Pushtimi i Rabahut
1 Në ndërrimin e viteve, në kohën kur mbretërit dalin në luftë, Joabi i priu ushtrisë, rrënoi tokën e amonitëve dhe shkoi e pushtoi Rabahun, ndërsa Davidi qëndroi në Jerusalem. Joabi e goditi Rabahun dhe e rrafshoi. 2 Davidi ia hoqi nga koka kurorën mbretit të tyre dhe pa se peshonte më shumë se tridhjetë kilogramë ar dhe kishte një gur të çmuar. Kurorën ia vunë në kokë Davidit. Ai mori nga ai qytet plaçkë shumë të madhe. 3 Popullin që banonte aty e dëboi dhe e vuri të punonte me sharra, kazma hekuri e sëpata. Davidi veproi njësoj me të gjitha qytetet e amonitëve. Pastaj u kthye në Jerusalem me mbarë popullin.
Shpartallimi i filistinëve
4 Pas këtyre ngjarjeve plasi lufta kundër filistinëve në Gezer. Sibeka Hushatiti vrau Sipain, njërin prej pasardhësve të refaitëve, dhe filistinët u nënshtruan. 5 Pati edhe një tjetër luftë me filistinët dhe Elhanani, biri i Jairit, vrau Lahmiun, vëllanë e Goliat Gititit, që e kishte dorëzën e heshtës porsi boshti i tezgjahut. 6 Edhe në Gat u bë luftë. Aty u gjet një burrë shtatmadh, me nga gjashtë gishtërinj në secilën dorë e nga gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër. Edhe ai ishte pasardhës i Rafait. 7 Kur ai i përqeshi izraelitët, e vrau Jonatani, biri i Shimeait, të vëllait të Davidit. 8 Këta i kishin lindur Rafait në Gat. Ata ranë prej dorës së Davidit e shërbëtorëve të tij.
1 factum est autem post anni circulum
eo tempore quo solent reges ad bella procedere
congregavit Ioab exercitum et robur militiae
et vastavit terram filiorum Ammon
perrexitque et obsedit Rabba
porro David manebat in Hierusalem
quando Ioab percussit Rabba et destruxit eam
2 tulit autem David coronam Melchom de capite eius
et invenit in ea auri pondo talentum et pretiosissimas gemmas
fecitque sibi inde diadema
manubias quoque urbis plurimas tulit
3 populum autem qui erat in ea eduxit
et fecit super eos tribulas et trahas et ferrata carpenta transire
ita ut dissicarentur et contererentur
sic fecit David cunctis urbibus filiorum Ammon
et reversus est cum omni populo suo in Hierusalem
4 post haec initum est bellum in Gazer adversus Philistheos
in quo percussit Sobbochai Usathites Saphai de genere Raphaim
et humiliavit eos
5 aliud quoque bellum gestum est adversum Philistheos
in quo percussit Adeodatus filius Saltus Lehemites fratrem Goliath Getthei
cuius hastae lignum erat quasi liciatorium texentium
6 sed et aliud bellum accidit in Geth
in quo fuit homo longissimus
habens digitos senos id est simul viginti quattuor
qui et ipse de Rapha fuerat stirpe generatus
7 hic blasphemavit Israhel
et percussit eum Ionathan filius Sammaa fratris David
hii sunt filii Rapha in Geth
qui ceciderunt in manu David et servorum eius