Rregulla për flitë
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Fol me Aronin, me bijtë e tij dhe me të gjithë izraelitët e thuaju: kështu ka urdhëruar Zoti: 3 “Cilido izraelit që ther një ka, një qengj apo një cjap brenda apo jashtë fushimit, 4 pa e sjellë te hyrja e tendës së takimit për t'ia paraqitur si kushtim Zotit, të mbahet fajtor për gjakderdhje dhe të zhbihet prej popullit të vet, 5 që izraelitët të mos i kushtojnë flitë e tyre nëpër fusha, por t'i sjellin para priftit e t'ia paraqesin Zotit te hyrja e tendës së takimit e t'ia kushtojnë Zotit si fli paqtimi. 6 Prifti ta spërkatë gjakun mbi altarin e Zotit në hyrje të tendës së takimit, ndërsa dhjamin ta djegë si fli erëkëndshme për Zotin. 7 Kështu, ata nuk do t'ua kushtojnë më flitë e tyre idhujve në trajtë cjapi, me të cilët kurvërojnë. Ky është rregull i përhershëm për ta e për të gjitha breznitë”.
8 Po ashtu thuaju: “Cilido izraelit apo cilido i huaj, që banon me ta, që kushton fli shkrumbimi apo ndonjë fli tjetër, 9 pa e paraqitur te hyrja e tendës së takimit, për t'ia kushtuar Zotit, të zhbihet prej popullit.
10 Unë do të kthehem kundër cilitdo izraeliti apo të ardhuri mes tyre që ha gjak e do ta zhbij prej popullit të vet. 11 Jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj. Prandaj jua kam dhënë ta vini mbi altar për të kryer shlyerjen për veten tuaj. Gjaku është jetë, prandaj shlyen. 12 Për këtë u kam thënë izraelitëve: askush prej jush të mos hajë gjak dhe askush prej të huajve mes jush të mos hajë gjak.
13 Nëse ndonjëri prej izraelitëve apo prej atyre që banojnë me ta shkon për gjueti dhe zë ndonjë kafshë apo shpend që mund të hahet, t'ia derdhë gjakun dhe ta mbulojë me dhe. 14 Jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj. Prandaj, i kam urdhëruar izraelitët të mos e hanë gjakun e asnjë gjallese, sepse jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj dhe ai që ha gjak do të zhbihet.
15 Cilido vendas apo i ardhur që ha mishin e një bagëtie të ngordhur apo të shqyer nga kafshët e egra, të lajë rrobat dhe veten me ujë, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Mandej do të jetë i pastër. 16 Nëse nuk i lan rrobat e nuk lahet vetë, atëherë do të mbartë mbi vete paudhësinë e vet”».
1 et locutus est Dominus ad Mosen dicens
2 loquere Aaron et filiis eius
et cunctis filiis Israhel et dices ad eos
iste est sermo quem mandavit Dominus dicens
3 homo quilibet de domo Israhel
si occiderit bovem aut ovem sive capram in castris vel extra castra
4 et non obtulerit ad ostium tabernaculi oblationem Domino
sanguinis reus erit
quasi sanguinem fuderit
sic peribit de medio populi sui
5 ideo offerre debent sacerdoti filii Israhel hostias suas
quas occidunt in agro
ut sanctificentur Domino ante ostium tabernaculi testimonii
et immolent eas hostias pacificas Domino
6 fundetque sacerdos sanguinem super altare Domini
ad ostium tabernaculi testimonii
et adolebit adipem in odorem suavitatis Domino
7 et nequaquam ultra immolabunt hostias suas daemonibus
cum quibus fornicati sunt
legitimum sempiternum erit illis et posteris eorum
8 et ad ipsos dices
homo de domo Israhel et de advenis qui peregrinantur apud vos
qui obtulerit holocaustum sive victimam
9 et ad ostium tabernaculi testimonii non adduxerit eam
ut offeratur Domino
interibit de populo suo
10 homo quilibet de domo Israhel
et de advenis qui peregrinantur inter eos
si comederit sanguinem obfirmabo faciem meam contra animam illius
et disperdam eam de populo suo
11 quia anima carnis in sanguine est
et ego dedi illum vobis
ut super altare in eo expietis pro animabus vestris
et sanguis pro animae piaculo sit
12 idcirco dixi filiis Israhel
omnis anima ex vobis non comedet sanguinem
nec ex advenis qui peregrinantur inter vos
13 homo quicumque de filiis Israhel
et de advenis qui peregrinantur apud vos
si venatione atque aucupio ceperit feram vel avem
quibus vesci licitum est
fundat sanguinem eius et operiat illum terra
14 anima enim omnis carnis in sanguine est
unde dixi filiis Israhel
sanguinem universae carnis non comedetis
quia anima carnis in sanguine est
et quicumque comederit illum interibit
15 anima quae comederit morticinum vel captum a bestia
tam de indigenis quam de advenis
lavabit vestes suas et semet ipsum
aqua
et contaminatus erit usque ad vesperum
et hoc ordine mundus fiet
16 quod si non laverit vestimenta sua nec corpus
portabit iniquitatem suam