Duaje Zotin
1 «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, mbaji gjithmonë urdhrat, rregullat, vendimet dhe urdhërimet e tij. 2 Dijeni pra, se jo fëmijët tuaj, por ju i njohët e i patë sprovat e Zotit, Perëndisë tuaj, madhështinë e tij, dorën e tij të fortë, krahun e tij të fuqishëm, 3 shenjat dhe veprat e tij, që bëri në mes të Egjiptit, që ia bëri faraonit, mbretit të Egjiptit, gjithë tokës së tij, 4 ushtrisë egjiptiane me kuaj e kalorës. Ju patë si i mbuloi me ujërat e detit të Kuq, kur po ju ndiqnin, e si Zoti i shkatërroi një herë e mirë. 5 Ju patë atë që ju bëri në shkretëtirë derisa mbërritët në këtë vend, 6 se çfarë i bëri Datanit, Abiramit, bijve të Eliabit, birit të Rubenit, sesi toka e hapi gojën e i përpiu me shtëpi e katandi, në mes të tërë Izraelit. 7 Me sytë tuaj i patë të gjitha veprat e mëdha që bëri Zoti.
8 Mbaji, pra, të gjitha urdhërimet që po ju jap sot, që të jeni të fortë për të zotëruar tokën në të cilën po hyni për ta pushtuar, 9 e që të jetoni gjatë në vendin, për të cilin Zoti iu betua etërve tuaj dhe pasardhësve të tyre për t'ua dhënë, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë. 10 Toka në të cilën po hyni për ta pushtuar nuk është si toka e Egjiptit, prej nga dolët. Atje, farën e mbjellë duhej ta ujitje vetë, sikurse ujit perimet e kopshtit. 11 Ndërsa toka në të cilën po hyni për ta pushtuar është një vend me male e lugina që ujiten nga shiu i qiellit. 12 Zoti, Perëndia yt, kujdeset për të. Sytë e Zotit, Perëndisë tënd, janë mbi të që nga fillimi e deri në fund të vitit.
13 Nëse i mbani me të vërtetë urdhërimet, që po ju jap sot, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj, e për t'i shërbyer me gjithë zemër e shpirt, 14 ai do t'i japë tokës suaj shiun e duhur, shiun e vjeshtës e shiun e pranverës e ju do të mblidhni drithin, mushtin e vajin tuaj. 15 Do t'i bëjë fushat të gjelbërojnë për kafshët tuaja e ju do të hani e ngiheni. 16 Se mos ju gënjen mendja e largoheni dhe u shërbeni e adhuroni perëndi të tjerë! 17 Përndryshe, zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush. Do të ta ndryjë qiellin që të mos ketë shi. Toka nuk do të japë fryt e ju do të zhbiheni menjëherë prej tokës së mirë që po ju jep Zoti.
18 Rrënjosini këto fjalë në zemër e në shpirt. Lidhini si shenjë në dorë e si shirita në ballë. 19 Mësojuani fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj. 20 Shkruaji mbi shtalkat e shtëpive e mbi portat tuaja, 21 që ju e fëmijët tuaj të jetoni në tokën për të cilën Zoti iu betua t'u jepte etërve tuaj, për aq sa qielli është përmbi tokë.
22 Nëse i mbani me të vërtetë të gjitha këto urdhërime, që po ju urdhëroj t'i zbatoni, nëse e doni Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij e duke u mbajtur fort pas tij, atëherë 23 Zoti do t'i zbojë para jush tërë këto kombe e ju do të pushtoni kombe më të mëdha e më të fortë se vetja. 24 Çdo vend që do të shkelë shputa e këmbës suaj do t'ju përkasë juve. Kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban e nga lumi Eufrat deri në detin perëndimor. 25 Askush nuk do t'ju bëjë dot ballë. Zoti, Perëndia juaj, do të bëjë të kenë frikë e tmerr prej jush të gjitha vendet që do të shkelni, siç edhe ju tha.
26 Ja, sot po ju vë përpara bekimin e mallkimin: 27 bekimin, nëse i dëgjoni urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, që po ju urdhëroj sot; 28 mallkimin, nëse nuk i dëgjoni urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, e largoheni nga udha që po ju urdhëroj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i njihni.
29 Kur Zoti, Perëndia yt, të të çojë në tokën që po hyn për ta pushtuar, shpalle bekimin mbi malin Gerizim, ndërsa mallkimin mbi malin Ebal. 30 Këta janë përtej Jordanit, në perëndim të udhës, në tokën e kananitëve që banojnë në Arabah, kundruall Gilgalit, buzë lisave të Morehut.
31 Kur të kaloni përtej Jordanit e të hyni për të pushtuar tokën që po ju jep Zoti, Perëndia juaj, kur ta zotëroni e të jetoni në të, 32 kini kujdes e mbajini të gjitha rregullat e vendimet që po ju parashtroj sot».
1 ama itaque Dominum Deum tuum
et observa praecepta eius et caerimonias
iudicia atque mandata omni tempore
2 cognoscite hodie quae ignorant filii vestri
qui non viderunt disciplinam Domini Dei vestri
magnalia eius et robustam manum extentumque brachium
3 signa et opera quae fecit in medio Aegypti
Pharaoni regi et universae terrae eius
4 omnique exercitui Aegyptiorum et equis ac curribus
quomodo operuerint eos aquae Rubri maris
cum vos persequerentur
et deleverit eos Dominus usque in praesentem diem
5 vobisque quae fecerit in solitudine
donec veniretis ad hunc locum
6 et Dathan atque Abiram filiis Heliab qui fuit filius Ruben
quos aperto ore suo terra absorbuit
cum domibus et tabernaculis et universa substantia eorum quam habebant
in medio Israhelis
7 oculi vestri viderunt omnia opera Domini magna quae fecit
8 ut custodiatis universa mandata illius
quae ego hodie praecipio vobis
et possitis introire et possidere terram ad quam ingredimini
9 multoque in ea vivatis tempore
quam sub iuramento pollicitus est Dominus patribus vestris et semini
eorum
lacte et melle manantem
10 terra enim ad quam ingredieris possidendam
non est sicut terra Aegypti de qua existi
ubi iacto semine in hortorum morem aquae ducuntur inriguae
11 sed montuosa est et campestris de caelo expectans pluvias
12 quam Dominus Deus tuus semper invisit
et oculi illius in ea sunt a principio anni usque ad finem eius
13 si ergo oboedieritis mandatis meis
quae hodie praecipio vobis
ut diligatis Dominum Deum vestrum et serviatis ei
in toto corde vestro et in tota anima vestra
14 dabo pluviam terrae vestrae temporivam et serotinam
ut colligatis frumentum et vinum et oleum
15 faenum ex agris ad pascenda iumenta
et ut ipsi comedatis ac saturemini
16 cavete ne forte decipiatur cor vestrum et recedatis a Domino
serviatisque diis alienis et adoretis eos
17 iratusque Dominus claudat caelum
et pluviae non descendant nec terra det germen suum
pereatisque velociter de terra optima quam Dominus daturus est vobis
18 ponite haec verba mea in cordibus et in animis vestris
et suspendite ea pro signo in manibus
et inter vestros oculos conlocate
19 docete filios vestros ut illa meditentur
quando sederis in domo tua et ambulaveris in via
et accubueris atque surrexeris
20 scribes ea super postes et ianuas domus tuae
21 ut multiplicentur dies tui et filiorum tuorum
in terra quam iuravit Dominus patribus tuis ut daret eis
quamdiu caelum inminet terrae
22 si enim custodieritis mandata quae ego praecipio vobis et feceritis ea
ut diligatis Dominum Deum vestrum
et ambuletis in omnibus viis eius adherentes ei
23 disperdet Dominus omnes gentes istas ante faciem vestram
et possidebitis eas quae maiores et fortiores vobis sunt
24 omnis locus quem calcaverit pes vester vester erit
a deserto et Libano a flumine magno Eufraten
usque ad mare occidentale erunt termini vestri
25 nullus stabit contra vos
terrorem vestrum et formidinem dabit Dominus Deus vester
super omnem terram quam calcaturi estis
sicut locutus est vobis
26 en propono in conspectu vestro hodie
benedictionem et maledictionem
27 benedictionem si oboedieritis mandatis Domini Dei vestri
quae ego praecipio vobis
28 maledictionem si non audieritis mandata Domini
Dei vestri
sed recesseritis de via quam ego nunc ostendo vobis
et ambulaveritis post deos alienos quos ignoratis
29 cum introduxerit te Dominus Deus tuus
in terram ad quam pergis habitandam
pones benedictionem super montem Garizim
maledictionem super montem Hebal
30 qui sunt trans Iordanem post viam quae vergit ad solis occubitum
in terra Chananei qui habitat in campestribus
contra Galgalam quae est iuxta vallem tendentem et intrantem procul
31 vos enim transibitis Iordanem
ut possideatis terram quam Dominus Deus vester daturus est vobis
et habeatis ac possideatis illam
32 videte ergo ut impleatis caerimonias atque iudicia
quae ego hodie ponam in conspectu vestro