Mbretëresha e Shebës dhe Solomoni
1 Mbretëresha e Shebës kishte dëgjuar për famën e Solomonit dhe erdhi në Jerusalem për ta vënë në provë me pyetje të vështira. Kishte marrë me vete një shpurë të madhe, deve të ngarkuara me erëra të mira, me shumë ar e me gurë të çmuar dhe shkoi te Solomoni e bisedoi me të për gjithçka kishte në zemër. 2 Solomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe asnjë nga pyetjet nuk ishte e panjohur për të, që të mos i jepte përgjigje. 3 Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë urtinë e Solomonit, pallatin mbretëror që kishte ndërtuar, 4 gjellët që shtroheshin në tryezën e tij, banesat e zyrtarëve të tij, fisnikërinë dhe veshjet e shërbëtorëve të tij, veshjet e kupëmbajtësve të tij dhe marshimin madhështor për t'u ngjitur në tempullin e Zotit, ajo mbeti pa fjalë.
5 Atëherë ajo i tha mbretit: «Paskan qenë të vërteta fjalët që kisha dëgjuar në vendin tim për ty, për veprat e tua dhe për urtinë tënde. 6 Nuk u besoja fjalëve derisa erdha dhe e pashë me sytë e mi. Po shoh se nuk më kishin treguar as për gjysmën e madhështisë. Urtia dhe pasuria jote është më e madhe nga ç'kisha dëgjuar unë. 7 Lum njerëzit e tu e lum shërbëtorët e tu që gjenden përherë pranë teje e dëgjojnë urtinë tënde. 8 Bekuar qoftë Zoti, Perëndia yt, që të ka për zemër e që të ka vënë në fron si mbret i Zotit, Perëndisë tënd. Perëndia yt e do Izraelin e do ta mbrojë në amshim. Prandaj të caktoi mbret, që të gjykosh drejt e të bësh drejtësi». 9 Ajo i dhuroi mbretit njëqind e njëzet monedha ari, erëra të mira me shumicë dhe gurë të çmuar. Në Izrael nuk solli më njeri aq erëra të mira sa i dha mbretëresha e Shebës mbretit Solomon.
10 Për më tepër, shërbëtorët e Hiramit dhe të Solomonit, që kishin sjellë ar nga Ofiri, sollën prej andej edhe dru rrëshinorë me shumicë dhe gurë të çmuar. 11 Me drutë rrëshinorë mbreti bëri trarë mbështetës për tempullin e Zotit dhe për pallatin mbretëror, qeste dhe harpa për këngëtarët. Drurë të tillë nuk u panë më në tokën e Judës.
12 Mbreti Solomon i dha mbretëreshës së Shebës gjithçka që ajo kishte dëshiruar e kërkuar, shumë më tepër nga ato që i kishte sjellë atij. Pastaj ajo u nis për t'u kthyer në vendin e saj bashkë me shërbëtorët.
Pasuria e Solomonit
13 Pesha e arit, që i vinte çdo vit Solomonit, ishte njëzet tonë ar, 14 përveç arit që mblidhej nga tagrat për hyrjen e mallrave në vend, nga tregtia, nga të gjithë mbretërit e Arabisë dhe nga qeveritarët e vendit, të cilët i sillnin ar dhe argjend Solomonit. 15 Mbreti Solomon farkëtoi dyqind shqyte prej ari, me nga gjashtë kilogramë ar secila, 16 dhe treqind shqyte të tjera, po prej ari, me nga një kilogram e gjysmë ar të derdhur mbi secilën. Shqytet mbreti i vuri në pallatin e quajtur «Pylli i Libanit». 17 Mbreti Solomon bëri edhe një fron të madh fildishi dhe e veshi me ar të pastër. 18 Froni kishte gjashtë shkallë dhe nënkëmbëzën e kishte të punuar me ar. Në të dyja anët e fronit kishte mbështetëse për krahët dhe në anë të mbështetëseve gjendej nga një luan i gdhendur. 19 Në gjashtë shkallët e fronit gjendeshin dymbëdhjetë luanë të gdhendur. Një fron i tillë nuk ishte ndërtuar në asnjë mbretëri. 20 Të gjitha kupat, me të cilat pinte mbreti Solomon, ishin prej ari. Edhe enët e pallatit «Pylli i Libanit» ishin prej ari të pastër. Asgjë nuk ishte prej argjendi. Në ditët e mbretit Solomon argjendi nuk kishte asnjë vlerë. 21 Mbreti Solomon kishte në lundrim anijet e Tarshishit bashkë me shërbëtorët e Hiramit dhe një herë në tre vjet ato ktheheshin e sillnin ar, argjend, fildish, majmunë dhe pallonj.
22 Kështu, mbreti Solomon u bë mbreti më i pasur e më i urtë ndër të gjithë mbretërit e tokës. 23 Të gjithë mbretërit e tokës dëshironin ta shihnin Solomonin, për të dëgjuar urtinë që i kishte vënë Perëndia në zemër. 24 Të gjithë i sillnin dhurata, sende argjendi e ari, veshje, armë, erëra të mira, kuaj e mushka dhe kjo ndodhte çdo vit. 25 Solomoni kishte katër mijë stalla kuajsh dhe dymbëdhjetë mijë qerre lufte e kalorës. Disa prej tyre ai i mbajti pranë vetes në Jerusalem, ndërsa të tjerët i shpërndau nëpër qytetet ku rrinin qerret. 26 Ai sundonte mbi të gjithë mbretërit që nga lumi i Eufratit deri në tokën e filistinëve e deri në kufijtë e Egjiptit. 27 Në Jerusalem mbreti ia kishte dalë ta bënte argjendin të begatë sa gurin. Druri i cedrit, po ashtu, ishte me shumicë sa fiku egjiptian, që rritej në Shefelah. 28 Kuajt Solomonit ia sillnin nga Egjipti dhe nga të gjitha vendet.
Vdekja e Solomonit
29 Veprat e tjera të Solomonit, të hershmet e të vonshmet, janë të shkruara në librin e Profetit Natan, në Profecinë e Ahijahut, shilonitit, dhe në Vegimet e Idoit, atij që pa vegimet për Jeroboamin, birin e Nebatit. 30 Solomoni mbretëroi për dyzet vjet në Jerusalem dhe qe mbreti i mbarë Izraelit. 31 Solomoni vdiq dhe e varrosën në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vend të tij mbretëroi Rehoboami, i biri.
1 regina quoque Saba cum audisset famam Salomonis venit
ut temptaret eum enigmatibus in Hierusalem
cum magnis opibus et camelis
qui portabant aromata et auri plurimum gemmasque pretiosas
cumque venisset ad Salomonem
locuta est ei quaecumque erant in corde suo
2 et exposuit ei Salomon omnia quae proposuerat
nec quicquam fuit quod ei non perspicuum fecerit
3 quod postquam vidit
sapientiam scilicet Salomonis et domum quam aedificaverat
4 nec non cibaria mensae eius et habitacula servorum
et officia ministrorum eius et vestimenta eorum
pincernas quoque et vestes eorum
et victimas quas immolabat in domo Domini
non erat prae stupore ultra in ea spiritus
5 dixitque ad regem
verus sermo quem audieram in terra mea
de virtutibus et sapientia tua
6 non credebam narrantibus
donec ipsa venissem et vidissent oculi mei et probassem
vix medietatem mihi sapientiae tuae fuisse narratam
vicisti famam virtutibus tuis
7 beati viri tui et beati servi tui hii
qui adsistunt coram te in omni tempore
et audiunt sapientiam tuam
8 sit Dominus Deus tuus benedictus
qui voluit te ordinare super thronum suum regem Domini Dei tui
quia diligit Deus Israhel et vult servare eum in aeternum
idcirco posuit te super eum regem ut facias iudicia atque iustitiam
9 dedit autem regi centum viginti talenta auri
et aromata multa nimis et gemmas pretiosissimas
non fuerunt aromata talia ut haec
quae dedit regina Saba regi Salomoni
10 sed et servi Hiram cum servis Salomonis adtulerunt aurum de Ophir
et ligna thyina et gemmas pretiosissimas
11 de quibus fecit rex de lignis scilicet thyinis gradus
in domo Domini et in domo regia
citharas quoque et psalteria cantoribus
numquam visa sunt in terra Iuda ligna talia
12 rex autem Salomon dedit reginae Saba cuncta
quae voluit et quae postulavit
multo plura quam adtulerat ad eum
quae reversa abiit in terram suam cum servis suis
13 erat autem pondus auri
quod adferebatur Salomoni per annos singulos
sescenta sexaginta sex talenta auri
14 excepta ea summa
quam legati diversarum gentium et negotiatores adferre
consueverant
omnesque reges Arabiae et satrapae terrarum
qui conportabant aurum et argentum Salomoni
15 fecit igitur rex Salomon ducentas hastas aureas
de summa sescentorum aureorum
qui in hastis singulis expendebantur
16 trecenta quoque scuta aurea trecentorum aureorum
quibus tegebantur scuta singula
posuitque ea rex in armamentario
quod erat consitum nemore
17 fecit quoque rex solium eburneum grande
et vestivit illud auro mundissimo
18 sexque gradus quibus ascendebatur ad solium
et scabillum aureum et brachiola duo altrinsecus
et duos leones stantes iuxta brachiola
19 sed et alios duodecim leunculos
stantes super sex gradus ex utraque parte
non fuit tale solium in universis regnis
20 omnia quoque vasa convivii regis erant aurea
et vasa domus saltus Libani ex auro purissimo
argentum enim in diebus illis pro nihilo reputabatur
21 siquidem naves regis ibant in Tharsis cum servis Hiram
semel in annis tribus
et deferebant inde aurum et argentum et ebur et simias et pavos
22 magnificatus est igitur Salomon
super omnes reges terrae divitiis et
gloria
23 omnesque reges terrarum desiderabant faciem videre
Salomonis
ut audirent sapientiam quam dederat Deus in corde eius
24 et deferebant ei munera vasa argentea et aurea
et vestes et arma et aromata equos et mulos per singulos annos
25 habuit quoque Salomon quadraginta milia equorum in stabulis
et curruum equitumque duodecim milia
constituitque eos in urbibus quadrigarum
et ubi erat rex in Hierusalem
26 exercuit etiam potestatem super cunctos reges
a fluvio Eufraten usque ad
terram Philisthinorum
id est usque ad terminos Aegypti
27 tantamque copiam praebuit argenti in Hierusalem quasi lapidum
et cedrorum tantam multitudinem velut sycaminorum
quae gignuntur in campestribus
28 adducebantur autem ei equi de Aegypto cunctisque regionibus
29 reliqua vero operum Salomonis priorum et novissimorum
scripta sunt in verbis Nathan prophetae et in libris Ahiae Silonitis
in visione quoque Iaddo videntis contra Hieroboam filium Nabath
30 regnavit autem Salomon in Hierusalem super omnem Israhel quadraginta
annis
31 dormivitque cum patribus suis et sepelierunt eum in civitate David
regnavitque pro eo Roboam filius eius