Ujë nga shkëmbi
1 Tërë bashkësia e Izraelit u çua nga shkretëtira e Sinit dhe udhëtoi nga një vend në tjetrin, sipas urdhrit të Zotit. Pastaj fushoi në Refidim, por populli nuk kishte ujë për të pirë. 2 Atëherë populli u grind me Moisiun e i tha: «Na jep ujë të pimë!». Moisiu u tha: «Përse grindeni me mua? Përse e tundoni Zotin?». 3 Popullin e kishte zënë etja, prandaj murmuriti kundër Moisiut e tha: «Përse na nxore nga Egjipti? Për të na mbytur nga etja ne, fëmijët dhe bagëtitë tona?». 4 Moisiu i thirri Zotit: «Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak e do të më vrasin me gurë». 5 Zoti iu përgjigj: «Dil para popullit, merr me vete disa nga pleqtë e Izraelit, merr edhe shkopin me të cilin godite lumin Nil e shko. 6 Ja, unë po qëndroj para teje te shkëmbi i Horebit. Godite shkëmbin që të dalë ujë e populli të pijë». Moisiu veproi kështu para pleqve të Izraelit. 7 Vendi u quajt Masa dhe Meriba, se aty izraelitët u grindën dhe e tunduan Zotin, kur thanë: «A është a s'është Zoti mes nesh?».
Luftë kundër Amalekut
8 Atëherë erdhi Amaleku për të luftuar kundër Izraelit në Refidim. 9 Moisiu i tha Jozuehut: «Na zgjidh disa burra dhe dil e lufto kundër Amalekut. Nesër unë do të qëndroj majë kodrës me shkopin e Perëndisë në dorë». 10 Jozuehu bëri siç i tha Moisiu e doli për luftë kundër Amalekut. Ndërkohë Moisiu, Aroni e Huri u ngjitën në majë të kodrës. 11 Sa herë që Moisiu ngrinte duart, fitonte Izraeli. Sa herë që i ulte, fitonte Amaleku. 12 Por Moisiut iu lodhën duart. Atëherë ata morën një gur dhe ia vunë që Moisiu të ulej mbi të. Ndërkaq Aroni dhe Huri ia mbanin duart lart, njëri nga njëra anë e tjetri nga ana tjetër. Kështu, duart e Moisiut qëndruan lart deri në perëndim të diellit. 13 Me shpatë në dorë, Jozuehu e mundi Amalekun dhe popullin e tij. 14 Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Shkruaje këtë në libër që të kujtohet dhe përmendja Jozuehut, se do ta shuaj plotësisht emrin e Amalekut nën qiell». 15 Moisiu ndërtoi një altar dhe e quajti Zoti është flamuri im, 16 sepse tha: «Meqë u ngritën duart drejt fronit Zotit, ai do të luftojë kundër Amalekut brez pas brezi».
1 igitur profecta omnis multitudo filiorum Israhel de deserto Sin
per mansiones suas iuxta sermonem Domini
castrametata est in Raphidim
ubi non erat aqua ad bibendum populo
2 qui iurgatus contra Mosen ait da nobis aquam ut bibamus
quibus respondit Moses
quid iurgamini contra me cur temptatis Dominum
3 sitivit ergo populus ibi pro aquae penuria
et murmuravit contra Mosen dicens
cur nos exire fecisti de Aegypto
ut occideres et nos et liberos nostros ac iumenta siti
4 clamavit autem Moses ad Dominum dicens quid faciam populo huic
adhuc pauxillum et lapidabunt me
5 ait Dominus ad Mosen antecede populum
et sume tecum de senibus Israhel
et virgam qua percussisti fluvium tolle in manu tua et vade
6 en ego stabo coram te ibi super petram
Horeb
percutiesque petram et exibit ex ea aqua ut bibat populus
fecit Moses ita coram senibus Israhel
7 et vocavit nomen loci illius Temptatio
propter iurgium filiorum Israhel
et quia temptaverunt Dominum dicentes
estne Dominus in nobis an non
8 venit autem Amalech et pugnabat contra Israhel in Raphidim
9 dixitque Moses ad Iosue elige viros et egressus pugna contra Amalech
cras ego stabo in vertice collis
habens virgam Dei in manu mea
10 fecit Iosue ut locutus ei erat Moses
et pugnavit contra Amalech
Moses autem et Aaron et Hur ascenderunt super verticem collis
11 cumque levaret Moses manus vincebat Israhel
sin autem paululum remisisset superabat Amalech
12 manus autem Mosi erant graves
sumentes igitur lapidem posuerunt subter eum in quo sedit
Aaron autem et Hur sustentabant manus eius ex utraque
parte
et factum est ut manus ipsius non lassarentur usque ad occasum solis
13 fugavitque Iosue Amalech et populum eius in ore gladii
14 dixit autem Dominus ad Mosen
scribe hoc ob monumentum in libro
et trade auribus Iosue
delebo enim memoriam Amalech sub caelo
15 aedificavitque Moses altare
et vocavit nomen eius Dominus exaltatio mea dicens
16 quia manus solii Domini et bellum Dei erit contra Amalech a generatione in generationem