Perëndia i tha: unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut e Perëndia i Jakobit. 27 Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve. Gaboheni rëndë!».
Urdhërimi i madh
(Mt 22.34-40Lk 10.25-28)
28 Një shkrues, që i kishte dëgjuar tek diskutonin, kur pa se u ishte përgjigjur drejt, e pyeti: «Cili është urdhërimi më i rëndësishëm?». 29 Jezui u përgjigj: «Urdhërimi më i rëndësishëm është: dëgjo Izrael! Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot 30 dhe ti duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde. 31 Ndërsa urdhërimi i dytë është: duaje të afërtin si veten! Nuk ka urdhërime më të mëdha se këto». 32 Shkruesi i tha: «Mirë, mësues, ti ke të drejtë kur thua se ai është një dhe se nuk ka të tjerë përveç tij. 33 Ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë forcë dhe të duash të afërtin si veten vlen më shumë se të gjitha shkrumbimet e kafshëve dhe flijimet». 34 Kur pa se iu përgjigj me mend, Jezui i tha: «Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë». Dhe askush nuk pati guxim ta pyeste më.
Biri i Davidit
(Mt 22.41-46Lk 20.41-44)
35 Ndërsa po mësonte njerëzit në tempull, Jezui i pyeti: «E si mund të thonë shkruesit se Krishti është Biri i Davidit? 36 Vetë Davidi ka thënë përmes Shpirtit të shenjtë:
i tha Zoti Zotit tim:
ulu në të djathtën time,
derisa t'i vë armiqtë e tu
nën këmbët e tua.
37 Kur vetë Davidi e thërret Zot, si mund të jetë ai biri i tij?».
Turma e madhe e dëgjonte me ëndje.
Ndëshkimi për shkruesit
(Mt 23.1-36Lk 20.45-47)
38 Ndërsa i mësonte, u thoshte: «Ruhuni nga shkruesit që kënaqen kur mbajnë rroba të gjata, me qëllim që të tjerët t'i përshëndesin shesheve, 39 që zënë vendet e para nëpër sinagoga e kryet e vendit nëpër festa, 40 që përlajnë pasuritë e vejushave e luten gjatë për të rënë në sy. Këta do të marrin ndëshkim më të rëndë».
Dhurata e vejushës
(Lk 21.1-4)
41 Si u ul përballë arkës së thesarit, Jezui shikonte turmën që hidhte monedha të vogla në thesar. Shumë të pasur hidhnin shumë para. 42 Aty erdhi një vejushë e varfër dhe hodhi dy monedha bakri, domethënë një kuadrant. 43 Jezui thirri dishepujt e u tha: «Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë e varfër hodhi në arkën e thesarit më shumë se të gjithë të tjerët, 44 sepse të gjithë dhanë nga tepricat e tyre, ndërsa ajo, në varfërinë e saj, dha gjithçka që kishte për të jetuar».
1 Et coepit illis in parabolis loqui
vineam pastinavit homo et circumdedit sepem
et fodit lacum et aedificavit turrem
et locavit eam agricolis et peregre profectus est
2 et misit ad agricolas in tempore servum
ut ab agricolis acciperet de fructu vineae
3 qui adprehensum eum ceciderunt et dimiserunt vacuum
4 et iterum misit ad illos alium servum
et illum capite vulneraverunt et contumeliis
adfecerunt
5 et rursum alium misit et illum occiderunt
et plures alios quosdam caedentes alios vero occidentes
6 adhuc ergo unum habens filium carissimum
et illum misit ad eos novissimum dicens
quia reverebuntur filium meum
7 coloni autem dixerunt ad invicem hic est heres
venite occidamus eum et nostra erit hereditas
8 et adprehendentes eum occiderunt et eiecerunt extra vineam
9 quid ergo faciet dominus vineae
veniet et perdet colonos et dabit vineam aliis
10 nec scripturam hanc legistis
lapidem quem reprobaverunt aedificantes
hic factus est in caput anguli
11 a Domino factum est istud
et est mirabile in oculis
nostris
12 Et quaerebant eum tenere et timuerunt turbam
cognoverunt enim quoniam ad eos parabolam hanc dixerit
et relicto eo abierunt
13 Et mittunt ad eum quosdam ex Pharisaeis et Herodianis
ut eum caperent in verbo
14 qui venientes dicunt ei
magister scimus quoniam verax es
et non curas quemquam
nec enim vides in faciem hominis
sed in veritate viam Dei doces
licet dari tributum Caesari an non dabimus
15 qui sciens versutiam eorum ait illis
quid me temptatis adferte mihi denarium ut videam
16 at illi adtulerunt et ait illis
cuius est imago haec et inscriptio
dicunt illi Caesaris
17 respondens autem Iesus dixit illis
reddite igitur quae sunt Caesaris Caesari et quae sunt Dei Deo
et mirabantur super eo
18 et venerunt ad eum Sadducaei qui dicunt resurrectionem non esse
et interrogabant eum dicentes
19 magister Moses nobis scripsit
ut si cuius frater mortuus fuerit
et dimiserit uxorem et filios non reliquerit
accipiat frater eius uxorem ipsius
et resuscitet semen fratri suo
20 septem ergo fratres erant
et primus accepit uxorem et mortuus est non relicto semine
21 et secundus accepit eam et mortuus est
et nec iste reliquit semen et tertius similiter
22 et acceperunt eam similiter septem et non reliquerunt semen
novissima omnium defuncta est et mulier
23 in resurrectione ergo cum resurrexerint cuius de his erit uxor
septem enim habuerunt eam uxorem
24 et respondens Iesus ait illis
non ideo erratis non scientes scripturas neque virtutem
Dei
25 cum enim a mortuis resurrexerint
neque nubent neque nubentur
sed sunt sicut angeli in caelis
26 de mortuis autem quod resurgant
non legistis in libro Mosi super rubum
quomodo dixerit illi Deus inquiens
ego sum Deus Abraham et Deus Isaac et Deus Iacob
27 non est Deus mortuorum sed vivorum
vos ergo multum erratis
28 Et accessit unus de scribis qui audierat illos conquirentes
et videns quoniam bene illis responderit
interrogavit eum quod esset primum omnium mandatum
29 Iesus autem respondit ei
quia primum omnium mandatum est
audi Israhel Dominus Deus noster Deus unus est
30 et diliges Dominum Deum tuum
ex toto corde tuo et ex tota anima tua
et ex tota mente tua et ex tota virtute tua
hoc est primum mandatum
31 secundum autem simile illi
diliges proximum tuum tamquam te ipsum
maius horum aliud mandatum non est
32 Et ait illi scriba bene magister in veritate dixisti
quia unus est et non est alius praeter eum
33 et ut diligatur ex toto corde et ex toto intellectu
et ex tota anima et ex tota fortitudine
et diligere proximum tamquam se ipsum
maius est omnibus holocaustomatibus et
sacrificiis
34 Iesus autem videns quod sapienter respondisset dixit illi
non es longe a regno Dei
Et nemo iam audebat eum interrogare
35 Et respondens Iesus dicebat docens in templo
quomodo dicunt scribae Christum Filium esse David
36 ipse enim David dicit in Spiritu Sancto
dixit Dominus Domino meo sede a dextris meis
donec ponam inimicos tuos scabillum pedum tuorum
37 ipse ergo David dicit eum Dominum et unde est filius eius
et multa turba eum libenter audivit
38 Et dicebat eis in doctrina sua
cavete a scribis qui volunt in stolis ambulare et salutari in foro
39 et in primis cathedris sedere in synagogis
et primos discubitus in cenis
40 Qui devorant domos viduarum sub obtentu prolixae orationis
hii accipient prolixius iudicium
41 et sedens Iesus contra gazofilacium
aspiciebat quomodo turba iactaret aes in gazofilacium
et multi divites iactabant multa
42 cum venisset autem una vidua pauper
misit duo minuta quod est quadrans
43 et convocans discipulos suos ait illis
amen dico vobis
quoniam vidua haec pauper plus omnibus misit qui miserunt in gazofilacium
44 omnes enim ex eo quod abundabat illis miserunt
haec vero de penuria sua omnia quae habuit misit totum victum suum