Sauli takon Samuelin
1 Asokohe jetonte një benjaminas, me emrin Kish. Ai ishte një fisnik benjaminas, biri i Abielit, të birit të Cerorit, të birit të Bekoratit, të birit të Afijahut. 2 Ai kishte një djalë të hijshëm që quhej Saul. Në mbarë Izraelin nuk kishte burrë më të hijshëm se ai. Ai ishte shtatlartë, një kokë më lart se tërë populli.
3 Kishit, të atit të Saulit, i kishin humbur gomaricat, prandaj dhe i tha Saulit, të birit: «Merr me vete një prej djelmoshave e shko të kërkosh gomaricat». 4 Ata përshkuan malësinë e Efraimit dhe tokën e Shalishës, por nuk i gjetën. Kaluan pastaj nëpër tokën e Shalimit, por nuk ishin as aty. Përshkuan edhe tokën e Benjaminit, por nuk i gjetën.
5 Kur arritën në tokën e Cufit, Sauli i tha djaloshit që ishte me të: «Eja të kthehemi, përndryshe im atë në vend që të shqetësohet për gomaricat do të shqetësohet për ne». 6 Ai iu përgjigj: «Në këtë qytet gjendet një njeri i Perëndisë. Ai është njeri me peshë dhe çdo gjë që thotë, ndodh. Eja të shkojmë atje. Ndoshta do të na tregojë për udhëtimin tonë». 7 Sauli i tha shërbëtorit: «Çfarë do t'i çojmë po të shkojmë? Nuk kemi më bukë në strajca e asnjë dhuratë për t'ia dhënë njeriut të Perëndisë. Nuk kemi asgjë». 8 Shërbëtori iu përgjigj sërish: «Ja, kam në dorë një monedhë të vogël argjendi, po ia jap njeriut të Perëndisë që të na udhëzojë për udhëtimin tonë». 9 Asokohe, në Izrael, për njerëzit që donin të pyesnin Perëndinë ishte zakon të thoshin: «Ejani të shkojmë te vegimtari», sepse në atë kohë profetët e sotëm quheshin vegimtarë. 10 Atëherë Sauli i tha shërbëtorit: «Mirë thua, eja të shkojmë». Dhe shkuan në qytetin ku gjendej njeriu i Perëndisë.
11 Teksa po ngjitnin të përpjetën e qytetit, takuan disa vajza që kishin dalë për të nxjerrë ujë e u thanë: «A është këtu vegimtari?». 12 Ato u përgjigjën: «Po, këtu është, e keni përpara. Nxitoni, sepse sapo ka ardhur në qytet dhe populli do të kushtojë sot fli në faltoret në vende të larta. 13 Do ta gjeni kur të hyni në qytet, përpara se të ngjitet për të ngrënë në faltoret në vende të larta. Populli nuk ka për të ngrënë pa mbërritur ai, sepse të ftuarit hanë pasi ta ketë bekuar flinë. Po të ngjiteni tani, do ta gjeni menjëherë». 14 Ata u ngjitën në qytet dhe, kur hynë brenda, e gjetën Samuelin duke dalë për të shkuar te faltoret në vende të larta.
15 Zoti e kishte njoftuar Samuelin një ditë përpara se të vinte Sauli e i kishte thënë: 16 «Nesër në këtë kohë, do të dërgoj te ti një burrë prej fisit të Benjaminit. Vajose si prijës të popullit tim, Izraelit. Ai do ta shpëtojë popullin tim prej dorës së filistinëve, se e pashë mjerimin që e ka kapluar popullin tim». 17 Kur Samueli e pa Saulin, Zoti i tha: «Ja, burri për të cilin të fola. Ai ka për ta zotëruar popullin tim».
18 Sauli iu afrua Samuelit në mes të portës e i tha: «Të lutem, më trego ku është shtëpia e vegimtarit?». 19 Samueli iu përgjigj: «Unë jam vegimtari. Shko para meje te faltoret në vende të larta, se do të hamë bashkë sot. Nesër do të të tregoj për gjithçka që ke në zemër e pastaj do të të nis. 20 Sa për gomaricat që të humbën tri ditë më parë, mos u shqetëso, se i kanë gjetur. E kujt do t'i përkasë tërë ëndja e Izraelit, në mos ty e tërë familjes tënde?». 21 Sauli u përgjigj: «A nuk jam unë prej fisit të Benjaminit, prej fisit më të vogël të Izraelit dhe prej familjes më të vogël brenda fisit të Benjaminit? Përse, pra, ma thua këtë fjalë?».
22 Atëherë Samueli e futi brenda në dhomë Saulin e shërbëtorin e tij dhe i vuri në krye të të ftuarve. Aty ishin rreth tridhjetë vetë. 23 Pastaj Samueli i tha gjellëbërësit: «Sille pjesën që të dhashë e për të cilën të thashë ta vije mënjanë». 24 Gjellëbërësi mori kofshën dhe bishtin e ia vuri para Saulit. Samueli i tha: «Ja, pjesa që u vu mënjanë për ty. Ha se është ruajtur për ty për këtë të kremte ku kam ftuar popullin». Sauli hëngri atë ditë bashkë me Samuelin.
25 Kur zbritën në qytet prej faltoreve në vende të larta, i vunë për të fjetur në tarracë . 26 Të nesërmen u ngritën që në të gdhirë. Samueli e thirri Saulin në tarracë e i tha: «Bëhu gati të nisesh». Pasi u bë gati, Sauli e Samueli dolën që të dy përjashta. 27 Teksa po i afroheshin fundit të qytetit, Samueli i tha Saulit: «Thuaji djaloshit të shkojë para nesh». Kur u largua djaloshi, i tha: «Ti ndalu pak që të të njoftoj fjalën e Perëndisë».
1 et erat vir de Beniamin nomine Cis filius Abihel
filii Seror filii Bechoreth filii Afia
filii viri Iemini fortis robore
2 et erat ei filius vocabulo Saul electus et bonus
et non erat vir de filiis Israhel melior illo
ab umero et sursum eminebat super omnem populum
3 perierant autem asinae Cis patris Saul
et dixit Cis ad Saul filium suum
tolle tecum unum de pueris et consurgens vade et quaere asinas
qui cum transissent per montem Ephraim
4 et per terram Salisa et non invenissent
transierunt etiam per terram Salim et non erant
sed et per terram Iemini et minime reppererunt
5 cum autem venissent in terram Suph
dixit Saul ad puerum suum qui erat cum eo
veni et revertamur ne forte dimiserit pater meus asinas
et sollicitus sit pro nobis
6 qui ait ei ecce est vir Dei in civitate hac vir
nobilis
omne quod loquitur absque ambiguitate venit
nunc ergo eamus illuc
si forte indicet nobis de via nostra propter quam venimus
7 dixitque Saul ad puerum suum
ecce ibimus quid feremus ad virum
panis defecit in sitarciis nostris
et sportulam non habemus ut demus homini Dei nec quicquam aliud
8 rursum puer respondit Sauli et ait
ecce inventa est in manu mea quarta pars stateris argenti
demus homini Dei ut indicet nobis viam nostram
9 olim in Israhel sic loquebatur unusquisque vadens consulere Deum
venite et eamus ad videntem
qui enim propheta dicitur hodie vocabatur olim videns
10 et dixit Saul ad puerum suum optimus sermo tuus veni eamus
et ierunt in civitatem in qua erat vir Dei
11 cumque ascenderent clivum civitatis
invenerunt puellas egredientes ad hauriendam aquam
et dixerunt eis num hic est videns
12 quae respondentes dixerunt illis hic est
ecce ante te festina nunc hodie enim venit in civitate
quia sacrificium est hodie populo in excelso
13 ingredientes urbem statim invenietis eum
antequam ascendat excelsum ad vescendum
neque enim comesurus est populus donec ille veniat
quia ipse benedicit hostiae
et deinceps comedunt qui vocati sunt
nunc ergo conscendite quia hodie repperietis eum
14 et ascenderunt in civitatem
cumque illi ambularent in medio urbis
apparuit Samuhel egrediens obviam eis ut ascenderet in excelsum
15 Dominus autem revelaverat auriculam Samuhel
ante unam diem quam veniret Saul dicens
16 hac ipsa quae nunc est hora cras
mittam ad te virum de terra Beniamin
et ungues eum ducem super populum meum Israhel
et salvabit populum meum de manu Philisthinorum
quia respexi populum meum venit enim clamor eorum ad me
17 cumque aspexisset Samuhel Saulem
Dominus ait ei ecce vir quem dixeram tibi
iste dominabitur populo meo
18 accessit autem Saul ad Samuhelem in medio portae et ait
indica oro mihi ubi est domus videntis
19 et respondit Samuhel Sauli dicens
ego sum videns ascende ante me in excelsum
ut comedatis mecum hodie et dimittam te mane
et omnia quae sunt in corde tuo indicabo tibi
20 et de asinis quas perdidisti nudius tertius
ne sollicitus sis quia inventae sunt
et cuius erunt optima quaeque Israhel
nonne tibi et omni domui patris tui
21 respondens autem Saul ait
numquid non filius Iemini ego sum de minima tribu Israhel
et cognatio mea novissima inter omnes familias de tribu Beniamin
quare ergo locutus es mihi sermonem istum
22 adsumens itaque Samuhel Saulem et puerum eius
introduxit eos in triclinium
et dedit eis locum in capite eorum qui fuerant invitati
erant enim quasi triginta viri
23 dixitque Samuhel coco
da partem quam dedi tibi et praecepi ut reponeres seorsum apud te
24 levavit autem cocus armum et posuit ante Saul
dixitque Samuhel ecce quod remansit pone ante te et comede
quia de industria servatum est tibi quando populum vocavi
et comedit Saul cum Samuhel in die illa
25 et descenderunt de excelso in oppidum
et locutus est cum Saul in solario
26 cumque mane surrexissent et iam dilucesceret
vocavit Samuhel Saul in solarium dicens
surge ut dimittam te
et surrexit Saul egressique sunt ambo ipse videlicet et Samuhel
27 cumque descenderent in extrema parte civitatis
Samuhel dixit ad Saul dic puero ut antecedat nos et transeat
tu autem subsiste paulisper ut indicem tibi verbum Domini