1 «Hapi dyert, o Liban,
që zjarri të t'i përpijë cedrat.
2 Vajto, o qiparis, se cedri ra,
pemën e lavdishme e cunguan.
Vajtoni, o lisat e Bashanit,
se pylli i dendur u rrafshua.
3 Dëgjohen vajet e barinjve,
se u shkretua madhështia e tyre.
Dëgjohen ulërimat e luanthëve,
se u rrënua lavdia e Jordanit».
Barinjtë
4 Kështu thotë Zoti, Perëndia im: «Kulloti dhentë që janë për therore, 5 ato që blerësi i ther pa të keq, për të cilat shitësi lavdëron Zotin, se prej tyre pasurohet e barinjve s'u dhimbsen. 6 Se unë nuk do të kem mëshirë për banorët e këtij vendi, kumton Zoti. Ja, unë po e dorëzoj secilin në dorën e të afërtit të vet e të mbretit të tyre. Ata do ta shkretojnë tokën e unë nuk do t'i shpëtoj prej dorës së tyre».
7 Atëherë unë fillova t'i kullot dhentë që ishin caktuar për therore nga tregtarët e bagëtisë . Mora dy kërraba. Njërën e quajta Dashamirësi, tjetrën Bashkim e kështu fillova t'i kullot. 8 Brenda muajit hoqa tre barinj. M'u sos durimi me ta e ata më mbajtën mëri. 9 Atëherë u thashë: «Nuk do t'i kullot më. Kush ka për të ngordhur le të ngordhë, kush ka për t'u therur le të theret, e ato që mbesin, të hanë me dhëmbë njëra-tjetrën». 10 E mora pastaj kërrabën që quhej Dashamirësi dhe e theva, për ta zhbërë besëlidhjen që kisha lidhur me të gjithë njerëzit. 11 Besëlidhja u zhbë po atë ditë e tregtarët e bagëtisë , që po më shihnin, e kuptuan se kjo fjalë ishte nga Zoti. 12 Pastaj u thashë: «Nëse ju duket mirë, ma jepni pagën, në mos, mbajeni». Ata caktuan të më paguanin tridhjetë monedha argjendi. 13 Zoti më tha: «Hidhi monedhat te poçari ». I mora tridhjetë monedhat e argjendit, mëditjen e çmueshme, me të cilën më kishin paguar, e i hodha në tempullin e Zotit, te poçari. 14 Atëherë e theva kërrabën e dytë, që quhej Bashkim, për ta prishur vëllazërinë mes shtëpisë së Judës e asaj të Izraelit.
15 Zoti më tha: «Merri sërish mjetet e bariut të marrë, 16 se, ja, unë po dërgoj në vend një bari që për mjeranet nuk do të kujdeset, të humburën nuk do ta kërkojë, të lënduarën nuk do ta mjekojë e të shëndetshmen nuk do ta ushqejë; një bari që do të hajë mishin e bagëtive të majme e do të shqyejë thundrat e tyre.
17 Mjerë bariu i marrë,
braktisësi i kopeve.
Shpata ia preftë krahun
e syrin e djathtë.
Iu thaftë krahu deri në rrëzë
e syrit të djathtë drita iu fiktë!».
1 aperi Libane portas tuas et comedat ignis cedros tuas
2 ulula abies quia cecidit cedrus quoniam magnifici vastati sunt
ululate quercus Basan quoniam succisus est saltus munitus
3 vox ululatus pastorum quia vastata est magnificentia eorum
vox rugitus leonum quoniam vastata est superbia Iordanis
4 haec dicit Dominus Deus meus pasce pecora occisionis
5 quae qui possederant occidebant et non dolebant
et vendebant ea dicentes
benedictus Dominus divites facti sumus
et pastores eorum non parcebant eis
6 et ego non parcam ultra super habitantes terram dicit Dominus
ecce ego tradam homines
unumquemque in manu proximi sui et in manu regis sui
et concident terram et non eruam de manu eorum
7 et pascam pecus occisionis propter hoc o pauperes gregis
et adsumpsi mihi duas virgas
unam vocavi Decorem et alteram vocavi Funiculos
et pavi gregem
8 et succidi tres pastores in mense uno
et contracta est anima mea in eis
siquidem anima eorum variavit in me
9 et dixi non pascam vos
quod moritur moriatur et quod succiditur succidatur
et reliqui vorent unusquisque carnem proximi sui
10 et tuli virgam meam quae vocabatur Decus et abscidi eam
ut irritum facerem foedus meum
quod percussi cum omnibus populis
11 et in irritum deductum est in die illa
et cognoverunt sic pauperes gregis qui custodiunt mihi
quia verbum Domini est
12 et dixi ad eos
si bonum est in oculis vestris adferte mercedem meam
et si non quiescite
et adpenderunt mercedem meam triginta argenteos
13 et dixit Dominus ad me proice illud ad statuarium
decorum pretium quod adpretiatus sum ab eis
et tuli triginta argenteos
et proieci illos in domo Domini ad statuarium
14 et praecidi virgam meam secundam quae appellabatur Funiculus
ut dissolverem germanitatem inter Iudam et inter Israhel
15 et dixit Dominus ad me adhuc sume tibi vasa pastoris stulti
16 quia ecce ego suscitabo pastorem in terra
qui derelicta non visitabit dispersum non quaeret
et contritum non sanabit et id quod stat non enutriet
et carnes pinguium comedet et ungulas eorum dissolvet
17 o pastor et idolum derelinquens gregem
gladius super brachium eius et super oculum dextrum eius
brachium eius ariditate siccabitur
et oculus dexter eius tenebrescens obscurabitur