Shërimi i të paralizuarit
(Mk 2.1-12Lk 5.17-26)
1 Si hipi në varkë, Jezui kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet. 2 Atëherë i sollën një të paralizuar, të shtrirë në një vig. Kur pa besimin e tyre, Jezui i tha të paralizuarit: «Merr zemër, biri im, të janë falur mëkatet». 3 Disa nga shkruesit thanë me vete: «Ky po fyen Perëndinë». 4 Meqenëse Jezui i njihte mendimet e tyre, u tha: «Pse keni këto mendime të këqija në zemrat tuaja? 5 Çfarë është më e lehtë, të thuash “të janë falur mëkatet” apo të thuash “ngrihu dhe ec”? 6 Mirëpo, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtetin të falë mëkatet mbi tokë, “i tha të paralizuarit”, ngrihu, merre vigun e shko në shtëpi!». 7 Ai u ngrit e shkoi në shtëpi. 8 Kur panë këtë gjë, turmat i zuri frika dhe përlëvduan Perëndinë që u kishte dhënë njerëzve një pushtet kaq të madh.
Thirrja e Mateut
(Mk 2.13-17Lk 5.27-32)
9 Si u largua prej andej, Jezui pa një njeri që rrinte ulur në bankën e tagrave. Ai quhej Mate. Jezui i tha: «Më ndiq!». Ai u ngrit e i shkoi pas. 10 Ndërsa ishin ulur për të ngrënë në shtëpinë e Mateut, erdhën shumë tagrambledhës e mëkatarë, që u ulën në tryezë me Jezuin dhe me dishepujt e tij. 11 Kur panë këtë gjë, farisenjtë u thanë dishepujve: «Përse mësuesi juaj ha me tagrambledhës e me mëkatarë?». 12 Por kur e dëgjoi këtë, Jezui tha: «Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët. 13 Shkoni e mësoni çfarë do të thotë: dua mëshirë e jo flijime. Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët».
Agjërimi
(Mk 2.18-22Lk 5.33-39)
14 Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit e i thanë: «Përse ne dhe farisenjtë agjërojmë shumë, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?». 15 Jezui u tha: «A mund të mbajnë zi dasmorët kur dhëndri është me ta? Por do të vijë dita kur do t'ua rrëmbejnë dhëndrin e atëherë do të agjërojnë. 16 Askush nuk vë një arnë prej një cope të re në një rrobë të vjetër, sepse arna e gris rrobën e grisja bëhet më e madhe. 17 Askush nuk hedh verë të re në kacekë të vjetër, se kacekët çahen, vera derdhet e kështu humbasin edhe kacekët. Prandaj, vera e re hidhet në kacekë të rinj e kështu ruhen që të dyja».
Prekja shëruese
(Mk 5.21-43Lk 8.40-56)
18 Ndërsa Jezui po fliste me ta, iu afrua një kryetar sinagoge, që i ra në gjunjë e i tha: «Sapo më vdiq vajza, por eja vëri duart mbi të dhe ajo do të jetojë». 19 Jezui u ngrit e shkoi pas tij bashkë me dishepujt. 20 Dhe ja, një grua që vuante nga hemorragjia prej dymbëdhjetë vjetësh iu afrua nga pas dhe i preku cepin e gunës. 21 Sepse thoshte me vete: «Sikur t'i prek vetëm gunën, do të shpëtoj». 22 Jezui u kthye, e pa e i tha: «Merr zemër, bija ime, besimi yt të shpëtoi». Dhe që nga ai çast ajo grua u shërua. 23 Kur arriti te shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët e turmën e zhurmshme, 24 Jezui tha: «Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle». Por ata e përqeshën. 25 Kur e nxorën turmën përjashta, ai hyri, e mori vajzën për dore dhe ajo u ngrit. 26 Lajmi për këtë mrekulli u përhap në mbarë krahinën.
Shërimi i dy të verbërve
27 Kur Jezui u largua që andej, i shkuan pas dy të verbër që thërrisnin: «Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!». 28 Si arritën në shtëpi, të verbrit iu afruan dhe Jezui u tha: «A besoni se mund ta bëj këtë gjë?». Ata i thanë: «Po, o Zot!». 29 Atëherë ai u preku sytë e u tha: «U bëftë sipas besimit tuaj!». 30 Dhe atyre iu hapën sytë. Jezui i urdhëroi: «Kini kujdes se mos e merr vesh njeri». 31 Por ata, sapo dolën, e përhapën lajmin në mbarë krahinën.
Shërimi i një shurdhmemeci
32 Ndërsa po dilnin, i sollën një shurdhmemec që ishte i pushtuar nga djalli. 33 Kur u dëbua djalli, shurdhmemeci foli dhe turmat u mrekulluan e thanë: «Nuk është parë asnjëherë një gjë e tillë në Izrael». 34 Por farisenjtë thanë: «Ai i dëbon djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve».
Dhembshuria e Jezuit
35 Jezui i përshkoi të gjitha qytetet dhe fshatrat duke mësuar njerëzit në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë. 36 Kur pa turmat, iu dhimbsën, sepse ishin të lodhura e të braktisura, si delet pa bari. 37 Atëherë u tha dishepujve: «Të korrat janë të mëdha, por punëtorë ka pak. 38 Lutjuni të zotit të të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta».
1 Et ascendens in naviculam transfretavit
et venit in civitatem suam
2 et ecce offerebant ei paralyticum iacentem in lecto
et videns Iesus fidem illorum dixit paralytico
confide fili remittuntur tibi peccata tua
3 et ecce quidam de scribis dixerunt intra se hic blasphemat
4 et cum vidisset Iesus cogitationes eorum dixit
ut quid cogitatis mala in cordibus vestris
5 quid est facilius dicere dimittuntur tibi peccata
aut dicere surge et ambula
6 ut sciatis autem quoniam Filius hominis habet
potestatem in terra dimittendi peccata
tunc ait paralytico
surge tolle lectum tuum et vade in domum tuam
7 et surrexit et abiit in domum suam
8 videntes autem turbae timuerunt et glorificaverunt Deum
qui dedit potestatem talem hominibus
9 Et cum transiret inde Iesus
vidit hominem sedentem in teloneo Mattheum nomine
et ait illi sequere me
et surgens secutus est eum
10 Et factum est discumbente eo in domo
ecce multi publicani et peccatores venientes
discumbebant cum Iesu et discipulis eius
11 et videntes Pharisaei dicebant discipulis eius
quare cum publicanis et peccatoribus manducat magister vester
12 At Iesus audiens ait
non est opus valentibus medico sed male habentibus
13 euntes autem discite quid est misericordiam volo et non sacrificium
non enim veni vocare iustos sed peccatores
14 tunc accesserunt ad eum discipuli Iohannis dicentes
quare nos et Pharisaei ieiunamus frequenter
discipuli autem tui non ieiunant
15 et ait illis Iesus
numquid possunt filii sponsi lugere quamdiu cum illis est sponsus
venient autem dies cum auferetur ab eis sponsus et tunc ieiunabunt
16 nemo autem inmittit commissuram panni rudis in vestimentum vetus
tollit enim plenitudinem eius a vestimento et peior scissura fit
17 neque mittunt vinum novum in utres veteres
alioquin rumpuntur utres
et vinum effunditur et utres pereunt
sed vinum novum in utres novos mittunt et ambo conservantur
18 Haec illo loquente ad eos
ecce princeps unus accessit et adorabat eum dicens
filia mea modo defuncta est
sed veni inpone manum super eam et vivet
19 et surgens Iesus sequebatur eum et discipuli eius
20 et ecce mulier quae sanguinis fluxum patiebatur duodecim annis
accessit retro et tetigit fimbriam vestimenti eius
21 dicebat enim intra se
si tetigero tantum vestimentum eius salva ero
22 at Iesus conversus et videns eam dixit
confide filia fides tua te salvam fecit
et salva facta est mulier ex illa hora
23 et cum venisset Iesus in domum principis
et vidisset tibicines et turbam tumultuantem
24 dicebat
recedite non est enim mortua puella sed dormit
et deridebant eum
25 et cum eiecta esset turba
intravit et tenuit manum eius et surrexit puella
26 et exiit fama haec in universam terram illam
27 Et transeunte inde Iesu
secuti sunt eum duo caeci clamantes et dicentes
miserere nostri Fili David
28 cum autem venisset domum accesserunt ad eum caeci
et dicit eis Iesus
creditis quia possum hoc facere vobis
dicunt ei utique Domine
29 tunc tetigit oculos eorum dicens
secundum fidem vestram fiat vobis
30 et aperti sunt oculi illorum
et comminatus est illis Iesus dicens videte ne quis sciat
31 illi autem exeuntes diffamaverunt eum in tota
terra illa
32 egressis autem illis
ecce obtulerunt ei hominem mutum daemonium habentem
33 et eiecto daemone locutus est mutus
et miratae sunt turbae dicentes
numquam paruit sic in Israhel
34 Pharisaei autem dicebant
in principe daemoniorum
eicit daemones
35 Et circumibat Iesus civitates omnes et castella
docens in synagogis eorum et praedicans evangelium regni
et curans omnem languorem et omnem infirmitatem
36 Videns autem turbas misertus est eis
quia erant vexati et iacentes sicut oves non habentes pastorem
37 Tunc dicit discipulis suis
messis quidem multa operarii autem pauci
38 rogate ergo dominum messis
ut eiciat operarios in messem suam