Mbretërimi i Uziahut në Judë
1 Mbarë populli i Judës mori Uziahun, që ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe e bënë mbret në vend të të atit, Amacjahut. 2 Ai rindërtoi Ejlatin dhe e ktheu nën sundimin e Judës, pas vdekjes së mbretit. 3 Uziahu ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur u bë mbret dhe sundoi pesëdhjetë e dy vjet në Jerusalem. E ëma quhej Jeholia dhe ishte nga Jerusalemi. 4 Uziahu bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Amacjahu. 5 Ai e kërkoi Perëndinë sa qe gjallë Zakaria, i cili kuptonte vegimet e Perëndisë. Për sa kohë kërkoi Zotin, Perëndia i dha Uziahut begati.
6 Uziahu luftoi kundër filistinëve. Ai rrënoi muret e Gatit, të Jabnehut dhe të Ashdodit dhe ndërtoi qytete përreth Ashdodit dhe në krahinën e filistinëve. 7 Perëndia e ndihmoi kundër filistinëve, kundër arabëve, që jetonin në Gur Baal dhe kundër meunitëve. 8 Edhe amonitët i paguanin tagra Uziahut. Ai u bë aq i fuqishëm, saqë fama e tij shkoi deri në kufijtë e Egjiptit. 9 Uziahu ndërtoi në Jerusalem një kullë te Porta e Këndit dhe një kullë te Porta e Luginës, të cilat i fortifikoi. 10 Ndërtoi kulla edhe në shkretëtirë, hapi shumë puse, sepse zotëronte shumë bagëti si në Shefelah, ashtu edhe në krahinën fushore. Ai pati edhe bujq e vreshtarë nëpër krahinat malore dhe nëpër rrafshnaltat pjellore , sepse i pëlqente bujqësia. 11 Uziahu pati edhe një ushtri të stërvitur e të ndarë në njësi sulmuese, sipas njehsimit të bërë nga shkruesi Jejel dhe nëpunësi Masejah, nën udhëzimet e Hananiahut, zyrtarit të mbretit. 12 Numri i të gjithë krerëve të vëllazërive të luftëtarëve trima ishte dy mijë e gjashtëqind. 13 E gjithë ushtria ishte nën drejtimin e tyre, treqind e shtatë mijë e pesëqind luftëtarë të aftë për luftë, të gatshëm për të luftuar kundër armiqve të mbretit. 14 Uziahu e pajisi të gjithë ushtrinë me shqyte, heshta, përkrenare, parzmore, harqe dhe hobe për të gjuajtur me gurë. 15 Në Jerusalem ai bëri disa pajisje lufte të ndërtuara me mjeshtëri, të cilat ai i vendosi nëpër kulla dhe nëpër qoshe, për të gjuajtur me shigjeta dhe me gurë të mëdhenj. Fama e tij u përhap në vende të largëta, sepse Zoti e kishte ndihmuar në mënyrë të mrekullueshme dhe i kishte dhënë forcë.
Mburrja dhe ndëshkimi i Uziahut
16 Mirëpo, kur u bë i fuqishëm, Uziahut iu rrit mendja dhe kjo e çoi në shkatërrim. Ai e tradhtoi Zotin, Perëndinë e tij, dhe shkoi në tempullin e Zotit për të kushtuar temjan mbi altar. 17 Pas tij hyri prifti Azarjah bashkë me tetëdhjetë priftërinj të Zotit, burra trima. 18 Ata i dolën përpara mbretit e i thanë: «Nuk të takon ty, o Uziah, t'i kushtosh temjan Zotit, por priftërinjve, pasardhësve të Aronit, që janë shenjtëruar për të kushtuar temjan. Dil nga shenjtërorja, sepse ke bërë paudhësi. Nuk do të ketë më lavdi për ty nga Zoti, Perëndia». 19 Uziahu u zemërua shumë dhe në dorë mbante temjanicën për të kushtuar temjanin. Teksa filloi të grindej me priftërinjtë, iu shfaq në ballë lebra, përpara priftërinjve në tempullin e Zotit, pranë altarit të temjanit. 20 Kur kryeprifti Azarjah dhe të gjithë priftërinjtë e tjerë panë lebrën në ballin e Uziahut, e nxorën me nxitim jashtë tempullit. Edhe vetë Uziahu doli me nxitim, sepse Zoti e kishte goditur me lebër. 21 Mbreti Uziah mbeti i lebrosur deri ditën kur vdiq. Ai banoi në një shtëpi të veçuar, i lebrosur dhe i përjashtuar nga tempulli i Zotit. Ishte i biri, Jotami, ai që drejtonte punët e pallatit mbretëror dhe që qeveriste popullin e vendit.
22 Bëmat e tjera të Uziahut, të hershmet e të vonshmet, i ka shkruar profeti Isai, biri i Amosit. 23 Uziahu u preh me paraardhësit e tij dhe populli e varrosi bashkë me ta në fushën e varrezave mbretërore, sepse thanë se kishte qenë i lebrosur. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jotami.
1 omnis autem populus Iuda
filium eius Oziam annorum sedecim constituit regem pro patre suo Amasia
2 ipse aedificavit Ahilath et restituit eam dicioni Iudae
postquam dormivit rex cum patribus suis
3 sedecim annorum erat Ozias cum regnare coepisset
et quinquaginta duobus annis regnavit in Hierusalem
nomen matris eius Hiechelia de Hierusalem
4 fecitque quod erat rectum in oculis Domini
iuxta omnia quae fecerat Amasias pater eius
5 et exquisivit Deum
in diebus Zacchariae intellegentis et videntis Deum
cumque requireret Dominum direxit eum in omnibus
6 denique egressus est et pugnavit contra Philisthim
et destruxit murum Geth et murum Iabniae murumque Azoti
aedificavit quoque oppida in Azoto et in Philisthim
7 et adiuvit eum Deus contra Philisthim
et contra Arabas qui habitabant in Gurbaal
et contra Ammanitas
8 pendebantque Ammanitae munera Oziae
et divulgatum est nomen eius usque ad introitum Aegypti
propter crebras victorias
9 aedificavitque Ozias turres in Hierusalem
super portam Anguli et super portam Vallis
et reliquas in eodem muri latere firmavitque eas
10 extruxit etiam turres in solitudine
et fodit cisternas plurimas
eo quod haberet multa pecora
tam in campestribus quam in heremi vastitate
vineas quoque habuit et vinitores in montibus et in Carmelo
erat quippe homo agriculturae deditus
11 fuit autem exercitus bellatorum eius qui procedebant ad proelia
sub manu Hiehihel scribae Maasiaeque doctoris
et sub manu Ananiae qui erat de ducibus regis
12 omnisque numerus principum per familias virorum fortium
duum milium sescentorum
13 et sub eis universus exercitus
trecentorum et septem milium quingentorum
qui erant apti ad bella et pro rege contra adversarios dimicabant
14 praeparavit quoque eis Ozias id est cuncto exercitui
clypeos et hastas et galeas et loricas
arcusque et fundas ad iaciendos lapides
15 et fecit in Hierusalem diversi generis machinas
quas in turribus conlocavit et in angulis murorum
ut mitterent sagittas et saxa grandia
egressumque est nomen eius procul
eo quod auxiliaretur ei Dominus et corroborasset illum
16 sed cum roboratus esset elevatum est cor eius in interitum suum
et neglexit Dominum Deum suum
ingressusque templum Domini
adolere voluit incensum super altare thymiamatis
17 statimque ingressus post eum Azarias sacerdos
et cum eo sacerdotes Domini octoginta viri fortissimi
18 restiterunt regi atque dixerunt
non est tui officii Ozia ut adoleas incensum Domino
sed sacerdotum hoc est filiorum Aaron
qui consecrati sunt ad huiuscemodi ministerium
egredere de sanctuario ne contempseris
quia non reputabitur tibi in gloriam hoc a Domino Deo
19 iratusque est Ozias
et tenens in manu turibulum ut adoleret incensum minabatur
sacerdotibus
statimque orta est lepra in fronte eius
coram sacerdotibus in domo Domini super altare thymiamatis
20 cumque respexisset eum Azarias pontifex et omnes reliqui sacerdotes
viderunt lepram in fronte eius et festinato expulerunt eum
sed et ipse perterritus adceleravit egredi
eo quod sensisset ilico plagam Domini
21 fuit igitur Ozias rex leprosus usque ad diem mortis
suae
et habitavit in domo separata plenus lepra
ob quam et eiectus fuerat de domo
Domini
porro Ioatham filius eius rexit domum regis
et iudicabat populum terrae
22 reliqua autem sermonum Oziae priorum et novissimorum
scripsit Esaias filius Amos propheta
23 dormivitque Ozias cum patribus suis
et sepelierunt eum in agro regalium sepulchrorum
eo quod esset leprosus
regnavitque Ioatham filius eius pro eo