Dita e hidhur
1 «Ja çfarë më dëftoi Zoti, Zoti im: një kanistër me fruta verore. 2 E më tha: “Amos, çfarë shikon?”. “Një kanistër me fruta verore”, i thashë. Pastaj Zoti më tha: “I erdhi fundi popullit tim, Izraelit. Nuk do ta fal më!
3 Himnet e tempullit do të kthehen në vaje, atë ditë,
kumton Zoti, Zoti im.
Kufoma të shumta do të shkapërdahen gjithandej.
Hesht!
4 Dëgjoni këtë, o ju që shtypni të vobektin,
që të përvuajturin e vendit përpini!
5 Ju thoni: kur mbaron kjo hënë e re,
që të shesim drithë?
Kur mbaron kjo e shtunë?
Që grurin ta nxjerrim në treg,
që masën ta zvogëlojmë e çmimin ta rrisim,
e peshoret t'i bëjmë të rrejnë,
6 që të varfrin ta blejmë me argjend,
të vobektin për një palë sandale
e mbeturinat e grurit të shesim”.
7 Zoti përbetohet për krenarinë e Jakobit:
“Kurrë nuk do t'i harroj veprat e tyre.
8 A nuk do të trandet toka për këtë,
a nuk do të vajtojnë tërë banorët e saj?
A nuk do të mbufatet e gjithë toka porsi Nili,
a nuk do të përpëlitet e fashitet porsi lumi i Egjiptit?
9 Atë ditë, kumton Zoti, Zoti im,
diellin do ta perëndoj në mesditë,
tokën do ta errësoj në mes të ditës.
10 Te kremtet tuaja do t'i shndërroj në vaje,
këngët në vajtime.
Do të hedh grathore mbi çdo ijë,
çdo kokë do ta bëj shog.
Do ta bëj si kuja për fëmijën e vetëm,
do të marrë fund si ditë hidhërimi.
11 Ja, po vijnë ditët,
kumton Zoti, Zoti im,
kur do të çoj urinë mbi tokë,
jo uri për bukë, apo etje për ujë,
por uri për të dëgjuar fjalët e Zotit.
12 Do të enden nga deti në det,
nga veriu në lindje,
do t'i bien kryq e tërthor,
për të kërkuar fjalën e Zotit,
por nuk do ta gjejnë.
13 Do të meken atë ditë nga etja
vashat e bukura e djelmoshat,
14 ata që bëjnë be për fajin e Samarisë
e thonë: pasha Perëndinë tënd, o Dan!
Pasha udhën e Bershebës!
Ata do të bien
e kurrë nuk do të ngrihen”».
1 haec ostendit mihi Dominus Deus et ecce uncinus pomorum
2 et dixit quid tu vides Amos
et dixi uncinum pomorum
et dixit Dominus ad me
venit finis super populum meum Israhel
non adiciam ultra ut pertranseam eum
3 et stridebunt cardines templi in die illa dicit Dominus Deus
multi morientur in omni loco proicietur silentium
4 audite hoc qui conteritis pauperem et deficere facitis egenos terrae
5 dicentes quando transibit mensis et venundabimus merces
et sabbatum et aperiemus frumentum
ut inminuamus mensuram et augeamus siclum
et subponamus stateras dolosas
6 ut possideamus in argento egenos et pauperes pro calciamentis
et quisquilias frumenti vendamus
7 iuravit Dominus in superbia Iacob
si oblitus fuero usque ad finem omnia opera eorum
8 numquid super isto non commovebitur terra
et lugebit omnis habitator eius
et ascendet quasi fluvius universus
et eicietur et defluet quasi rivus Aegypti
9 et erit in die illa dicit Dominus
occidet sol meridie
et tenebrescere faciam terram in die luminis
10 et convertam festivitates vestras in luctum
et omnia cantica vestra in planctum
et inducam super omne dorsum vestrum saccum
et super omne caput calvitium
et ponam eam quasi luctum unigeniti
et novissima eius quasi diem amarum
11 ecce dies veniunt dicit Dominus
et mittam famem in terram
non famem panis neque sitim aquae sed audiendi verbum Domini
12 et commovebuntur a mari usque ad mare
et ab aquilone usque ad orientem
circumibunt quaerentes verbum Domini et non invenient
13 in die illa deficient virgines pulchrae et adulescentes in siti
14 qui iurant in delicto Samariae
et dicunt vivit deus tuus Dan et vivit via Bersabee
et cadent et non resurgent ultra