Bijtë e Rubenit
1 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, se ai ishte i parëlinduri, megjithëse i përdhosi shtrojat e të atit. Prandaj e drejta e parëlindjes iu dha bijve të Jozefit, të birit të Izraelit, e Rubenit nuk iu quajt parëlindja. 2 Megjithëse Juda u bë më i forti ndër vëllezër e prej tij doli prijësi, e drejta e parëlindjes i takoi Jozefit.
3 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit ishin Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu. 4 Bijtë e Joelit, Shemajahu, që pati për bir Gogun, që pati për bir Shimein, 5 që pati për bir Mikahun, që pati për bir Reajahun, që pati për bir Baalin, 6 që pati për bir Berahun, të cilin e mori peng Tiglat Pileseri, mbreti i Asirisë. Ai qe prijësi i rubenitëve. 7 Vëllezërit e tij, sipas fiseve, siç janë renditur në librin e Breznive, janë: i pari Jejeli, pastaj Zakaria, 8 Belai, biri i Azazit, të birit të Shemait, të birit të Joelit, që jetonte në Aroer dhe shtrihej gjer në Nebo e në Baal Meon 9 Në lindje shtrihej gjer ku fillonte shkretëtira, këtej Eufratit, sepse grigjat e tyre u shumuan në dheun e Gileadit. 10 Në kohën e Saulit ata luftuan me hagritët. Kur këta u ranë në dorë, u vendosën në tendat e tyre në mbarë anën lindore të Gileadit.
Bijtë e Gadit
11 Kundruall tyre, në dheun e Bashanit, deri në Salkah, banonin bijtë e Gadit, 12 i pari Joeli, i dyti Shafami, pastaj Janai e Shafati në Bashan. 13 Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive të të parëve të vet, ishin Mikaeli, Meshulami, Shebai, Jorai, Jakani, Ziai dhe Eberi, pra shtatë. 14 Këta ishin bijtë e Abihajlit, birit të Huriut, të birit të Jaroahut, të birit të Gileadit, të birit të Mikaelit, të birit të Jeshishait, të birit të Jahdoit, të birit të Buzit. 15 Ahiu, biri i Abdielit, të birit të Guniut, ishte kreu i shtëpisë së të parëve. 16 Ata banonin në Gilead, në Bashan e në rrethinat e tij dhe në të gjitha kullotat e Sharonit deri në skajet e tyre. 17 Të gjitha këto janë shkruar në kronikat e Jotamit, mbretit të Judës, në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.
18 Bijtë e Rubenit, gaditët dhe gjysma e fiseve të Manaseut, burra të fuqishëm, të pajisur me shqyt e shpatë, përdorues të harkut e të mësuar me beteja, ishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë, të gatshëm për luftë. 19 Ata bënë luftë me hagritët, me Jeturin, Nafishin e Nodabin 20 dhe morën ndihmë kundër tyre. Thirrën Perëndinë në betejë e ai iu përgjigj, se besuan në të. Hagritët u dorëzuan me gjithë sa ishin bashkuar me ta. 21 Atëherë u rrëmbyen bagëtitë, pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë; dhe njëqind mijë njerëz. 22 Shumë vetë mbetën të vrarë, sepse kjo luftë ishte dërguar nga Perëndia. Pastaj banuan në vend të tyre deri në kohën e shpërnguljes.
Bijtë e Manaseut
23 Bijtë e gjysmës së fisit të Manaseut banonin në tokën ndërmjet Bashanit e Baal Hermonit, në Senir e në malin Hermon. Ata ishin të shumtë. 24 Krerët e shtëpive të të parëve të tyre ishin këta: Eferi, Ishiu, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavjahu e Jahdieli, njerëz të fuqishëm, burra me emër, krerët e shtëpive të të parëve të vet. 25 Por ata e tradhtuan Perëndinë e etërve të vet dhe kurvëruan me perënditë e popujve të atij vendi, të cilët Perëndia i kishte shkërmoqur para syve të tyre. 26 Atëherë Perëndia i Izraelit ia trazoi shpirtin Pulit, mbretit të Asirisë, edhe Tiglat Pileserit, mbretit tjetër të Asirisë, i cili i shpërnguli rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut e i çoi në Halah, në Habor, në Hara e pranë lumit të Gozanit, gjer më sot.
Bijtë e Levit
27 Bijtë e Levit ishin Gershoni, Kohati e Merari. 28 Bijtë e Kohatit, Amrami, Ichari, Hebroni e Uzieli. 29 Bijtë e Amramit, Aroni, Moisiu e Mirjama. Bijtë e Aronit, Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari. 30 Eleazarit i lindi Finehasi, Finehasit i lindi Abishuai, 31 Abishuait i lindi Bukiu, Bukiut i lindi Uziu, 32 Uziut i lindi Zerahjahu, Zerahjahut i lindi Merajoti, 33 Merajotit i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi, 34 Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Ahimaci, 35 Ahimacit i lindi Azarjahu, Azarjahut i lindi Johanani, 36 Johananit i lindi Azarjahu, i cili kreu shërbesën priftërore në tempullin që ndërtoi Solomoni në Jerusalem. 37 Azarjahut i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi, 38 Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Shalumi, 39 Shalumit i lindi Hilkiahu, Hilkiahut i lindi Azarjahu, 40 Azarjahut i lindi Serajahu, Serajahut i lindi Jehocadaku. 41 Jehocadaku u shpërngul kur Zoti e dëboi Judën dhe Jerusalemin me anë të Nabukodonosorit.
1 filii quoque Ruben primogeniti Israhel
ipse quippe fuit primogenitus eius
sed cum violasset torum patris sui
data sunt primogenita eius filiis Ioseph filii Israhel
et non est ille reputatus in primogenitum
2 porro Iudas qui erat fortissimus inter fratres suos
de stirpe eius principes germinati sunt
primogenita autem reputata sunt Ioseph
3 filii ergo Ruben primogeniti Israhel Enoch et Phallu Esrom et Charmi
4 filii Iohel Samaia filius eius Gog filius eius
Semei filius eius
5 Micha filius eius Reeia filius eius
Baal filius eius
6 Beera filius eius
quem captivum duxit Theglathphalnasar rex Assyriorum
et fuit princeps in tribu Ruben
7 fratres autem eius et universa cognatio
quando numerabantur per familias suas
habuerunt principes Ieihel et Zacchariam
8 porro Bala filius Azaz filii Samma filii Iohel
ipse habitavit in Aroer usque ad Nebo et Beelmeon
9 contra orientalem quoque plagam
habitavit usque ad introitum heremi et flumen Eufraten
multum quippe iumentorum numerum possidebat in terra Galaad
10 in diebus autem Saul
proeliati sunt contra Agareos et interfecerunt illos
habitaveruntque pro eis in tabernaculis eorum
in omni plaga quae respicit ad orientem Galaad
11 filii vero Gad e regione eorum habitaverunt
in terra Basan usque Selcha
12 Iohel in capite et Saphan secundus
Ianai autem et Saphat in Basan
13 fratres vero eorum secundum domos cognationum suarum
Michahel et Mosollam et Sebe et Iori
et Iachan et Zie et Heber septem
14 hii filii Abiahil filii Uri filii Iaro filii Galaad
filii Michahel filii Iesesi filii Ieddo filii Buz
15 fratres quoque filii Abdihel filii Guni
princeps domus in familiis suis
16 et habitaverunt in Galaad et in Basan et in viculis eius
et in cunctis suburbanis Saron usque ad terminos
17 omnes hii numerati sunt in diebus Ioatham regis Iuda
et in diebus Hieroboam regis Israhel
18 filii Ruben et Gad et dimidiae tribus Manasse
viri bellatores scuta portantes et gladios
et tendentes arcum eruditique ad proelia
quadraginta quattuor milia et septingenti sexaginta
procedentes ad pugnam
19 dimicaverunt contra Agarenos
Iturei vero et Naphei et Nodab
20 praebuerunt eis auxilium
traditique sunt in manus eorum Agareni
et universi qui fuerant cum eis
quia Deum invocaverunt cum proeliarentur
et exaudivit eos eo quod credidissent in eum
21 ceperuntque omnia quae possederant
camelorum quinquaginta milia
et ovium ducenta quinquaginta milia asinos duo milia
et animas hominum centum milia
22 vulnerati autem multi corruerunt fuit enim bellum Domini
habitaveruntque pro eis usque ad transmigrationem
23 filii quoque dimidiae tribus Manasse possederunt terram
a finibus Basan usque Baalhermon et Sanir et montem Hermon
ingens quippe numerus erat
24 et hii fuerunt principes domus cognationis eorum
Epher et Iesi et Helihel Ezrihel et Hieremia et Odoia
et Iedihel
viri fortissimi et potentes et nominati duces in familiis suis
25 reliquerunt autem Deum patrum suorum
et fornicati sunt post deos populorum terrae
quos abstulit Dominus coram eis
26 et suscitavit Deus Israhel spiritum Ful regis Assyriorum
et spiritum Theglathphalnasar regis Assur
et transtulit Ruben et Gad et dimidium tribus Manasse
et adduxit eos in Alae et Abor et
Ara et fluvium Gozan
usque ad diem hanc