Jeremia në Egjipt
1 Kur Jeremia përfundoi së thëni para mbarë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Perëndisë së tyre, të gjitha ato fjalë me të cilat Zoti, Perëndia i tyre, e kishte dërguar tek ata, 2 Azarjahu, biri i Hoshajahut, Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë burrat kryeneçë i thanë Jeremisë: «Po na tregon gënjeshtra. Nuk të dërgoi Zoti, Perëndia ynë, për të na thënë: “Mos shkoni në Egjipt për të banuar atje”, 3 por Baruku, biri i Neriahut, të dërgoi kundër nesh, për të na lënë në dorë të kaldenjve, që të na vrasin e të na shpërngulin në Babiloni». 4 Johanani, biri i Kareahut, të gjithë prijësit ushtarakë e mbarë populli nuk e dëgjuan zërin e Zotit për të ndenjur në tokën e Judës. 5 Atëherë Johanani, biri i Kareahut, bashkë me të gjithë prijësit ushtarakë, mblodhën të gjithë pjesën e mbetur të popullit të Judës, që ishin kthyer për të banuar në tokën e Judës nga të gjitha kombet ku kishin qenë të dëbuar, 6 burrat, gratë, fëmijët, bijat e mbretit e këdo që Nebuzaradani, kryerojtari, kishte lënë me Gedaliahun, birin e Ahikamit, të birit të Shafanit, përfshirë profetin Jeremi e Barukun, birin e Neriahut. 7 Ata shkuan në dheun e Egjiptit, se nuk e dëgjuan zërin e Zotit, e mbërritën në Tahpanhes.
8 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë në Tahpanhes: 9 «Merr në dorë gurë të mëdhenj e mbuloji me llaç, në shtrojën që gjendet në hyrje të pallatit të faraonit, në Tahpanhes, para syve të judenjve. 10 Pastaj thuaju: kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do të dërgoj e të marr Nabukodonosorin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim, dhe do ta vendos fronin e tij mbi këta gurë, që mbulova, e mbi ta ai do të shtrijë tendën e vet. 11 Ai do të vijë e do ta godasë tokën e Egjiptit, që të vdesin ata që janë për vdekje, të robërohen ata që janë për robërim e të theren me shpatë ata që janë për shpatë. 12 Ai do t'u vërë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit, do t'i djegë e do t'i robërojë. Ai do ta pastrojë dheun e Egjiptit siç pastron bariu gunën nga pleshtat e do të shkojë që andej i kënaqur. 13 Do t'i copëtojë përmendoret e tempullit të diellit në dheun e Egjiptit dhe do t'u vërë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit».
1 factum est autem
cum conplesset Hieremias loquens ad populum
universos sermones Domini Dei eorum
pro quibus miserat eum Dominus Deus eorum ad illos
omnia verba haec
2 dixit Azarias filius Osaiae et Iohanan filius Caree
et omnes viri superbi dicentes ad Hieremiam
mendacium tu loqueris
non misit te Dominus Deus noster dicens
ne ingrediamini Aegyptum ut habitetis illuc
3 sed Baruch filius Neriae incitat te adversum nos
ut tradat nos in manibus Chaldeorum
ut interficiat nos et transduci faciat in
Babylonem
4 et non audivit Iohanan filius Caree et omnes principes bellatorum
et universus populus vocem Domini
ut maneret in terra Iuda
5 sed tollens Iohanan filius Caree
et universi principes bellatorum universos reliquiarum Iuda
qui reversi fuerant de cunctis gentibus
ad quas fuerant ante dispersi
ut habitarent in terra Iuda
6 viros et mulieres et parvulos et filias regis
et omnem animam quam reliquerat Nabuzardan princeps militiae
cum Godolia filio Ahicam filii Saphan
et Hieremiam prophetam et Baruch filium Neriae
7 et ingressi sunt terram Aegypti
quia non oboedierunt voci Domini
et venerunt usque ad Tafnas
8 et factus est sermo Domini ad Hieremiam in Tafnis dicens
9 sume in manu tua lapides grandes
et absconde eos in crypta
quae est sub muro latericio in porta domus Pharaonis in Tafnis
cernentibus viris iudaeis
10 et dices ad eos haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
ecce ego mittam
et adsumam Nabuchodonosor regem Babylonis servum meum
et ponam thronum eius super lapides istos quos abscondi
et statuet solium suum super eos
11 veniensque percutiet terram Aegypti
quos in morte in morte
et quos in captivitate in captivitate
et quos in gladio in gladio
12 et succendet ignem in delubris deorum Aegypti
et conburet ea et captivos ducet illos
et amicietur terra Aegypti sicut amicitur pastor pallio suo
et egredietur inde in pace
13 et conteret statuas domus Solis quae sunt in terra Aegypti
et delubra deorum Aegypti conburet igni