Vegimi i karrocave
1 Ngrita sërish sytë e, ja, pashë katër karroca që po dilnin mes dy malesh. Malet ishin prej bronzi. 2 Kuajt e karrocës së parë ishin të kuq, ata të karrocës së dytë të zinj, 3 të karrocës së tretë të bardhë e të karrocës së katërt laramanë. Kuajt ishin të fuqishëm. 4 Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Çfarë janë këto, imzot?». 5 Engjëlli m'u përgjigj: «Këto janë katër erërat e qiellit, që dalin pasi paraqiten para Zotit të mbarë tokës». 6 Karroca me kuaj të zinj u nis drejt veriut, ajo me kuaj të bardhë u nis më pas dhe ajo me kuaj laramanë u nis drejt jugut. 7 Kuajt turfullonin e mezi pritnin të përshkonin tokën. Ai u tha: «Shkoni e bjerini tokës kryq e tërthor!». Kështu, ata dolën dhe përshkuan tokën. 8 Ai më thirri e më tha: «Shih, ata që dolën drejt veriut i kanë dhënë prehje shpirtit tim në tokën e veriut».
Kurorat
9 Fjala e Zotit m'u drejtua: 10 «Merri dhuratat e të mërguarve, prej Heldait, prej Tobisë e prej Jedajahut, që u kthyen nga Babilonia e shko te shtëpia e Josisë, birit të Sofonisë. 11 Merre argjendin e arin e bëj kurora. Vendose në kokën e kryepriftit Jozueh, birit të Jehocadakut e 12 thuaji: “Kështu thotë Zoti i ushtrive: ja, ai që quhet pinjoll, do të mbijë që këtu e do të ndërtojë tempullin e Zotit. 13 Ai do ta ndërtojë tempullin e Zotit, do të ketë lavdi e do të sundojë ulur mbi fron. Në fron do të ulet edhe një prift e mes tyre do të ketë paqe”. 14 Kurorat të rrinë në tempullin e Zotit si përkujtimore në nder të Helemit, Tobisë, Jedajahut e Henit, birit të Sofonisë.
15 Edhe nga larg do të vijnë njerëz për të ndërtuar tempullin e Zotit. Kështu do ta dini që Zotit i ushtrive më dërgoi te ju. Kjo gjë ka për të ndodhur nëse me të vërtetë e dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj».
1 et conversus sum et levavi oculos meos et vidi
et ecce quattuor quadrigae egredientes de medio duorum montium
et montes montes aerei
2 in quadriga prima equi rufi et in quadriga secunda equi nigri
3 et in quadriga tertia equi albi
et in quadriga quarta equi varii fortes
4 et respondi et dixi ad angelum qui loquebatur in me
quid sunt haec domine mi
5 et respondit angelus et ait ad me isti sunt quattuor venti caeli
qui egrediuntur ut stent coram Dominatore omnis terrae
6 in quo erant equi nigri
egrediebantur in terra aquilonis
et albi egressi sunt post eos et varii egressi sunt ad terram austri
7 qui autem erant robustissimi
exierunt et quaerebant ire et discurrere per omnem terram
et dixit ite perambulate terram
et perambulaverunt terram
8 et vocavit me et locutus est ad me dicens
ecce qui egrediuntur in terram aquilonis
requiescere fecerunt spiritum meum in terra aquilonis
9 et factum est verbum Domini ad me dicens
10 sume a transmigratione ab Oldai et a Tobia et ab Idaia
et venies tu in die illa
et intrabis domum Iosiae filii Sofoniae
qui venerunt de Babylone
11 et sumes argentum et aurum et facies coronas
et pones in capite Iesu filii Iosedech sacerdotis magni
12 et loqueris ad eum dicens
haec ait Dominus exercituum dicens
ecce vir Oriens nomen eius
et subter eum orietur et aedificabit templum Domino
13 et ipse extruet templum Domino et ipse portabit gloriam
et sedebit et dominabitur super solio suo
et erit sacerdos super solio suo
et consilium pacis erit inter duos illos
14 et coronae erunt Helem et Tobiae et Idaiae et Hen filio Sofoniae
memoriale in templo Domini
15 et qui procul sunt venient et aedificabunt in templo Domini
et scietis quia Dominus exercituum misit me ad vos
erit autem hoc si auditu audieritis vocem Domini Dei vestri