Pakënaqësia e fisit të Efraimit
1 Burrat e Efraimit i thanë Gideonit: «Ç'na bëre! Përse nuk na thirre edhe ne kur shkove për të luftuar kundër midianitëve?». Dhe u grindën keq me të. 2 Ai u tha: «E ç'paskam bërë unë në krahasim me ju? A nuk është qëmtimi i Efraimit më i mirë se vjelja e Abiezerit? 3 Perëndia jua dorëzoi juve Orebin dhe Zebin, princat e Midianit. E ç'bëra unë në krahasim me ju?». Kur u tha këto fjalë, zemërimi i tyre ndaj tij u fashit.
4 Gideoni mbërriti në Jordan dhe bashkë me treqind burrat që ishin me të, kaloi në bregun tjetër. Megjithëse të lodhur, ata vazhduan të ndiqnin armikun. 5 Atëherë ai u tha banorëve të Sukotit: «Ju lutem, jepuni bukë burrave që më shoqërojnë, se janë këputur nga lodhja. Unë po ndjek Zebahun dhe Calmunaun, mbretërit e Midianit». 6 Krerët e Sukotit iu përgjigjën: «Mos e ke shtënë gjë në dorë Zebahun dhe Calmunaun, që t'i japim bukë ushtrisë tënde?». 7 Gideoni u tha: «Për këtë që thatë, kur Zoti të m'i ketë dorëzuar Zebahun dhe Calmunaun, do t'jua bëj copë mishin me murrizat dhe ferrat e shkretëtirës». 8 Prej aty, Gideoni u ngjit në Penuel dhe u kërkoi të njëjtën gjë, por edhe banorët e Penuelit iu përgjigjën si banorët e Sukotit. 9 Atëherë Gideoni u tha edhe banorëve të Penuelit: «Kur të jem kthyer shëndoshë e mirë, do ta rrënoj këtë kullë».
10 Ndërkohë Zebahu dhe Calmunau ishin në Karkor me mbarë ushtrinë e tyre. Nga gjithë ushtria e popujve të lindjes kishin mbetur rreth pesëmbëdhjetë mijë burra, ndërsa njëqind e njëzet mijë luftëtarë kishin rënë në luftë. 11 Gideoni u ngjit udhës së endacakëve që banonin nëpër tenda, në lindje të Nobahut dhe Jogbehahut, dhe sulmoi fushimin e armikut, ndonëse fushimi ishte i mbrojtur mirë. 12 Zebahu dhe Calmunau morën arratinë, por Gideoni i ndoqi pas. I kapi që të dy mbretërit e Midianit, Zebahun e Calmunaun, dhe e shpartalloi mbarë ushtrinë e tyre.
13 Kur Gideoni, biri i Joashit, po kthehej nga lufta nëpër të përpjetën e Heresit, 14 kapi një djalosh nga Sukoti dhe e mori në pyetje. Djaloshi i dha me shkrim emrat e krerëve dhe të pleqve të Sukotit, gjithsej shtatëdhjetë e shtatë burra. 15 Gideoni shkoi te banorët e Sukotit e u tha: «Ja ku i keni Zebahun e Calmunaun, për të cilët u tallët me mua kur më thatë: “Mos e ke shtënë gjë në dorë Zebahun e Calmunaun, që t'i japim bukë ushtrisë sate?”». 16 Pastaj i mori pleqtë e qytetit dhe u dha një mësim të mirë burrave të Sukotit, duke i torturuar pleqtë me murrizat dhe me ferrat e shkretëtirës. 17 Ai rrënoi edhe kullën e Penuelit dhe banorët e qytetit i vrau.
18 Gideoni i tha Zebahut dhe Calmunaut: «Si ishin burrat që vratë në Tabor?». Ata i thanë: «Ishin si ti. Secili prej tyre kishte pamjen e një biri mbreti». 19 Gideoni u tha: «Ata ishin vëllezërit e mi, bijtë e nënës sime. Për Zotin, po t'i kishit lënë gjallë, nuk do t'ju vrisja». 20 Pastaj i tha Jetrit, djalit të tij të madh: «Ngrihu e vriti!». Por Jetri nuk e nxori shpatën, se kishte frikë, ngaqë ishte ende i vogël. 21 Atëherë Zebahu dhe Calmunau i thanë Gideonit: «Ngrihu ti vetë e na godit, sepse i takon një burri të fortë ta bëjë». Gideoni u ngrit, e vrau Zebahun dhe Calmunaun dhe mori varëset që mbanin devetë e tyre në qafë.
Vdekja e Gideonit
22 Izraelitët i thanë Gideonit: «Bëhu sundimtari ynë, ti dhe biri yt, sepse na shpëtove nga dora e midianitëve». 23 Gideoni u tha: «As unë e as biri im nuk do të bëhemi sundimtarët tuaj, sepse sundimtari juaj është Zoti». 24 E u tha: «Prej jush kërkoj vetëm një gjë, që secili prej jush të më japë nga një vath prej plaçkës së vet». Midianitët mbanin vathë ari, sepse ishin ishmaelitë. 25 Ata i thanë: «Po t'i japim me kënaqësi». Shtrinë një shtrojë përtokë dhe secili i dha nga një vath prej plaçkës së vet. 26 Pesha e vathëve që kërkoi Gideoni ishte rreth njëzet kilogramë ar, përveç stolive, varëseve dhe veshjeve të purpurta që kishin mbajtur mbretërit e Midianit dhe përveç varëseve që mbanin devetë e tyre në qafë. 27 Gideoni bëri me to një efod dhe e vendosi në qytetin e tij, në Ofrah. I gjithë Izraeli kurvëroi kundër Zotit për shkak të efodit, i cili u bë kurth për Gideonin dhe për shtëpinë e tij. 28 Midianitët iu nënshtruan izraelitëve dhe nuk e ngritën më kokën lart. Vendi pati paqe për dyzet vjet, gjatë gjithë jetës së Gideonit.
Rënia në idhujtari
29 Jerubaali, biri i Joashit, u kthye për të jetuar në shtëpinë e vet. 30 Gideoni pati shtatëdhjetë bij të gjakut të tij, sepse kishte pasur shumë gra. 31 Shemra që kishte në Shekem i lindi një djalë që e quajti Abimelek. 32 Gideoni, biri i Joashit, vdiq në moshë të thyer dhe u varros në varrin e Joashit, atit të tij, në Ofrah të abiezeritëve.
33 Pas vdekjes së Gideonit, izraelitët filluan të kurvëronin me Baalin dhe zgjodhën për perëndi të tyre Baal Beritin. 34 Izraelitët nuk u kujtuan më për Zotin, Perëndinë e tyre, që i kishte shpëtuar nga dora e të gjithë armiqve që i rrethonin, 35 dhe nuk u treguan mirënjohës ndaj shtëpisë së Jerubaalit, domethënë Gideonit, për gjithë të mirat që i kishte bërë Izraelit.
1 dixeruntque ad eum viri Ephraim quid est hoc quod facere voluisti
ut non nos vocares cum ad pugnam pergeres contra Madian
iurgantes fortiter et prope vim inferentes
2 quibus ille respondit
quid enim tale facere potui quale vos fecistis
nonne melior est racemus Ephraim vindemiis Abiezer
3 in manus vestras tradidit Dominus principes
Madian Oreb et Zeb
quid tale facere potui quale vos fecistis
quod cum locutus esset
requievit spiritus eorum quo tumebant contra eum
4 cumque venisset Gedeon ad Iordanem
transivit eum cum trecentis viris qui secum erant
et prae lassitudine fugientes persequi non poterant
5 dixitque ad viros Soccoth
date obsecro panes populo qui mecum est quia valde defecerunt
ut possimus persequi Zebee et Salmana reges Madian
6 responderunt principes Soccoth
forsitan palmae manuum Zebee et Salmana in manu tua sunt
et idcirco postulas ut demus exercitui tuo panes
7 quibus ille ait
cum ergo tradiderit Dominus Zebee et Salmana in manus meas
conteram carnes vestras cum spinis tribulisque deserti
8 et inde conscendens venit in Phanuhel
locutusque est ad viros eius loci similia
cui et illi responderunt sicut responderant viri
Soccoth
9 dixit itaque et eis
cum reversus fuero victor in pace destruam turrem hanc
10 Zebee autem et Salmana requiescebant cum omni exercitu suo
quindecim milia enim viri remanserant
ex omnibus turmis orientalium populorum
caesis centum viginti milibus bellatorum et educentium gladium
11 ascendensque Gedeon per viam eorum qui in tabernaculis morabantur
ad orientalem partem Nobee et Iecbaa
percussit castra hostium
qui securi erant et nihil adversi suspicabantur
12 fugeruntque Zebee et Salmana
quos persequens Gedeon conprehendit turbato omni exercitu eorum
13 revertensque de bello ante solis ortum
14 adprehendit puerum de viris Soccoth
interrogavitque eum nomina principum et seniorum Soccoth
et descripsit septuaginta septem viros
15 venitque ad Soccoth et dixit eis
en Zebee et Salmana super quibus exprobrastis mihi dicentes
forsitan manus Zebee et Salmana in manibus tuis sunt
et idcirco postulas ut demus viris qui lassi sunt et defecerunt panes
16 tulit ergo seniores civitatis et spinas deserti ac tribulos
et contrivit cum eis atque comminuit viros Soccoth
17 turrem quoque Phanuhel subvertit occisis habitatoribus civitatis
18 dixitque ad Zebee et Salmana
quales fuerunt viri quos occidistis in Thabor
qui responderunt similes tui et unus ex eis quasi filius regis
19 quibus ille ait fratres mei fuerunt filii matris meae
vivit Dominus si servassetis eos non vos occiderem
20 dixitque Ietther primogenito suo
surge et interfice eos
qui non eduxit gladium timebat enim quia adhuc puer erat
21 dixeruntque Zebee et Salmana tu surge et inrue in nos
quia iuxta aetatem robur est hominis
surrexit Gedeon et interfecit Zebee et Salmana
et tulit ornamenta ac bullas
quibus colla regalium camelorum decorari solent
22 dixeruntque omnes viri Israhel ad Gedeon
dominare nostri tu et filius tuus et filius filii tui
quia liberasti nos de manu Madian
23 quibus ille ait non dominabor vestri
nec dominabitur in vos filius meus
sed dominabitur Dominus
24 dixitque ad eos unam petitionem postulo a vobis
date mihi inaures ex praeda vestra
inaures enim aureas Ismahelitae habere consuerant
25 qui responderunt libentissime dabimus
expandentesque super terram pallium
proiecerunt in eo inaures de praeda
26 et fuit pondus postulatarum inaurium mille septingenti auri sicli
absque ornamentis et monilibus et veste purpurea
quibus Madian reges uti soliti erant
et praeter torques aureos camelorum
27 fecitque ex eo Gedeon ephod et posuit illud in civitate sua Ephra
fornicatusque est omnis Israhel in eo
et factum est Gedeoni et omni domui eius in ruinam
28 humiliatus est autem Madian coram filiis Israhel
nec potuerunt ultra elevare cervices
sed quievit terra per quadraginta annos
quibus praefuit Gedeon
29 abiit itaque Hierobbaal filius Ioas et habitavit in domo sua
30 habuitque septuaginta filios qui egressi sunt de femore eius
eo quod plures haberet uxores
31 concubina autem illius quam habebat in Sychem
genuit ei filium nomine Abimelech
32 mortuusque est Gedeon filius Ioas in senectute bona
et sepultus in sepulchro Ioas patris sui in Ephra de
familia Ezri
33 postquam autem mortuus est Gedeon
aversi sunt filii Israhel et fornicati cum Baalim
percusseruntque cum Baal foedus ut esset eis in deum
34 nec recordati sunt Domini Dei sui
qui eruit eos de manu omnium inimicorum
suorum per circuitum
35 nec fecerunt misericordiam cum domo Hierobbaal Gedeon
iuxta omnia bona quae fecerat Israheli