Davidi në Moab
1 Davidi iku që andej dhe ia mbathi për te shpella e Adulamit. Kur e morën vesh, vëllezërit dhe tërë shtëpia e të atit shkuan tek ai. 2 Me të u bashkuan të gjithë ata që ishin ngushtë, që kishin marrë hua e që ishin të pakënaqur. Davidi u bë prijësi i tyre. Ishin rreth katërqind vetë.
3 Davidi u nis që andej, shkoi në Micpah të Moabit e i tha mbretit të Moabit: «Të lutem, lejoji tim atë e time më të rrinë me ju derisa të marr vesh se çfarë do të bëjë Perëndia me mua». 4 I solli te mbreti i Moabit e ata banuan me të gjatë gjithë kohës që Davidi u strehua në fortesë. 5 Profeti Gad i tha Davidit: «Mos rri më në fortesë, por shko në tokën e Judës». Davidi shkoi e mbërriti në pyllin e Haretit.
Vrasja e priftërinjve
6 Kur e mori vesh se Davidin e kishin parë bashkë me njerëzit e tij, Sauli ndodhej në Gibeah. Ishte ulur nën një mare, në një kodrinë. Mbante një heshtë në dorë e ishte rrethuar me shërbëtorë. 7 Ai u tha shërbëtorëve që e rrethonin: «Dëgjoni, o benjaminas! A do t'ju japë biri i Jeseut ara e vreshta secilit prej jush? A do t'ju bëjë të gjithëve kryemijës apo kryeqindës? 8 Përse, pra, shestoni kundër meje? Si nuk doli askush të më njoftonte për besën që lidhi im bir me birin e Jeseut? Si nuk i erdhi keq për mua asnjërit prej jush që të më njoftonte se im bir po i ndërsen shërbëtorët e mi të më fusin në kurth, siç po ndodh sot?». 9 Atëherë Doeg Edomiti, që ishte mes shërbëtorëve të Saulit, tha: «E kam parë të birin e Jeseut kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, biri i Ahitubit. 10 Ahimeleku e pyeti Zotin për të e i dha ushqime dhe shpatën e Goliat Filistinit».
11 Atëherë mbreti dërgoi njerëz që të sillnin prej Nobit priftin Ahimelek, birin e Ahitubit, dhe tërë familjen e tij priftërore. Të gjithë erdhën te mbreti. 12 Sauli i tha: «Dëgjo, o i biri i Ahitubit!». Ai u përgjigj: «Urdhëro, imzot!». 13 Sauli i tha: «Përse sheston kundër meje bashkë me të birin e Jeseut? I dhe bukë e shpatë e u këshillove me Perëndinë për të, që të ngrihej kundër meje e të më zinte në kurth, siç po ndodh sot».
14 Ahimeleku iu përgjigj mbretit e i tha: «Cili nga tërë shërbëtorët e mbretit është besnik si Davidi? Ai është dhëndri i mbretit, prijësi i rojës sate dhe njeri i nderuar në familjen tënde! 15 Pse, a sot fillova ta pyes Perëndinë për të? Kurrsesi! Mos t'i shkojë në mendje mbretit asgjë e keqe për shërbëtorin e vet apo për tërë shtëpinë e atit tim, se shërbëtori yt nuk ka ditur as gjënë më të vogël!». 16 Por mbreti i tha: «Do të dënohesh me vdekje Ahimelek, ti dhe tërë shtëpia jote!». 17 Pastaj mbreti u tha rojave që ishin me të: «Shkoni e vritni priftërinjtë e Zotit, se edhe ata e përkrahin Davidin. E dinin se po ikte e nuk më njoftuan». Por shërbëtorët e mbretit nuk deshën të vinin dorë mbi priftërinjtë e Zotit për t'i vrarë. 18 Atëherë mbreti i tha Doegut: «Shko ti e vriti priftërinjtë». Doeg Edomiti u kthye e i vrau priftërinjtë. Atë ditë vrau tetëdhjetë e pesë burra që mbanin efodin e linjtë. 19 Edhe Nobin, qytetin e priftërinjve, e shkoi në teh të shpatës. Shkoi në teh të shpatës burra e gra, fëmijë e foshnja, qe, gomarë e dhen.
20 Por njëri nga bijtë e Ahimelekut, të birit të Ahitubit, shpëtoi e shkoi pas Davidit. Ai quhej Abiatar. 21 Kur i tregoi Davidit se Sauli i kishte vrarë priftërinjtë e Zotit, 22 Davidi i tha: «E dija që atë ditë se Doeg Edomiti, duke qenë atje, do ta njoftonte Saulin. Unë ia solla vdekjen tërë shtëpisë së atit tënd. 23 Rri me mua e mos ki frikë. Ai që po kërkon të më marrë jetën mua, po kërkon të ta marrë edhe ty. Tek unë do të jesh i sigurt!».
1 abiit ergo inde David et fugit in speluncam
Odollam
quod cum audissent fratres eius et omnis domus patris eius
descenderunt ad eum illuc
2 et convenerunt ad eum omnes qui erant in angustia constituti
et oppressi aere alieno et amaro animo
et factus est eorum princeps
fueruntque cum eo quasi quadringenti viri
3 et profectus est David inde in Maspha quae est Moab
et dixit ad regem Moab
maneat oro pater meus et mater mea vobiscum
donec sciam quid faciat mihi Deus
4 et reliquit eos ante faciem regis Moab
manseruntque apud eum cunctis diebus
quibus David fuit in praesidio
5 dixitque Gad propheta ad David noli manere in praesidio
proficiscere et vade in terram Iuda
et profectus David venit in saltum Hareth
6 et audivit Saul quod apparuisset David et viri qui erant cum eo
Saul autem cum maneret in Gabaa
et esset in nemore quod est in Rama hastam manu tenens
cunctique socii eius circumstarent eum
7 ait ad servos suos qui adsistebant ei
audite filii Iemini
numquid omnibus vobis dabit filius Isai agros et vineas
et universos vos faciet tribunos et centuriones
8 quoniam coniurastis omnes adversum me
et non est qui mihi renuntiet
maxime cum et filius meus foedus iunxerit cum filio
Isai
non est qui vicem meam doleat ex vobis nec qui adnuntiet mihi
eo quod suscitaverit filius meus servum meum adversum me
insidiantem mihi usque hodie
9 respondens autem Doec Idumeus
qui adsistebat et erat primus inter servos Saul
vidi inquit filium Isai in Nobe
apud Ahimelech filium Achitob
10 qui consuluit pro eo Dominum et cibaria dedit ei
sed et gladium Goliath Philisthei dedit illi
11 misit ergo rex ad accersiendum Ahimelech filium Achitob sacerdotem
et omnem domum patris eius sacerdotum qui erant in Nobe
qui venerunt universi ad regem
12 et ait Saul audi fili Achitob
qui respondit praesto sum domine
13 dixitque ad eum Saul
quare coniurastis adversum me tu et filius Isai
et dedisti ei panes et gladium
et consuluisti pro eo Deum
ut consurgeret adversum me insidiator usque hodie permanens
14 respondensque Ahimelech regi ait
et quis in omnibus servis tuis sicut David fidelis
et gener regis et pergens ad imperium tuum
et gloriosus in domo tua
15 num hodie coepi consulere pro eo Deum
absit hoc a me
ne suspicetur rex adversus servum suum rem huiuscemodi
in universa domo patris mei
non enim scivit servus tuus quicquam super hoc negotio
vel modicum vel grande
16 dixitque rex morte morieris Ahimelech tu et omnis domus patris tui
17 et ait rex emissariis qui circumstabant eum
convertimini et interficite sacerdotes Domini
nam manus eorum cum David est
scientes quod fugisset non indicaverunt mihi
noluerunt autem servi regis extendere manum suam in
sacerdotes Domini
18 et ait rex Doec
convertere tu et inrue in sacerdotes
conversusque Doec Idumeus inruit in sacerdotes
et trucidavit in die illa octoginta quinque viros vestitos
ephod lineo
19 Nobe autem civitatem sacerdotum percussit in ore gladii
viros et mulieres parvulos et lactantes
bovem et asinum et ovem in ore gladii
20 evadens autem unus filius Ahimelech filii Achitob
cuius nomen erat Abiathar fugit ad David
21 et adnuntiavit ei quod occidisset Saul sacerdotes Domini
22 et ait David ad Abiathar
sciebam in die illa
quod cum ibi esset Doec Idumeus procul dubio adnuntiaret Saul
ego sum reus omnium animarum patris tui
23 mane mecum ne timeas
si quis quaesierit animam meam quaeret et animam tuam
mecumque servaberis