Fiset në lindje të Jordanit
1 Atëherë Jozuehu thirri rubenitët, gaditët e gjysmën e fisit të Manaseut 2 e u tha: «Ju u jeni bindur të gjitha urdhrave të Moisiut, shërbëtorit të Zotit, e ma keni dëgjuar fjalën sa herë ju kam urdhëruar. 3 Gjatë gjithë kësaj kohe e deri më sot nuk i keni braktisur vëllezërit tuaj e keni zbatuar të gjitha urdhrat e Zotit, Perëndisë tuaj. 4 Tani që Zoti, Perëndia juaj, u ka dhënë paqe vëllezërve tuaj, ashtu siç u kishte premtuar, shkoni e kthehuni në tendat tuaja, në tokën që ju dha për pronë Moisiu, shërbëtori i Zotit, përtej Jordanit. 5 Veçse bëni shumë kujdes që të zbatoni urdhërimet dhe ligjin që ju dha Moisiu, shërbëtori i Zotit, që të doni Zotin, Perëndinë tuaj, të ecni nëpër të gjitha udhët e tij, të mbani urdhërimet e tij, t'i qëndroni besnikë dhe t'i shërbeni me gjithë zemër e me gjithë shpirt». 6 Pastaj Jozuehu i bekoi dhe i nisi të shkojnë në tendat e tyre.
7 Gjysmës së fisit të Manaseut Moisiu ua kishte dhënë pronën në Bashan, ndërsa gjysmës tjetër ia dha Jozuehu në bregun perëndimor të Jordanit. Jozuehu i nisi edhe ata në tendat e tyre, i bekoi 8 e u tha: «Kthehuni në tendat tuaja me gjithë pasuritë e mëdha, me bagëtitë e shumta, me argjendin, me arin, me bronzin, me hekurin dhe me veshjet e shumta, që keni fituar, dhe ndani me vëllezërit tuaj plaçkën, që u rrëmbyet armiqve». 9 Pasardhësit e Rubenit dhe të Gadit, si edhe gjysma e fisit të Manaseut, u kthyen në vendin e tyre. Izraelitët e tjerë i lanë në Shiloh, në vendin e Kanaanit, ndërsa vetë shkuan në vendin e Gileadit, në tokën që kishin marrë për pronë sipas urdhrit të Zotit përmes Moisiut.
Altari në breg të Jordanit
10 Pasardhësit e Rubenit e të Gadit, si dhe gjysma e fisit të Manaseut, mbërritën në Gelilot të Jordanit, në vendin e Kanaanit dhe ndërtuan një altar me pamje madhështore në brigjet e Jordanit. 11 Izraelitët dëgjuan se pasardhësit e Rubenit e të Gadit, si edhe gjysma e fisit të Manaseut, kishin ndërtuar një altar në kufijtë e vendit të Kanaanit, në Gelilot të Jordanit, në anën e izraelitëve. 12 Kur e dëgjuan këtë izraelitët, mbarë bashkësia e Izraelit u mblodh në Shiloh për të luftuar kundër tyre.
13 Izraelitët dërguan Finehasin, birin e priftit Eleazar, te pasardhësit e Rubenit, Gadit dhe gjysmës së fisit të Manaseut në vendin e Gileadit. 14 Bashkë me të dërguan edhe dhjetë prijës, nga një prijës për çdo fis të Izraelit. Secili prej tyre ishte kreu i njësive të ndara sipas familjeve të Izraelit. 15 Kur mbërritën te pasardhësit e Rubenit, Gadit dhe të gjysmës së fisit të Manaseut në vendin e Gileadit, ata u thanë: 16 «Ja ç'ju thotë tërë bashkësia e Zotit: “Ç'është kjo pabesi që keni bërë kundër Perëndisë së Izraelit? Përse e braktisët Zotin dhe ndërtuat një altar, duke ngritur krye kundër Zotit? 17 Nuk na mjafton paudhësia që bëmë në Peor? Edhe sot e kësaj dite nuk jemi liruar nga plaga që i ra bashkësisë së Zotit. 18 Sot ju jeni kthyer kundër Zotit. Nëse ngrini sot krye kundër Zotit, nesër zemërimi e tij do të bjerë mbi tërë Izraelin. 19 Nëse mendoni se toka që keni marrë për pronë është e papastër, atëherë kaloni në tokën që është pronë e Zotit, atje ku është tenda e Zotit, dhe merrni tokë mes tokave tona. Por mos ngrini krye kundër Zotit, duke ndërtuar një altar tjetër, veç altarit të Zotit, Perëndisë tonë. 20 A nuk veproi me pabesi Akani, biri i Zerahut, kur mori sendet e mallkuara dhe pastaj zemërimi i Zotit ra mbi tërë Izraelin? Akani nuk ishte i vetmi që vdiq për shkak të paudhësisë së tij”».
21 Pasardhësit e Rubenit, Gadit dhe të gjysmës së fisit të Manaseut u thanë prijësve të familjeve të Izraelit: 22 «Zoti, Perëndia i perëndive, vetë Zoti, Perëndia i perëndive, e di mirë, por le ta marrë vesh edhe Izraeli se, nëse ne vepruam kështu për të ngritur krye apo për të mos i qëndruar besnik Zotit, ai le të na ndëshkojë që tani. 23 Nëse e ndërtuam altarin për t'u larguar nga Zoti apo për të kushtuar mbi të fli shkrumbimi, drithi apo paqtimi, të na gjykojë vetë Zoti. 24 Ne e ndërtuam nga frika se mos nesër pasardhësit tuaj u thonë pasardhësve tanë: “Çfarë lidhje keni ju me Zotin, Perëndinë e Izraelit? 25 Vetë Zoti e ka vënë Jordanin si kufi mes nesh e jush, o pasardhës të Rubenit e të Gadit. Ju s'keni pjesë me Zotin”. Kështu, pasardhësit tuaj mund t'i bëjnë pasardhësit tanë të mos e druajnë më Zotin. 26 Prandaj edhe thamë të ndërtojmë një altar për veten tonë, jo për të kushtuar fli apo fli shkrumbimi, 27 por që të jetë dëshmi për ne, për ju dhe për breznitë që do të vijnë pas nesh, se do t'i shërbejmë Zotit dhe se para tij do t'i kushtojmë flitë tona, flitë e shkrumbimit e të paqtimit. Kështu, pasardhësit tuaj nuk do t'u thonë nesër pasardhësve tanë se nuk kanë pjesë me Zotin. 28 Nëse do të na thonë gjë neve apo breznive pas nesh, ne do të përgjigjemi: “Shihni trajtën e altarit të Zotit. Paraardhësit tanë nuk e ndërtuan për të kushtuar fli apo fli shkrumbimi, por që të jetë dëshmi për ne e për ju”. 29 Larg qoftë të ngremë krye kundër Zotit e të largohemi prej tij duke ndërtuar një altar për të kushtuar fli shkrumbimi, drithi, apo ndonjë fli tjetër, përveçse në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, që ndodhet përpara tendës së tij».
30 Prifti Finehas, prijësit e bashkësisë dhe krerët e familjeve të Izraelit, që ishin me të, dëgjuan çfarë u thanë pasardhësit e Rubenit, Gadit e të gjysmës së fisit të Manaseut dhe mbetën të kënaqur. 31 Atëherë prifti Finehas, biri i Eleazarit, u tha pasardhësve të Rubenit, të Gadit e të gjysmës së fisit të Manaseut: «Tani e dimë mirë se Zoti është mes nesh, sepse nuk keni vepruar me pabesi kundër Zotit dhe i shpëtuat bijtë e Izraelit nga dora e Zotit».
32 Prifti Finehas, biri i Eleazarit, bashkë me prijësit, u larguan nga pasardhësit e Rubenit e të Gadit në tokën e Gileadit, u kthyen tek izraelitët në tokën e Kanaanit dhe u treguan gjithçka. 33 Përgjigja u pëlqeu izraelitëve. Ata bekuan Perëndinë e bijve të Izraelit dhe nuk folën më për luftë kundër pasardhësve të Rubenit e të Gadit dhe për ta shkatërruar vendin ku jetonin. 34 Pasardhësit e Rubenit e të Gadit e quajtën altarin «Dëshmitar», sepse ai altar ishte dëshmi për ta që Zoti ishte Perëndia i tyre.
1 eodem tempore vocavit Iosue Rubenitas et Gadditas et dimidiam tribum
Manasse
2 dixitque ad eos
fecistis omnia quae vobis praecepit Moses famulus Domini
mihi quoque in omnibus oboedistis
3 nec reliquistis fratres vestros longo tempore
usque in praesentem diem
custodientes imperium Domini Dei vestri
4 quia igitur dedit Dominus Deus vester fratribus vestris quietem ac pacem
sicut pollicitus est
revertimini et ite in tabernacula vestra et in terram possessionis
quam tradidit vobis Moses famulus Domini trans Iordanem
5 ita dumtaxat ut custodiatis adtente et opere conpleatis
mandatum et legem quam praecepit vobis Moses servus
Domini
ut diligatis Dominum Deum vestrum
et ambuletis in omnibus viis eius
et observetis mandata illius
adhereatisque ei ac serviatis in omni corde et in omni anima vestra
6 benedixitque eis Iosue et dimisit eos
qui reversi sunt in tabernacula sua
7 tribui autem Manasse mediae
possessionem Moses dederat in Basan
et idcirco mediae quae superfuit dedit Iosue sortem
inter ceteros fratres suos
trans Iordanem ad occidentalem eius plagam
cumque dimitteret eos in tabernacula sua et benedixisset illis
8 dixit ad eos
in multa substantia atque divitiis revertimini ad sedes vestras
cum argento et auro aere ac ferro et veste multiplici
dividite praedam hostium cum fratribus vestris
9 reversique sunt et abierunt filii Ruben et filii Gad
et dimidia tribus Manasse
a filiis Israhel de Silo quae sita est in Chanaan
ut intrarent Galaad terram possessionis suae
quam obtinuerant iuxta imperium Domini in manu Mosi
10 cumque venissent ad tumulos Iordanis in terra Chanaan
aedificaverunt iuxta Iordanem altare infinitae magnitudinis
11 quod cum audissent filii Israhel et ad eos certi nuntii detulissent
aedificasse filios Ruben et Gad et dimidiae tribus
Manasse altare
in terra Chanaan super Iordanis tumulos contra filios Israhel
12 convenerunt omnes in Silo ut ascenderent et dimicarent contra eos
13 et interim miserunt ad illos in terram Galaad
Finees filium Eleazar sacerdotem
14 et decem principes cum eo singulos de tribubus singulis
15 qui venerunt ad filios Ruben et Gad et dimidiae tribus Manasse
in terram Galaad
dixeruntque ad eos
16 haec mandat omnis populus Domini quae est ista transgressio
cur reliquistis Dominum Deum Israhel
aedificantes altare sacrilegum et a cultu illius recedentes
17 an parum vobis est quod peccastis in Beelphegor
et usque in praesentem diem macula huius sceleris in nobis permanet
multique de populo corruerunt
18 et vos hodie reliquistis Dominum
et cras in universum Israhel eius ira desaeviet
19 quod si putatis inmundam esse terram possessionis vestrae
transite ad terram in qua tabernaculum Domini est
et habitate inter nos
tantum ut a Domino et a nostro consortio non recedatis
aedificato altari praeter altare Domini Dei vestri
20 nonne Achan filius Zare praeteriit mandatum Domini
et super omnem populum Israhel ira eius incubuit
et ille erat unus homo atque utinam solus perisset in scelere suo
21 responderuntque filii Ruben et Gad et dimidiae tribus Manasse
principibus legationis Israhel
22 fortissimus Deus Dominus fortissimus Deus Dominus
ipse novit et Israhel simul intelleget
si praevaricationis animo hoc altare construximus
non custodiat nos sed puniat in praesenti
23 et si ea mente fecimus
ut holocausta et sacrificium et pacificas victimas super eo
inponeremus
ipse quaerat et iudicet
24 et non ea magis cogitatione atque tractatu ut diceremus
cras dicent filii vestri filiis nostris quid vobis et Domino Deo Israhel
25 terminum posuit Dominus inter nos et vos o filii Ruben et filii Gad
Iordanem fluvium
et idcirco partem non habetis in Domino
et per hanc occasionem avertent filii vestri filios nostros a timore
Domini
putavimus itaque melius
26 et diximus extruamus nobis altare
non in holocausta neque ad victimas offerendas
27 sed in testimonium inter nos et vos
et subolem nostram vestramque progeniem
ut serviamus Domino
et iuris nostri sit offerre holocausta et victimas et
pacificas hostias
et nequaquam dicant cras filii vestri filiis nostris
non est vobis pars in Domino
28 quod si voluerint dicere respondebunt eis
ecce altare Domini quod fecerunt patres nostri
non in holocausta neque in sacrificium
sed in testimonium vestrum ac nostrum
29 absit a nobis hoc scelus
ut recedamus a Domino et eius vestigia relinquamus
extructo altari ad holocausta et sacrificia et victimas offerendas
praeter altare Domini Dei nostri
quod extructum est ante tabernaculum eius
30 quibus auditis Finees sacerdos et principes legationis Israhel qui
erant cum eo placati sunt
et verba filiorum Ruben et Gad et dimidiae tribus Manasse libentissime
susceperunt
31 dixitque Finees filius Eleazari sacerdos ad eos
nunc scimus quod nobiscum sit Dominus
quoniam alieni estis a praevaricatione hac
et liberastis filios Israhel de manu Domini
32 reversusque est cum principibus a filiis Ruben et Gad
de terra Galaad finium Chanaan ad filios Israhel
et rettulit eis
33 placuitque sermo cunctis audientibus
et laudaverunt Deum filii Israhel
et nequaquam ultra dixerunt
ut ascenderent contra eos atque pugnarent
et delerent terram possessionis eorum
34 vocaveruntque filii Ruben et filii Gad altare quod
extruxerant
Testimonium nostrum quod Dominus ipse sit Deus