Përtëritja e Izraelit
1 Profeci
Fjala e Zotit për Izraelin. Kumton Zoti, ai që qiellin shtriu, tokën themeloi e shpirtin e njeriut brenda tij formoi.
2 «Ja, po e bëj Jerusalemin si një kupë dehëse për të gjithë popujt përreth. Edhe Juda do të rrethohet, kur Jerusalemi të sulmohet. 3 Atë ditë, do ta bëj Jerusalemin si një peshë që gjithë kombet do të mbartin. Kushdo që e mbart do të lëndohet rëndë e të gjithë popujt e tokës do të mblidhen përreth tij. 4 Atë ditë, kumton Zoti, do t'i hutoj kuajt e kalorësit do t'i shastis. Do t'i hedh sytë nga shtëpia e Judës, ndërsa tërë kuajt e popujve do t'i verboj. 5 Atëherë krerët e Judës do të thonë me vete: “Forca e banorëve të Jerusalemit gjendet në Zotin e ushtrive, Perëndinë e tyre”.
6 Atë ditë, do t'i bëj krerët e Judës si poçja e zjarrit në mes të pyllit, porsi pishtari i zjarrtë në mes të drithit. Do t'i përpijnë sa majtas e djathtas të gjithë popujt përreth, ndërsa Jerusalemi do të mbesë në vendin e vet, në Jerusalem.
7 Zoti do të shpëtojë në fillim tendat e Judës, që banorët e Jerusalemit të mos krenohen e të mos lavdërohen përmbi Judë. 8 Atë ditë Zoti do t'i mbrojë banorët e Jerusalemit. Më i dobëti prej tyre do të jetë porsi Davidi dhe shtëpia e Davidit si Perëndi, porsi engjëlli i Zotit që u paraprin. 9 Atë ditë do t'u vihem të gjitha kombeve që dolën kundër Jerusalemit, që t'i shkatërroj.
Vaj
10 Do te derdh mbi shtëpinë e Davidit e mbi banorët e Jerusalemit shpirtin e dhembshurisë e të përgjërimit, që, kur të vështrojnë nga ai që shporuan, të vënë kujën si për birin e tyre të vetëm dhe të vajtojnë si për të parëlindurin e tyre. 11 Atë ditë gjëma në Jerusalem do të jetë po aq e madhe sa gjëma e Hadadrimonit, në fushën e Megidosë. 12 Toka do të vajtojë, çdo familje më vete; familja e shtëpisë së Davidit e gratë e tyre më vete, familja e shtëpisë së Natanit e gratë e tyre më vete, 13 familja e shtëpisë së Levit e gratë e tyre më vete, familja e Shimeit e gratë e tyre më vete 14 dhe të gjitha familjet e tjera, çdo familje e gratë e tyre më vete».
1 onus verbi Domini super Israhel
dixit Dominus extendens caelum et fundans terram
et fingens spiritum hominis in eo
2 ecce ego ponam Hierusalem superliminare crapulae
omnibus populis in circuitu
sed et Iuda erit in obsidione contra Hierusalem
3 et erit in die illa
ponam Hierusalem lapidem oneris cunctis populis
omnes qui levabunt eam concisione lacerabuntur
et colligentur adversum eam omnia regna terrae
4 in die illa dicit Dominus
percutiam omnem equum in stuporem
et ascensorem eius in amentiam
et super domum Iuda aperiam oculos meos
et omnem equum populorum percutiam in caecitate
5 et dicent duces Iuda in corde suo
confortentur mihi habitatores Hierusalem
in Domino exercituum Deo eorum
6 in die illo ponam duces Iuda sicut caminum ignis in lignis
et sicut facem ignis in faeno
et devorabunt ad dextram et ad sinistram omnes populos in circuitu
et habitabitur Hierusalem rursum in loco suo in Hierusalem
7 et salvabit Dominus tabernacula Iuda sicut in principio
ut non magnifice glorietur domus David
et gloria habitantium Hierusalem contra Iudam
8 in die illo proteget Dominus habitatores Hierusalem
et erit qui offenderit ex eis in die illa quasi David
et domus David quasi Dei
sicut angelus Domini in conspectu eius
9 et erit in die illa quaeram conterere omnes gentes
quae veniunt contra Hierusalem
10 et effundam super domum David et super habitatores Hierusalem spiritum
gratiae et precum
et aspicient ad me quem confixerunt
et plangent eum planctu quasi super unigenitum
et dolebunt super eum ut doleri solet in morte primogeniti
11 in die illa magnus erit planctus in Hierusalem
sicut planctus Adadremmon in campo Mageddon
12 et planget terra familiae et familiae seorsum
familiae domus David seorsum et mulieres eorum seorsum
13 familiae domus Nathan seorsum et mulieres eorum seorsum
familiae domus Levi seorsum et mulieres eorum seorsum
familiae Semei seorsum et mulieres eorum seorsum
14 omnes familiae reliquae familiae et familiae seorsum
et mulieres eorum seorsum