Veprat e Rehoboamit
1 Me të mbërritur në Jerusalem, Rehoboami mblodhi njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur nga fisi i Judës dhe nga fisit i Benjaminit, për të sulmuar mbretërinë e Izraelit dhe për t'ia kthyer mbretërinë vetes. 2 Atëherë Zoti i foli Shemajahut, njeriut të Perëndisë, e i tha: 3 «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit dhe mbretit të Judës, të gjithë izraelitëve të fisit të Judës e të Benjaminit, 4 se kështu thotë Zoti: “Mos dilni për të luftuar kundër vëllezërve tuaj, izraelitëve. Kthehuni nëpër shtëpitë tuaja, sepse kjo gjë vjen nga unë”». Ata e dëgjuan fjalën e Zotit, u kthyen pas, e nuk e sulmuan Jeroboamin.
5 Rehoboami banoi në Jerusalem dhe fortifikoi disa nga qytetet e Judës. 6 Qytetet që rindërtoi ishin Betlehemi, Etami, Tekoaja, 7 Betcuri, Sokohu, Adulami, 8 Gati, Mareshahu, Zifi, 9 Adoraimi, Lakishi, Azekahu, 10 Corahu, Ajaloni dhe Hebroni. Këto qytete të fortifikuara ndodheshin në krahinën e Judës dhe të Benjaminit. 11 Rehoboami përforcoi muret e këtyre qyteteve, caktoi qeveritarë dhe i pajisi me ushqime, me vaj e me verë. 12 Në çdo qytet të fortifikuar Rehoboami vendosi armatime shumë të forta shqytesh e heshtash. Kështu, ai sundoi mbi Judën e mbi Benjaminin.
Priftërinjtë dhe Rehoboami
13 Priftërinjtë dhe levitët, që banonin në mbarë Izraelin, i lanë trojet tyre dhe iu bashkuan Rehoboamit. 14 Levitët i lanë kullotat dhe pronat e u vendosën në Judë dhe në Jerusalem, sepse Jeroboami dhe bijtë e tij i kishin përjashtuar prej shërbesës priftërore për Zotin. 15 Ai i kishte caktuar vetë priftërinjtë për faltoret në vende të larta, për idhujt në trajtë cjapi e dashi, që kishte bërë. 16 Pas levitëve, të gjithë ata nga fiset e Izraelit që kishin vendosur me gjithë zemër t'i qëndronin besnikë Zotit, Perëndisë së Izraelit, shkuan në Jerusalem për t'i kushtuar fli Zotit, Perëndisë së etërve të tyre. 17 Kështu, për tre vjet ata e bënë më të qëndrueshme mbretërinë e Judës dhe i dhanë forcë Rehoboamit, birit të Solomonit, sepse për tre vjet Rehoboami u soll si Davidi dhe si Solomoni.
Familja e Rehoboamit
18 Rehoboami mori për grua Mahalatën, të bijën e Jerimotit, të birit të Davidit, dhe të Abihajlës, të bijës së Eliabit, të birit të Jeseut. 19 Mahalata i lindi tre bij: Jeushin, Shemarjahun dhe Zahamin. 20 Pas Mahalatës, Rehoboami u martua edhe me Makën, bijën e Absalomit. Ajo i lindi Abijahun, Atajin, Zizain dhe Shelomotin. 21 Rehoboami e deshi Makën, bijën e Absalomit, më shumë se të gjitha gratë dhe shemrat që kishte marrë. Ai u martua me tetëmbëdhjetë gra, mori gjashtëdhjetë shemra dhe i lindën njëzet e tetë djem e gjashtëdhjetë vajza. 22 Rehoboami i dha Abijahut, birit të Makahut, vendin e parë dhe e caktoi si udhëheqës të vëllezërve të tij, sepse synonte ta bënte mbret. 23 Rehoboami u soll me zgjuarsi dhe i shpërndau bijtë e tij nëpër të gjitha krahinat e Judës dhe të Benjaminit dhe nëpër të gjitha qytetet e fortifikuara. Ai u dha ushqime me shumicë dhe i martoi me shumë gra.
1 venit autem Roboam in Hierusalem
et convocavit universam domum Iuda et Beniamin
in centum octoginta milibus electorum atque
bellantium
ut dimicaret contra Israhel
et converteret ad se regnum suum
2 factusque est sermo Domini ad Semeiam hominem Dei dicens
3 loquere ad Roboam filium Salomonis regem Iuda
et ad universum Israhel qui est in Iuda et Beniamin
4 haec dicit Dominus non ascendetis
neque pugnabitis contra fratres vestros
revertatur unusquisque in domum suam
quia mea hoc gestum est voluntate
qui cum audissent sermonem Domini reversi sunt
nec perrexerunt contra Hieroboam
5 habitavit autem Roboam in Hierusalem
et aedificavit civitates muratas in Iuda
6 extruxitque Bethleem et Aetham et Thecue
7 Bethsur quoque et Soccho et Odollam
8 nec non Geth et Maresa et Ziph
9 sed et Aduram et Lachis et Azecha
10 Saraa quoque et Ahilon et Hebron
quae erant in Iuda et Beniamin civitates
munitissimas
11 cumque clausisset eas muris posuit in eis principes
ciborumque horrea hoc est olei et vini
12 sed et in singulis urbibus fecit armamentaria scutorum et
hastarum
firmavitque eas multa diligentia
et imperavit super Iudam et Beniamin
13 sacerdotes autem et Levitae qui erant in universo Israhel
venerunt ad eum de cunctis sedibus suis
14 relinquentes suburbana et possessiones suas
et transeuntes ad Iudam et Hierusalem
eo quod abiecisset eos Hieroboam et posteri eius
ne sacerdotio Domini fungerentur
15 qui constituit sibi sacerdotes excelsorum et daemonum vitulorumque quos fecerat
16 sed et de cunctis tribubus Israhel
quicumque dederant cor suum ut quaererent Dominum Deum Israhel
venerunt Hierusalem
ad immolandas victimas Domino Deo patrum
suorum
17 et roboraverunt regnum Iuda
et confirmaverunt Roboam filium Salomonis per tres
annos
ambulaverunt enim in viis David et Salomonis annis tantum tribus
18 duxit autem Roboam uxorem Maalath filiam Hierimuth filii David
Abiail quoque filiam Heliab filii Isai
19 quae peperit ei filios Ieus et Somoriam et Zoom
20 post hanc quoque accepit Maacha filiam Absalom
quae peperit ei Abia et Ethai et Ziza et Salumith
21 amavit autem Roboam Maacha filiam Absalom
super omnes uxores suas et concubinas
nam uxores decem et octo duxerat
concubinasque sexaginta
et genuit viginti octo filios et sexaginta filias
22 constituit vero in capite Abiam filium Maacha
ducem super fratres suos
ipsum enim regem facere cogitabat
23 qui sapientior fuit et potentior super omnes
filios eius
et in cunctis finibus Iuda et Beniamin
et in universis civitatibus muratis
praebuitque eis escas plurimas et multas petivit uxores