Dhurata e vejushës
(Mk 12.41-44)1 Jezui ngriti sytë dhe pa të pasurit tek hidhnin dhuratat e tyre në thesar. 2 Ai pa edhe një vejushë të varfër që hodhi dy monedha të vogla bakri 3 e tha: «Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë e varfër ka hedhur më shumë se ata të gjithë, 4 sepse ata hodhën nga tepricat e tyre te dhuratat e thesarit, ndërsa ajo dha nga varfëria e saj gjithçka që kishte për të jetuar».
Parathënia e shkatërrimit të tempullit
(Mt 24.1-2Mk 13.1-2)5 Kur disa po flisnin për tempullin, sesi ishte i stolisur me gurë të bukur dhe i zbukuruar me dhurata kushtuar Perëndisë, Jezui tha: 6 «Do të vijnë ditë kur, nga këto që po shihni, nuk do të mbesë gur mbi gur pa u rrëzuar».
Shenjat dhe përndjekjet
(Mt 24.3-14Mk 13.3-13)7 Atëherë e pyetën Jezuin: «Mësues, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja se ato po ndodhin?». 8 Ai tha: «Hapni sytë se mos ju mashtrojnë, sepse do të vijnë shumë veta në emrin tim e do të thonë: “Jam unë” ose: “U afrua koha”. Mos shkoni pas tyre. 9 Kur të dëgjoni për luftra e trazira, mos u tmerroni, sepse këto gjëra duhet të ndodhin më parë, por prapë fundi nuk do të vijë menjëherë».
10 Pastaj u tha: «Një komb do të ngrihet kundër një kombi dhe një mbretëri kundër një mbretërie. 11 Do të bien tërmete të mëdha e në disa vende do të ketë zi buke e murtaja. Do të ketë edhe dukuri të frikshme e shenja të mëdha nga qielli, 12 por para se të ndodhin të gjitha këto, do t'ju kapin e do t'ju përndjekin. Do t'ju dorëzojnë nëpër sinagoga e nëpër burgje dhe do t'ju çojnë para mbretërve e qeveritarëve për shkak të emrit tim. 13 Kështu do të mund të dëshmoni. 14 Jini të vendosur e mos u parapërgatitni për vetëmbrojtjen tuaj, 15 sepse unë do t'ju jap zotësinë për të folur dhe një urti të tillë saqë askush nga kundërshtarët tuaj nuk do t'i bëjë ballë e nuk do ta kundërshtojë dot. 16 Deri edhe prindërit e vëllezërit, të afërmit e miqtë do t'ju tradhtojnë e do të vrasin disa prej jush. 17 Të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim, 18 por asnjë fije floku nuk do t'ju bjerë nga koka. 19 Me qëndresën tuaj do të fitoni shpirtrat tuaj».
Paralajmërimi i shkatërrimit të Jerusalemit
(Mt 24.15-21Mk 13.14-19)20 «Kur ta shihni Jerusalemin të rrethuar nga ushtritë, atëherë dijeni se shkretimi i tij është afër. 21 Kështu, ata që janë në Jude të arratisen maleve, ata që janë në Jerusalem të dalin jashtë tij dhe ata që janë nëpër fshatra të mos hyjnë në Jerusalem, 22 sepse këto janë ditët e shpagimit, në të cilat do të plotësohet çfarë është shkruar. 23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëkojnë fëmijë në ato ditë, se do të bjerë mjerim i madh mbi tokë dhe zemërim kundër këtij populli! 24 Ata do të bien nga tehu i shpatës e do të bëhen robër ndër të gjithë kombet dhe Jerusalemi do të shkelet nga kombet, derisa t'u mbarojë koha kombeve».
Ardhja e Birit të njeriut
(Mt 24.29-31Mk 13.24-27)25 «Do të ketë shenja në diell, në hënë e në yje. Në tokë kombet do t'i zërë tmerri e ankthi nga buçima e detit dhe e valëve. 26 Njerëzit për pak sa nuk do të vdesin nga frika dhe nga pritja e asaj që është duke rënë mbi botën, sepse pushtetet qiellore do të tranden. 27 Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi re me pushtet e me lavdi të madhe. 28 Kur të fillojnë të ndodhin këto gjëra, ngrihuni e ngrijeni kokën, se shpengimi juaj është afër».
Mësimi nga fiku
(Mt 24.32-35Mk 13.28-31)29 Pastaj Jezui u tregoi një shëmbëlltyrë: «Shikoni fikun e të gjitha pemët. 30 Sapo të shihni se kanë nxjerrë sytha, ju e dini se po afrohet vera. 31 Kështu edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër. 32 Me të vërtetë po ju them se kjo brezni nuk do të kalojë pa ndodhur të gjitha këto gjëra. 33 Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Jini syçelët
34 «Ruhuni që të mos ju rëndohen zemrat nëpër shfrenitë, dehjet dhe ankthet e kësaj jete e të mos ju kapë në befasi ajo ditë, 35 si të ishte një kurth. Ajo do të bjerë mbi të gjithë ata që jetojnë në mbarë faqen e dheut. 36 Prandaj jini të vëmendshëm gjatë gjithë kohës e lutuni që të mund t'u ikni të gjitha këtyre gjërave që do të ndodhin e që të mund të qëndroni para Birit të njeriut».
37 Gjatë ditës Jezui mësonte njerëzit në tempull, ndërsa natën e kalonte në një vend që quhej mali i Ullinjve. 38 Gjithë populli zgjohej herët në mëngjes për të dëgjuar Jezuin në tempull.
1 respiciens autem vidit eos
qui mittebant munera sua in gazofilacium divites
2 vidit autem et quandam viduam pauperculam
mittentem aera minuta duo
3 et dixit vere dico vobis
quia vidua haec pauper plus quam omnes misit
4 nam omnes hii ex abundanti sibi miserunt in munera Dei
haec autem ex eo quod deest illi
omnem victum suum quem habuit misit
5 Et quibusdam dicentibus de templo
quod lapidibus bonis et donis ornatum esset
dixit
6 haec quae videtis
venient dies in quibus non relinquetur lapis super lapidem
qui non destruatur
7 Interrogaverunt autem illum dicentes
praeceptor quando haec erunt et quod signum cum fieri incipient
8 qui dixit videte ne seducamini
multi enim venient in nomine meo dicentes quia ego sum
et tempus adpropinquavit nolite ergo ire post illos
9 cum autem audieritis proelia et seditiones nolite terreri
oportet primum haec fieri sed non statim finis
10 tunc dicebat illis surget gens contra gentem
et regnum adversus regnum
11 terraemotus magni erunt per loca et pestilentiae et
fames
terroresque de caelo et signa magna erunt
12 Sed ante haec omnia inicient vobis manus suas et persequentur
tradentes in synagogas et custodias
trahentes ad reges et praesides propter
nomen meum
13 continget autem vobis in testimonium
14 Ponite ergo in cordibus vestris
non praemeditari quemadmodum respondeatis
15 ego enim dabo vobis os et sapientiam
cui non poterunt resistere et contradicere omnes adversarii
vestri
16 trademini autem a parentibus et fratribus et cognatis et
amicis
et morte adficient ex vobis
17 et eritis odio omnibus propter nomen meum
18 et capillus de capite vestro non peribit
19 in patientia vestra possidebitis animas vestras
20 Cum autem videritis circumdari ab exercitu Hierusalem
tunc scitote quia adpropinquavit desolatio eius
21 Tunc qui in Iudaea sunt fugiant in montes
et qui in medio eius discedant
et qui in regionibus non intrent in eam
22 quia dies ultionis hii sunt
ut impleantur omnia quae scripta sunt
23 Vae autem praegnatibus et nutrientibus in illis diebus
Erit enim pressura magna supra terram et ira populo
huic
24 Et cadent in ore gladii
et captivi ducentur in omnes gentes
et Hierusalem calcabitur a gentibus
donec impleantur tempora nationum
25 Et erunt signa in sole et luna et stellis
et in terris pressura gentium
prae confusione sonitus maris et fluctuum
26 arescentibus hominibus prae timore et expectatione
quae supervenient universo orbi
nam virtutes caelorum movebuntur
27 Et tunc videbunt Filium hominis venientem in nube
cum potestate magna et maiestate
28 his autem fieri incipientibus
respicite et levate capita vestra
quoniam adpropinquat redemptio vestra
29 et dixit illis similitudinem videte ficulneam et omnes arbores
30 cum producunt iam ex se fructum scitis quoniam prope est aestas
31 ita et vos cum videritis haec fieri
scitote quoniam prope est regnum Dei
32 amen dico vobis
quia non praeteribit generatio haec donec omnia fiant
33 caelum et terra transibunt
verba autem mea non transient
34 Adtendite autem vobis
ne forte graventur corda vestra in crapula
et ebrietate et curis huius vitae
et superveniat in vos repentina dies illa
35 tamquam laqueus enim superveniet in omnes
qui sedent super faciem omnis terrae
36 vigilate itaque omni tempore orantes
ut digni habeamini fugere ista omnia quae futura sunt
et stare ante Filium hominis
37 erat autem diebus docens in templo
noctibus vero exiens morabatur in monte qui vocatur Oliveti
38 et omnis populus manicabat ad eum in templo audire eum