Mikahu dhe faltorja e tij
1 Në malësinë e Efraimit jetonte një njeri, që quhej Mikah. 2 Ai i tha së ëmës: «Një mijë e njëqind monedhat e argjendit, që t'i kishin vjedhur dhe për të cilat mallkove, siç e dëgjova vetë, ja ku janë, i kisha unë. T'i kisha marrë unë». E ëma i tha: «Zoti të bekoftë, biri im!». 3 Mikahu ia ktheu një mijë e njëqind monedhat e argjendit të ëmës dhe ajo i tha: «Këto monedha argjendi ia kam kushtuar Zotit, për hir të djalit tim. Merri, pra, dhe bëj me to një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një idhull prej metali». 4 Por Mikahu ia ktheu monedhat së ëmës. Atëherë e ëma mori dyqind monedha argjendi e ia dha argjendarit të bënte një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një idhull prej metali. Idhullin e vendosën në shtëpinë e Mikahut. 5 Mikahu kishte një faltore perëndish. Kishte bërë një efod, bashkë me disa idhuj të tjerë shtëpie, dhe kishte caktuar një nga djemtë e tij, që t'i shërbente si prift. 6 Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael dhe gjithkush bënte çfarë i dukej e drejtë.
7 Asokohe, banonte aty një levit i ri në moshë. Ai vinte nga Betlehemi e i përkiste fisit të Judës. 8 Ishte larguar nga Betlehemi i Judës për të gjetur një vendbanim. Udhës, ai mbërriti në shtëpinë e Mikahut, në malësinë e Efraimit. 9 Mikahu e pyeti: «Nga vjen?». Ai iu përgjigj: «Jam një levit nga Betlehemi i Judës dhe po kërkoj një vend për të banuar». 10 Mikahu i tha: «Qëndro me mua. Bëhu ati dhe prifti im dhe unë do të të jap çdo vit dhjetë monedha argjendi, veshmbathje dhe ushqim». Leviti hyri 11 dhe vendosi të qëndrojë me të. Mikahu e mbajti levitin si birin e vet. 12 Mikahu e shuguroi levitin prift. Ai u bë prifti i Mikahut dhe banoi në shtëpinë e tij. 13 Atëherë Mikahu tha: «Tani e di se Zoti do të më bëjë mirësi, sepse kam levitin që më shërben si prift».
1 fuit eo tempore vir quidam de monte Ephraim nomine Michas
2 qui dixit matri suae
mille centum argenteos quos separaveras tibi
et super quibus me audiente iuraveras
ecce ego habeo et apud me sunt
cui illa respondit benedictus filius meus Domino
3 reddidit ergo eos matri suae quae dixerat ei
consecravi et vovi argentum hoc Domino
ut de manu mea suscipiat filius meus
et faciat sculptile atque conflatile
et nunc trado illud tibi
4 reddidit igitur matri suae
quae tulit ducentos argenteos et dedit eos argentario
ut faceret ex eis sculptile atque conflatile
quod fuit in domo Micha
5 qui aediculam quoque in ea Deo separavit
et fecit ephod ac therafin id est vestem sacerdotalem et idola
implevitque unius filiorum suorum manum et factus est ei sacerdos
6 in diebus illis non erat rex in Israhel
sed unusquisque quod sibi rectum videbatur hoc faciebat
7 fuit quoque alter adulescens de Bethleem Iuda et cognatione
eius
eratque ipse Levites et habitabat ibi
8 egressusque de civitate Bethleem
peregrinari voluit ubicumque sibi commodum repperisset
cumque venisset in monte Ephraim iter faciens
et declinasset parumper in domum Micha
9 interrogatus est ab eo unde venis
qui respondit Levita sum de Bethleem Iuda
et vado ut habitem ubi potuero
et utile mihi esse perspexero
10 mane inquit apud me
et esto mihi parens ac sacerdos
daboque tibi per annos singulos decem argenteos ac vestem duplicem
et quae ad victum necessaria sunt
11 adquievit et mansit apud hominem
fuitque illi quasi unus de filiis
12 implevitque Micha manum eius
et habuit apud se puerum sacerdotem
13 nunc scio dicens quod bene mihi faciat Deus
habenti levitici generis sacerdotem