Jereminë e kërcënojnë me vdekje
1 Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, Jeremisë iu drejtua kjo fjalë e Zotit e i tha: 2 «Kështu thotë Zoti: qëndro në tremen e tempullit të Zotit e thuaju të gjitha qyteteve të Judës, që vijnë për të adhuruar në tempullin e Zotit, të gjitha fjalët që të urdhëroj t'u thuash dhe mos hiq asnjë fjalë. 3 Ndoshta do të dëgjojnë dhe secili kthehet nga sjellja e vet e mbrapshtë. Edhe unë do të pendohem për të keqen që kisha menduar të bëja kundër tyre, për shkak të veprave të tyre të liga. 4 Ti thuaju: “Kështu thotë Zoti: nëse nuk më dëgjoni e nuk ecni sipas ligjit tim, që e kam vënë para jush, 5 e nuk i dëgjoni fjalët e profetëve, shërbëtorëve të mi, që jua kam dërguar pareshtur, por që ju nuk i keni dëgjuar, 6 do ta bëj këtë tempull si Shilohun e këtë qytet do ta kthej në mallkim për të gjitha kombet e tokës”».
7 Priftërinjtë, profetët e mbarë populli e dëgjuan Jereminë tek thoshte këto fjalë në tempullin e Zotit. 8 Pasi Jeremia mbaroi së thëni gjithçka i kishte urdhëruar Zoti t'i thoshte mbarë popullit, priftërinjtë, profetët e mbarë populli e kapën e i thanë: «Do të vdesësh. 9 Pse profetizove në emër të Zotit e the: “Ky tempull do të bëhet si Shilohu e ky qytet do të mbetet i shkretë e pa banorë”». Dhe mbarë populli u mblodh rreth Jeremisë, në tempullin e Zotit.
10 Kur i dëgjuan këto gjëra, prijësit e Judës u ngjitën nga pallati mbretëror në tempullin e Zotit dhe u ulën te hyrja e Portës së Re të tempullit të Zotit. 11 Atëherë priftërinjtë dhe profetët u thanë prijësve e mbarë popullit: «Ky njeri meriton gjykim me vdekje, sepse profetizoi kundër këtij qyteti, siç e dëgjuat me veshët tuaj».
12 Por Jeremia iu drejtua të gjithë prijësve e mbarë popullit e tha: «Zoti më dërgoi të profetizoj kundër këtij tempulli e këtij qyteti të gjitha fjalët që keni dëgjuar. 13 Prandaj, përmirësoni sjelljet dhe veprimet tuaja, dëgjojeni zërin e Zotit, Perëndisë suaj, dhe Zoti do të pendohet për të keqen që ka shpallur kundër jush. 14 Ndërsa unë, ja ku jam në dorën tuaj. Bëni me mua ç't'ju duket e mirë dhe e drejtë, 15 por dijeni mirë se, nëse doni të më vrisni, do të lyheni me gjak të pafajshëm ju e të gjithë banorët e këtij qyteti, se me të vërtetë Zoti më dërgoi te ju që të shpall në veshët tuaj të gjitha këto fjalë».
16 Atëherë prijësit dhe mbarë populli u thanë priftërinjve e profetëve: «Ky njeri nuk meriton të dënohet me vdekje, sepse na foli në emër të Zotit, Perëndisë sonë». 17 Atëherë disa prej pleqve të vendit u ngritën, iu drejtuan mbarë kuvendit të popullit e thanë: 18 «Mikah Morashtiu, që profetizonte në kohën e Ezekisë, mbretit të Judës, i pati thënë mbarë popullit të Judës: “Kështu thotë Zoti i ushtrive:
Sioni do të plugohet si ara,
Jerusalemi do të kthehet në gërmadhë
e mali i tempullit në rrafshnaltë pyjore”.
19 A e vranë atë Ezekia, mbreti i Judës, dhe mbarë Juda? A nuk e pati frikë Zotin, a nuk kërkoi dashamirësinë e Zotit dhe Zoti u pendua për të keqen që kishte shpallur kundër tyre? Por ne jemi duke përgatitur një kob të madh kundër vetes sonë».
20 Edhe dikush tjetër profetizoi në emër të Zotit, Urjahu, biri i Shemajahut nga Kirjat Jearimi. Ai profetizoi kundër këtij qyteti e kundër kësaj toke me të njëjtat fjalë si të gjitha ato që foli Jeremia. 21 Mbreti Jehojakim, të gjithë luftëtarët e tij dhe të gjithë prijësit i dëgjuan fjalët e tij, por mbreti deshi ta vriste. Atëherë Urjahu e mori vesh, pati frikë, mori arratinë dhe iku në Egjipt. 22 Pastaj mbreti Jehojakim dërgoi njerëz në Egjipt, Elnatanin, birin e Akborit, e të tjerë me të, 23 të cilët e nxorën Urjahun nga Egjipti dhe e sollën te mbreti Jehojakim që e vrau me shpatë dhe ia hodhi kufomën në gropën e njerëzve të zakonshëm.
24 Por Ahikami, biri i Shafanit, e mbrojti Jereminë që të mos e linin në dorë të popullit, për ta vrarë.
1 in principio regis Ioachim filii Iosiae regis
Iuda
factum est verbum istud a Domino dicens
2 haec dicit Dominus
sta in atrio domus Domini et loqueris ad omnes civitates Iuda
de quibus veniunt ut adorent in domo Domini
universos sermones quos ego mandavi tibi ut loquaris ad eos
noli subtrahere verbum
3 si forte audiant et convertantur unusquisque a via sua mala
et paeniteat me mali quod cogito facere eis
propter malitias studiorum eorum
4 et dices ad eos haec dicit Dominus
si non audieritis me ut ambuletis in lege mea quam dedi vobis
5 ut audiatis sermones servorum meorum prophetarum
quos ego misi ad vos de nocte consurgens et dirigens
et non audistis
6 dabo domum istam sicut Silo
et urbem hanc dabo in maledictionem cunctis gentibus terrae
7 et audierunt sacerdotes et prophetae et omnis populus
Hieremiam loquentem verba haec in domo Domini
8 cumque conplesset Hieremias loquens omnia
quae praeceperat ei Dominus
ut loqueretur ad universum populum
adprehenderunt eum sacerdotes et prophetae et omnis populus dicens
morte morietur
9 quare prophetavit in nomine Domini dicens
sicut Silo erit domus haec
et urbs ista desolabitur eo quod non sit habitator
et congregatus est omnis populus adversum Hieremiam in domum Domini
10 et audierunt principes Iuda verba haec
et ascenderunt de domo regis in domum Domini
et sederunt in introitu portae Domini novae
11 et locuti sunt sacerdotes et prophetae ad principes
et ad omnem populum dicentes
iudicium mortis est viro huic
quia prophetavit adversum civitatem istam
sicut audistis auribus vestris
12 et ait Hieremias ad omnes principes et ad universum populum dicens
Dominus misit me ut prophetarem ad domum istam
et ad civitatem hanc omnia verba quae audistis
13 nunc ergo bonas facite vias vestras et studia vestra
et audite vocem Domini Dei vestri
et paenitebit Dominum mali quod locutus est adversum vos
14 ego autem ecce in manibus vestris sum
facite mihi ut bonum et rectum est in oculis vestris
15 verumtamen scitote et cognoscite quod si occideritis me
sanguinem innocentem traditis contra vosmet ipsos
et contra civitatem istam et habitatores eius
in veritate enim misit me Dominus ad vos
ut loquerer in auribus vestris omnia verba haec
16 et dixerunt principes et omnis populus
ad sacerdotes et prophetas
non est viro huic iudicium mortis
quia in nomine Domini Dei nostri locutus est ad nos
17 surrexerunt ergo viri de senioribus terrae
et dixerunt ad omnem coetum populi loquentes
18 Michas de Morasthim fuit propheta
in diebus Ezechiae regis Iudae
et ait ad omnem populum Iudae dicens
haec dicit Dominus exercituum
Sion quasi ager arabitur et Hierusalem in acervum lapidum erit
et mons domus in excelsa silvarum
19 numquid morte condemnavit eum Ezechias rex Iuda et omnis Iuda
numquid non timuerunt Dominum et deprecati sunt faciem Domini
et paenituit Dominum mali
quod locutus erat adversum eos
itaque nos facimus malum grande contra animas nostras
20 fuit quoque vir prophetans in nomine Domini
Urias filius Semei de Cariathiarim
et prophetavit adversum civitatem istam
et adversum terram hanc iuxta universa verba Hieremiae
21 et audivit rex Ioachim et omnes potentes et principes
eius verba haec
et quaesivit rex interficere eum
et audivit Urias et timuit fugitque et ingressus est Aegyptum
22 et misit rex Ioachim viros in Aegyptum
Elnathan filium Achobor et viros cum eo in Aegyptum
23 et eduxerunt Uriam de Aegypto
et adduxerunt eum ad regem Ioachim
et percussit eum gladio
et proiecit cadaver eius in sepulchris vulgi ignobilis
24 igitur manus Ahicam filii Saphan fuit cum
Hieremia
ut non traderetur in manu populi et interficerent eum