Ankimi i Jeremisë
1 Ti je i drejtë, o Zot,
që unë të të bëj gjyq,
por për vendimet dua të flas me ty.
Pse përparon udha e të mbrapshtëve
dhe të gjithë tradhtarët janë të qetë?
2 Ti i mbolle e ata vënë rrënjë,
rriten e japin fryte.
Të mbajnë afër me gojë,
por larg ndjenjave të tyre.
3 Por ti, o Zot, më njeh e më sheh,
ma sprovove zemrën e ajo është me ty.
Shqyeji porsi delet në thertore,
ndaji veç për ditën e therjes.
4 Deri kur do të rrijë në zi toka
e bari i mbarë fushave do të vyshket?
Kafshët e zogjtë shfarosen,
për shkak të banorëve,
se thonë: «Ai nuk e sheh të ardhmen tonë».
Përgjigjja e Zotit
5 Nëse ke vrapuar me këmbësorët e je lodhur,
si do të bësh garë me kuajt?
Nëse ke besim vetëm në një tokë të qetë,
çfarë do të bësh në shkurrnajën e Jordanit?
6 Se edhe vëllezërit tuaj e shtëpia e atit tënd,
edhe ata të bënë dredhi,
edhe ata të hakërrehen nga pas me plot gojën.
Mos u beso,
edhe nëse të flasin ëmbël.
7 E braktisa shtëpinë time,
e flaka trashëgiminë time,
e lëshova të dashurën e shpirtit tim
në duart e armiqve të mi.
8 Trashëgimia ime sillet me mua
si luani në pyll.
Ngriti zërin kundër meje,
prandaj e përbuz.
9 Vallë, zog grabitqar larosh
është trashëgimia ime për mua?
Le ta rrethojnë zogjtë grabitqarë.
Shkoni, mblidhni mbarë kafshët e egra
e sillini të hanë.
10 Barinj të shumtë e dëmtuan vreshtin tim,
e shkelmuan arën time,
arën time të dashur
e kthyen në djerrinë të shkretë.
11 E kthyen në dhe të shkretë
e ashtu e shkretë më qahet mua.
E shkretë është mbarë toka,
se askush nuk e ka për zemër.
12 Në të gjitha rrahet e shkretëtirës
rendin shkatërrimtarët,
se shpata e Zotit përlan
nga njëri skaj i tokës në skajin tjetër
e s'ka paqe për asnjë gjallesë.
13 Mbollën drithë e korrën driza,
u munduan e gjë s'fituan,
do të turpërohen me të korrat e veta,
për shkak të zemërimit të flaktë të Zotit.
14 Kështu thotë Zoti: «Në lidhje me të afërmit e mi të mbrapshtë, të cilët prekin trashëgiminë që i dhashë popullit tim Izraelit, ja, do t'i zhbij nga mbarë dheu i tyre e do të shkul edhe shtëpinë e Judës nga mesi i tyre. 15 Por, pasi t'i kem shkulur, do të kthehem, do t'i përdëllej e do t'i kthej secilin te trashëgimia e vet dhe te toka e vet. 16 Pastaj, nëse mësojnë udhët e popullit tim dhe betohen në emrin tim: “Pasha Zotin e gjallë”, siç kishin mësuar popullin tim të betohej për Baalin, atëherë do të zënë vend në mes të popullit tim. 17 Nëse nuk do të dëgjojnë, do ta zhbij atë komb e do ta zhduk, kumton Zoti».
1 iustus quidem tu es Domine si disputem tecum
verumtamen iusta loquar ad te
quare via impiorum prosperatur
bene est omnibus qui praevaricantur et inique agunt
2 plantasti eos et radicem miserunt proficiunt et faciunt fructum
prope es tu ori eorum et longe a renibus eorum
3 et tu Domine nosti me vidisti me
et probasti cor meum tecum
congrega eos quasi gregem ad victimam
et sanctifica eos in die occisionis
4 usquequo lugebit terra et herba omnis regionis siccabitur
propter malitiam habitantium in ea
consumptum est animal et volucre
quoniam dixerunt non videbit novissima nostra
5 si cum peditibus currens laborasti
quomodo contendere poteris cum equis
cum autem in terra pacis secura fueris
quid facies in superbia Iordanis
6 nam et fratres tui et domus patris tui
etiam ipsi pugnaverunt adversum te
et clamaverunt post te plena voce
ne credas eis cum locuti fuerint tibi bona
7 reliqui domum meam dimisi hereditatem meam
dedi dilectam animam meam in manu inimicorum eius
8 facta est mihi hereditas mea quasi leo in silva
dedit contra me vocem ideo odivi eam
9 numquid avis discolor hereditas mea mihi
numquid avis tincta per totum
venite congregamini omnes bestiae terrae properate ad devorandum
10 pastores multi demoliti sunt vineam meam
conculcaverunt partem meam
dederunt portionem meam desiderabilem in desertum solitudinis
11 posuerunt eam in dissipationem luxitque super me
desolatione desolata est omnis terra
quia nullus est qui recogitet corde
12 super omnes vias deserti venerunt vastatores
quia gladius Domini devoravit
ab extremo terrae usque ad extremum eius
non est pax universae carni
13 seminaverunt triticum et spinas messuerunt
hereditatem acceperunt et non eis proderit
confundemini a fructibus vestris propter iram furoris
Domini
14 haec dicit Dominus adversum omnes vicinos meos pessimos
qui tangunt hereditatem quam distribui populo meo Israhel
ecce ego evellam eos de terra eorum
et domum Iuda evellam de medio eorum
15 et cum evellero eos convertar et miserebor eorum
et reducam eos virum ad hereditatem suam
et virum in terram suam
16 et erit si eruditi didicerint vias populi mei
ut iurent in nomine meo vivit Dominus
sicut docuerunt populum meum iurare in Baal
aedificabuntur in medio populi mei
17 quod si non audierint
evellam gentem illam evulsione et perditione ait Dominus