Mbretërimi i Jeroboamit
1 Asokohe Abijahu, biri i Jeroboamit, ishte sëmurë. 2 Jeroboami i tha së shoqes: «Ngrihu, të lutem, ndërro veshje, që mos të të njohin se je gruaja e Jeroboamit, e shko në Shiloh. Atje jeton profeti Ahijah, ai që më tha se do të bëhesha mbreti i këtij populli. 3 Merr me vete dhjetë bukë, disa kuleç të ëmbël dhe një qyp me mjaltë e shko ta takosh. Ai do të të thotë se ç'do të ndodhë me djalin».
4 E ashtu bëri gruaja e Jeroboamit. Ajo u ngrit e shkoi në Shiloh, në shtëpinë e Ahijahut. Ahijahu nuk shihte më, sepse i ishin dobësuar sytë nga pleqëria e thellë. 5 Por Zoti i tha Ahijahut: «Ja, gruaja e Jeroboamit po vjen për t'u këshilluar me ty për birin e saj të sëmurë. Thuaji kështu e ashtu. Kur të vijë, ajo do të shtiret si një grua tjetër».
6 Kur Ahijahu dëgjoi hapat e gruas së Jeroboamit tek po hynte në derë, i tha: «Hyr, o gruaja e Jeroboamit! Përse hiqesh si një grua tjetër? Kam një lajm të rëndë për ty. 7 Shko e thuaji Jeroboamit: kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Unë të ngrita mbi të tjerët e të bëra sundimtar mbi popullin tim, Izraelin. 8 E ndava mbretërinë nga shtëpia e Davidit e ta dhashë ty, por ti nuk ke qenë si shërbëtori im, Davidi, i cili i mbante urdhërimet e mia e më ndiqte me gjithë zemër. Davidi bënte çka ishte e drejtë në sytë e mi. 9 Ti ke bërë më shumë ligësi se të gjithë paraardhësit e tu. Bëre perëndi të tjerë e derdhe idhuj prej metali për veten tënde, më ktheve shpinën dhe ndeze zemërimin tim. 10 Prandaj unë do të sjell fatkeqësi mbi shtëpinë e Jeroboamit e do t'i shfaros të gjithë meshkujt e saj në Izrael, qofshin këta skllevër apo të lirë. Do ta fshij shtëpinë e Jeroboamit siç fshihet plehu, derisa të shfaroset krejt. 11 Njerëzit e shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet do t'i hanë qentë dhe shpendët e qiellit do të hanë ata që do të vdesin nëpër ara, sepse kështu foli Zoti”. 12 Prandaj ngrihu e shko në shtëpi. Sapo këmbët e tua të shkelin pragun e qytetit, djali do të vdesë. 13 Mbarë Izraeli do ta qajë e do ta varrosë. Nga shtëpia e Jeroboamit vetëm ai do të shtihet në varr, sepse ai është i vetmi prej asaj shtëpie, tek i cili Zoti, Perëndia i Izraelit, pa diçka të mirë. 14 Zoti do të nxjerrë një mbret të vetin për Izraelin, i cili do ta shfarosë shtëpinë e Jeroboamit, duke filluar që sot. Ç'po them kështu? Duke filluar që tani. 15 Zoti do ta dërrmojë Izraelin si një kallam që lëkundet në ujë dhe do ta zhbijë nga kjo tokë e mirë që u dha paraardhësve të tyre. Zoti do t'i shpërndajë përtej lumit të Eufratit, sepse ata bënë shtylla të Asherasë dhe ndezën zemërimin e tij. 16 Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, i cili jo vetëm që mëkatoi vetë, por u bë shkak mëkati edhe për Izraelin».
17 Gruaja e Jeroboamit u ngrit për të ikur dhe shkoi në Tircah. Sapo shkeli pragun e shtëpisë, djaloshi vdiq. 18 I gjithë Izraeli vajtoi për të dhe e varrosi, ashtu siç kishte thënë Zoti përmes shërbëtorit të tij, profetit Ahijah.
19 Bëmat e tjera të Jeroboamit, sesi luftoi e sesi mbretëroi, janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 20 Jeroboami mbretëroi njëzet e dy vjet e pastaj vdiq. Pas tij mbretëroi i biri, Nadabi.
Mbretërimi i Rehoboamit
21 Rehoboami, biri i Solomonit, mbretëroi në Judë. Ai ishte dyzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për shtatëmbëdhjetë vjet në Jerusalem, në qytetin që Zoti kishte zgjedhur ndër të gjitha fiset e Izraelit për të vendosur emrin e tij. Nëna e Rehoboamit quhej Naamë dhe ishte amonite. 22 Edhe Juda bëri çka ishte keq në sytë e Zotit. Me mëkatet që bënë, e ndezën zemërimin e tij më shumë se paraardhësit e tyre. 23 Ata ndërtuan për vete faltore në vende të larta dhe përmendore e shtylla të Asherasë në çdo kodër të lartë e nën çdo pemë gjethedendur. 24 Në vend kishte edhe lavire kulti dhe pasardhësit e fisit të Judës bënë të gjitha ndyrësitë që kishin bërë edhe kombet, të cilat Zoti i kishte dëbuar para syve të izraelitëve.
25 Në vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, Shishaku, mbreti i Egjiptit, sulmoi Jerusalemin 26 dhe plaçkiti thesaret e tempullit të Zotit, thesaret e pallatit mbretëror e gjithçka tjetër. Ai plaçkiti edhe të gjitha shqytet e arta që kishte punuar Solomoni. 27 Në vend të tyre, mbreti Rehoboam bëri shqyte bronzi dhe ua dorëzoi krerëve të ushtarëve që ruanin hyrjen e pallatit mbretëror. 28 Sa herë që mbreti shkonte në tempullin e Zotit, ushtarët i merrnin shqytet dhe i kthenin sërish në vendin ku mbaheshin armët.
29 Bëmat e tjera të Rehoboamit e gjithçka bëri janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 30 Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati përherë luftë. 31 Rehoboami vdiq dhe u varros bashkë me paraardhësit e tij në qytetin e Davidit. Nëna e tij quhej Naamë dhe ishte amonite. Pas tij mbretëroi i biri, Abijami.
1 in tempore illo aegrotavit Abia filius Hieroboam
2 dixitque Hieroboam uxori suae
surge et commuta habitum ne cognoscaris quod sis uxor Hieroboam
et vade in Silo ubi est Ahia propheta qui locutus est mihi
quod regnaturus essem super populum hunc
3 tolle quoque in manu tua decem panes et crustula et vas
mellis
et vade ad illum
ipse indicabit tibi
quid eventurum sit huic puero
4 fecit ut dixerat uxor Hieroboam et consurgens abiit in Silo
et venit in domum Ahia
at ille non poterat videre
quia caligaverant oculi eius prae senectute
5 dixit autem Dominus ad Ahiam
ecce uxor Hieroboam ingreditur
ut consulat te super filio suo qui aegrotat
haec et haec loqueris ei
cum ergo illa intraret et dissimularet se esse quae erat
6 audivit Ahias sonitum pedum eius introeuntis per ostium et
ait
ingredere uxor Hieroboam quare aliam esse te
simulas
ego autem missus sum ad te durus nuntius
7 vade et dic Hieroboam haec dicit Dominus Deus Israhel
quia exaltavi te de medio populi
et dedi te ducem super populum meum Israhel
8 et scidi regnum domus David et dedi illud tibi
et non fuisti sicut servus meus David qui custodivit mandata mea
et secutus est me in toto corde suo
faciens quod placitum esset in conspectu meo
9 sed operatus es male super omnes qui fuerunt ante te
et fecisti tibi deos alienos et conflatiles
ut me ad iracundiam provocares
me autem proiecisti post corpus tuum
10 idcirco ecce ego inducam mala super domum Hieroboam
et percutiam de Hieroboam mingentem ad parietem
et clausum et novissimum in Israhel
et mundabo reliquias domus Hieroboam
sicut mundari solet fimus usque ad purum
11 qui mortui fuerint de Hieroboam in civitate comedent eos canes
qui autem mortui fuerint in agro vorabunt eos aves caeli
quia Dominus locutus est
12 tu igitur surge et vade in domum tuam
et in ipso introitu pedum tuorum in urbem morietur puer
13 et planget eum omnis Israhel et sepeliet
iste enim solus infertur de
Hieroboam in sepulchrum
quia inventus est super eo sermo bonus
ad Dominum Deum Israhel in domo Hieroboam
14 constituet autem sibi Dominus regem super Israhel
qui percutiat domum Hieroboam in hac die et in hoc tempore
15 et percutiet Dominus Israhel
sicut moveri solet harundo in aqua
et evellet Israhel de terra bona hac quam dedit patribus eorum
et ventilabit eos trans Flumen
quia fecerunt sibi lucos ut inritarent Dominum
16 et tradet Dominus Israhel propter peccata Hieroboam
qui peccavit et peccare fecit Israhel
17 surrexit itaque uxor Hieroboam et abiit et venit in Thersa
cumque illa ingrederetur limen domus puer mortuus est
18 et sepelierunt eum
et planxit illum omnis Israhel iuxta sermonem Domini
quem locutus est in manu servi sui Ahiae prophetae
19 reliqua autem verborum Hieroboam
quomodo pugnaverit et quomodo regnaverit
ecce scripta sunt in libro verborum dierum regum Israhel
20 dies autem quibus regnavit Hieroboam viginti duo anni sunt
et dormivit cum patribus suis
regnavitque Nadab filius eius pro eo
21 porro Roboam filius Salomonis regnavit in Iuda
quadraginta et unius anni erat Roboam cum regnare coepisset
et decem et septem annis regnavit in Hierusalem
civitatem quam elegit Dominus
ut poneret nomen suum ibi ex omnibus tribubus Israhel
nomen autem matris eius Naama Ammanites
22 et fecit Iudas malum coram Domino
et inritaverunt eum super omnibus quae fecerant patres eorum
in peccatis suis quae peccaverant
23 aedificaverunt enim et ipsi sibi aras et statuas et lucos
super omnem collem excelsum et subter omnem arborem frondosam
24 sed et effeminati fuerunt in terra
feceruntque omnes abominationes gentium
quas adtrivit Dominus ante faciem filiorum Israhel
25 in quinto autem anno regni Roboam
ascendit Sesac rex Aegypti in Hierusalem
26 et tulit thesauros domus Domini
et thesauros regios et universa diripuit
scuta quoque aurea quae fecerat Salomon
27 pro quibus fecit rex Roboam scuta aerea
et tradidit ea in manu ducum scutariorum
et eorum qui excubabant ante ostium domus regis
28 cumque ingrederetur rex in domum Domini
portabant ea qui praeeundi habebant officium
et postea reportabant ad armamentarium scutariorum
29 reliqua autem sermonum Roboam et omnium quae fecit
ecce scripta sunt in libro verborum dierum regum Iuda
30 fuitque bellum inter Roboam et Hieroboam cunctis diebus
31 dormivit itaque Roboam cum patribus suis
et sepultus est cum eis in civitate David
nomen autem matris eius Naama Ammanites
et regnavit Abiam filius eius pro eo