Mbretërimi i Azarjahut në Judë
1 Në vitin e njëzeteshtatë të mbretërimit të Jeroboamit në Izrael, Azarjahu, biri i Amacjahut, u bë mbret i Judës. 2 Azarjahu ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur u bë mbret dhe sundoi pesëdhjetë e dy vjet në Jerusalem. E ëma quhej Jeholia dhe ishte nga Jerusalemi. 3 Azarjahu bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Amacjahu. 4 Megjithatë faltoret në vende të larta nuk u zhdukën dhe populli vazhdonte të kushtonte flijime dhe temjan në to. 5 Zoti e goditi mbretin me sëmundjen e lebrës, e cila nuk iu shërua derisa vdiq. Mbreti banoi në një shtëpi të veçuar, ndërsa mbikëqyrjen e pallatit mbretëror dhe gjykimin e popullit të vendit e mori përsipër i biri, Jotami. 6 Bëmat e tjera të Azarjahut dhe të gjitha veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 7 Azarjahu u preh me paraardhësit e tij dhe populli e varrosi bashkë me ta në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jotami.
Mbretërimi i Zakarisë në Izrael
8 Në vitin e tridhjetetetë të mbretërimit të Azarjahut në Judë, Zakaria, biri i Jeroboamit, u bë mbret i Izraelit dhe sundoi vetëm gjashtë muaj në Samari. 9 Zakaria bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishin bërë edhe paraardhësit e tij, dhe nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, i cili shtyu Izraelin në mëkat. 10 Shalumi, biri i Jabeshit, ngriti krye kundër Zakarisë, e goditi, e vrau para popullit dhe u bë vetë mbret në vend të tij. 11 Bëmat e tjera të Zakarisë janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 12 Kështu u përmbush fjala që Zoti i kishte thënë Jehut, se pasardhësit e tij do të rrinin në fronin e Izraelit deri në brezninë e katërt. Dhe ashtu ndodhi.
Mbretërimi i Shalumit në Izrael
13 Në vitin e tridhjetenëntë të mbretërimit të Uziahut në Judë, Shalumi, biri i Jabeshit, u bë mbret i Izraelit dhe sundoi vetëm një muaj në Samari. 14 Menahemi, biri i Gadit, marshoi nga Tircahu në Samari, ku e sulmoi Shalumin, birin e Jabeshit, e vrau dhe mbretëroi në vend të tij. 15 Bëmat e tjera të Shalumit dhe kryengritja që bëri janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 16 Asokohe Menahemi u nis nga Tircahu dhe sulmoi Tifsahun me gjithë rrethina, sepse nuk i kishin hapur portat. Ai vrau edhe të gjitha gratë shtatzëna e u çau barkun.
Mbretërimi i Menahemit në Izrael
17 Në vitin e tridhjetenëntë të mbretërimit të Azarjahut në Judë, Menahemi, biri i Gadit, u bë mbret i Izraelit dhe sundoi dhjetë vjet në Samari. 18 Menahemi bëri çka është keq në sytë e Zotit dhe, sa qe gjallë, nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, i cili shtyu Izraelin në mëkat. 19 Puli, mbreti i Asirisë, sulmoi vendin dhe Menahemi i dha tridhjetë tonë argjend, që Puli ta përkrahte dhe t'ia bënte mbretërimin më të fortë. 20 Argjendin për mbretin e Aramit Menahemi e mblodhi nga populli i Izraelit. Të gjithë fisnikët e pasur duhej të paguanin secili nga pesëdhjetë monedha argjendi. Kështu, mbreti i Asirisë u kthye në vendin e tij dhe nuk qëndroi në Izrael. 21 Bëmat e tjera të Menahemit dhe të gjitha veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 22 Menahemi u preh me paraardhësit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Pekahiahu.
Mbretërimi i Pekahiahut në Izrael
23 Në vitin e pesëdhjetë të mbretërimit të Azarjahut në Judë, Pekahiahu, biri i Menahemit, u bë mbret i Izraelit dhe sundoi për dy vjet në Samari. 24 Pekahiahu bëri çka është keq në sytë e Zotit dhe nuk u shmang prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nebatit, i cili shtyu Izraelin në mëkat. 25 Kundër Pekahiahut u ngrit Pekahu, biri i Remaliahut, kreu i ushtrisë, dhe e goditi për vdekje në Samari, në fortesën e pallatit mbretëror. Bashkë me Pekahun ishin pesëdhjetë luftëtarë të Gileadit, si edhe Argobi dhe Ariehu. Pekahu e vrau Pekahiahun dhe mbretëroi vetë në vend të tij. 26 Bëmat e tjera të Pekahiahut dhe të gjitha veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit.
Mbretërimi i Pekahut në Izrael
27 Në vitin e pesëdhjetedytë të mbretërimit të Azarjahut në Judë, Pekahu, biri i Remaliahut, u bë mbret i Izraelit dhe sundoi për njëzet vjet në Samari. 28 Pekahu bëri çka është keq në sytë e Zotit dhe nuk u shmang nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, i cili shtyu Izraelin në mëkat.
29 Në kohën e Pekahut, mbretit të Izraelit, erdhi Tiglat Pileseri, mbreti i Asirisë, dhe pushtoi Ijonin, Abel Bet Makahun, Janoahun, Kedeshin, Hacorin, Gileadin, Galilenë e mbarë tokat e Neftaliut. Banorët e tyre i degdisi në Asiri. 30 Kundër Pekahut, birit të Remaliahut, u ngrit Hosea, biri i Elahut, e goditi, e vrau dhe u bë vetë mbret në vend të tij, në vitin e njëzetë të Jotamit, birit të Uziahut. 31 Bëmat e tjera të Pekahut dhe të gjitha veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit.
Mbretërimi i Jotamit në Judë
32 Në vitin e dytë të mbretërimit të Pekahut, birit të Remaliahut, në Izrael, Jotami, biri i Uziahut, u bë mbret i Judës. 33 Jotami ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. E ëma quhej Jerusha dhe ishte e bija e Cadokut. 34 Jotami bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Uziahu. 35 Megjithatë faltoret në vende të larta nuk u zhdukën dhe populli vazhdonte të kushtonte flijime e temjan në to. Jotami ndërtoi Portën e Epërme të tempullit të Zotit. 36 Bëmat e tjera të Jotamit dhe veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 37 Në kohën e Jotamit, Zoti filloi të dërgojë kundër Judës Recinin, mbretin e Aramit, dhe Pekahun, birin e Remaliahut. 38 Jotami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën bashkë me ta në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ahazi.
1 anno vicesimo septimo Hieroboam regis Israhel
regnavit Azarias filius Amasiae regis Iudae
2 sedecim annorum erat cum regnare coepisset
et quinquaginta duobus annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Iecelia de Hierusalem
3 fecitque quod erat placitum coram Domino
iuxta omnia quae fecit Amasias pater eius
4 verumtamen excelsa non est demolitus
adhuc populus sacrificabat et adolebat incensum in excelsis
5 percussit autem Dominus regem
et fuit leprosus usque in diem mortis suae
et habitabat in domo libera seorsum
Ioatham vero filius regis gubernabat palatium
et iudicabat populum terrae
6 reliqua autem sermonum Azariae et universa quae fecit
nonne haec scripta sunt in libro verborum dierum regum Iuda
7 et dormivit Azarias cum patribus suis
sepelieruntque eum cum maioribus suis in civitate David
et regnavit Ioatham filius eius pro eo
8 anno tricesimo octavo Azariae regis Iudae
regnavit Zaccharias filius Hieroboam super Israhel in Samaria sex
mensibus
9 et fecit quod malum est coram Domino sicut fecerant patres
eius
non recessit a peccatis Hieroboam filii Nabath qui peccare fecit Israhel
10 coniuravit autem contra eum Sellum filius Iabes
percussitque eum palam et interfecit regnavitque pro eo
11 reliqua autem verborum Zacchariae
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Israhel
12 ipse est sermo Domini quem locutus est ad Hieu dicens
filii usque ad quartam generationem
sedebunt de te super thronum Israhel
factumque est ita
13 Sellum filius Iabes regnavit tricesimo nono anno Azariae regis Iudae
regnavit autem uno mense in Samaria
14 et ascendit Manahem filius Gaddi de Thersa
venitque Samariam
et percussit Sellum filium Iabes in Samaria
et interfecit eum regnavitque pro eo
15 reliqua autem verborum Sellum
et coniuratio eius per quam tetendit insidias
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Israhel
16 tunc percussit Manahem Thapsam
et omnes qui erant in ea et terminos eius de Thersa
noluerant enim aperire ei
et interfecit omnes praegnantes eius et scidit eas
17 anno tricesimo nono Azariae regis Iuda
regnavit Manahem filius Gaddi super Israhel decem annis in Samaria
18 fecitque quod erat malum coram Domino
non recessit a peccatis Hieroboam filii Nabath qui peccare fecit Israhel
cunctis diebus eius
19 veniebat Phul rex Assyriorum in terram
et dabat Manahem Phul mille talenta argenti
ut esset ei in auxilio et firmaret regnum eius
20 indixitque Manahem argentum super Israhel cunctis potentibus et
divitibus
ut daret regi Assyriorum
quinquaginta siclos argenti per singulos
reversusque est rex Assyriorum
et non est moratus in terra
21 reliqua autem sermonum Manahem et universa quae fecit
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Israhel
22 et dormivit Manahem cum patribus suis
regnavitque Phaceia filius eius pro eo
23 anno quinquagesimo Azariae regis Iudae
regnavit Phaceia filius Manahem super Israhel in Samaria
biennio
24 et fecit quod erat malum coram Domino
non recessit a peccatis Hieroboam filii Nabath qui peccare fecit Israhel
25 coniuravit autem adversum eum Phacee filius Romeliae dux eius
et percussit eum in Samaria in turre domus regiae
iuxta Argob et iuxta Ari
et cum eo quinquaginta viros de filiis Galaaditarum
et interfecit eum regnavitque pro eo
26 reliqua autem sermonum Phaceia et universa quae fecit
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Israhel
27 anno quinquagesimo secundo Azariae regis Iudae
regnavit Phacee filius Romeliae super Israhel in Samaria viginti annis
28 et fecit quod malum erat coram Domino
non recessit a peccatis Hieroboam filii Nabath qui peccare fecit Israhel
29 in diebus Phacee regis Israhel venit Theglathfalassar rex Assur
et cepit Aiom et Abel domum Maacha
et Ianoe et Cedes et Asor
et Galaad et Galileam universam terram Nepthalim
et transtulit eos in Assyrios
30 coniuravit autem et tetendit insidias Osee filius Hela contra Phacee
filium Romeliae
et percussit eum et interfecit
regnavitque pro eo vicesimo anno Ioatham filii Oziae
31 reliqua autem sermonum Phacee et universa quae fecit
nonne haec scripta sunt in libro sermonum dierum regum Israhel
32 anno secundo Phacee filii Romeliae regis Israhel
regnavit Ioatham filius Oziae regis Iuda
33 viginti quinque annorum erat cum regnare coepisset
et sedecim annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Hierusa filia Sadoc
34 fecitque quod erat placitum coram Domino
iuxta omnia quae fecerat Ozias pater suus operatus est
35 verumtamen excelsa non abstulit
adhuc populus immolabat et adolebat incensum in excelsis
ipse aedificavit portam domus Domini sublimissimam
36 reliqua autem sermonum Ioatham et universa quae fecit
nonne haec scripta sunt in libro verborum dierum regum Iuda
37 in diebus illis coepit Dominus mittere in Iudam
Rasin regem Syriae et Phacee filium Romeliae
38 et dormivit Ioatham cum patribus suis
sepultusque est cum eis in civitate David patris sui
et regnavit Ahaz filius eius pro eo