Fundi i mbretërisë së Izraelit
1 Në vitin e dymbëdhjetë të mbretërimit të Ahazit në Judë, Hosea, biri i Elahut, u bë mbret i Izraelit dhe sundoi për nëntë vjet në Samari. 2 Hosea bëri çka është keq në sytë e Zotit, por jo si mbretërit e tjerë të Izraelit që kishin mbretëruar para tij. 3 Shalmaneseri, mbreti i Asirisë, e sulmoi Hosenë, i cili iu nënshtrua e i paguante tagra. 4 Por mbreti i Asirisë zbuloi se Hosea e kishte tradhtuar, sepse kishte dërguar lajmëtarë te mbreti i Egjiptit në So dhe nuk ia kishte paguar tagrin e përvitshëm mbretit të Asirisë. Atëherë mbreti i Asirisë e kapi Hosenë dhe e futi në burg. 5 Ai pushtoi mbarë vendin, sulmoi Samarinë dhe e mbajti të rrethuar për tre vjet. 6 Në vitin e nëntë të mbretërimit të Hosesë, mbreti i Asirisë e pushtoi Samarinë, banorët e Izraelit i çoi në mërgim në Asiri dhe i vuri të banojnë në Halah, në krahinën e Gozanit pranë lumit Habor dhe në qytetet e Medës.
Robërimi i Izraelit
7 Kjo ndodhi ngaqë izraelitët kishin mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë së tyre, që i kishte nxjerrë nga toka e Egjiptit dhe nga zgjedha e faraonit, mbretit të Egjiptit, por ata kishin nderuar perëndi të tjerë. 8 Izraelitët kishin ndjekur doket e kombeve, që Zoti kishte dëbuar para syve të tyre, dhe doket që kishin futur mbretërit e Izraelit. 9 Me veprat e tyre të padrejta, izraelitët bënë gjëra të pështira kundër Zotit, Perëndisë së tyre, dhe ndërtuan faltore nëpër vende të larta në të gjitha qytetet e tyre, që nga kullat e vrojtimit e deri te qytetet e fortifikuara. 10 Ata ngritën përmendore të shenjta dhe shtylla të Asherasë në çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur. 11 Ata kushtuan temjan nëpër faltoret në vende të larta, ashtu si kombet që Zoti kishte dëbuar para tyre, dhe bënë ligësi që ndezën zemërimin e Zotit. 12 Ata u shërbyen idhujve, për të cilët Zoti u kishte urdhëruar të mos e bënin. 13 Zoti e kishte paralajmëruar Izraelin dhe Judën përmes profetëve dhe vegimtarëve e u kishte thënë: «Kthehuni nga udha juaj e ligë e mbajini urdhërimet, rregullat dhe mbarë ligjet që u kam urdhëruar paraardhësve tuaj e që ju kam urdhëruar edhe juve përmes profetëve, shërbëtorëve të mi».
14 Por izraelitët nuk dëgjuan e u bënë kokëfortë, ashtu si paraardhësit e tyre, që nuk besuan te Zoti, Perëndia i tyre. 15 Ata i përbuzën rregullat dhe besëlidhjen që Zoti kishte bërë me paraardhësit e tyre, si dhe paralajmërimet që u kishte dhënë përmes dëshmive. U dhanë pas idhujve të kotë e u bënë vetë kotësi, si dhe pas kombeve që i rrethonin, për të cilët Zoti i kishte urdhëruar të mos silleshin si ata. 16 Izraelitët i braktisën të gjitha urdhërimet e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe bënë dy idhuj demash prej metali dhe një shtyllë të Asherasë. Adhuruan mbarë ushtrinë qiellore dhe i shërbyen Baalit. 17 Kushtuan bijtë e bijat e tyre në zjarr, u morën me shortari e me magji dhe ia shitën shpirtin të keqes kundër Zotit, duke ndezur kështu zemërimin e tij. 18 Zoti u zemërua shumë me Izraelin, prandaj e dëboi larg pranisë së tij. Mbeti vetëm fisi i Judës.
19 As judenjtë nuk i mbajtën urdhërimet e Zotit, Perëndisë së tyre, por ecën sipas dokeve të Izraelit. 20 Kështu, Zoti e hodhi poshtë mbarë farën e Izraelit, i poshtëroi dhe i dha në duart e kusarëve, derisa i dëboi nga prania e tij.
21 Izraeli u shkëput nga shtëpia e Davidit dhe bëri mbret Jeroboamin, birin e Nebatit, i cili e largoi Izraelin nga Zoti dhe e shtyu të mëkatojë rëndë. 22 Që nga ajo kohë izraelitët u dhanë pas të gjitha mëkateve të Jeroboamit e nuk u shmangën prej tyre, 23 derisa Zoti i dëboi nga prania e tij, ashtu siç kishte thënë përmes profetëve, shërbëtorëve të tij. Kështu, izraelitët u dëbuan nga toka e tyre dhe janë në mërgim në Asiri edhe sot e kësaj dite.
Prejardhja e samaritanëve
24 Mbreti i Asirisë solli popullsi nga Babilonia, nga Kuta, nga Avahu, nga Hamati e nga Sefarvaimi dhe i vendosi në qytetet e Samarisë, në vend të izraelitëve. Këta popuj e bënë Samarinë pronë të tyre dhe banuan në qytetet e saj. 25 Në fillim ata nuk e druanin Zotin dhe Zoti u dërgoi luanë, që t'i shqyenin. 26 I dërguan lajm mbretit të Asirisë e i thanë: «Kombet që dërgove në mërgim për të banuar në qytetet e Samarisë, nuk i njohin ligjet e Perëndisë së asaj toke, prandaj ai u ka dërguar luanë, që po i shqyejnë për shkak se ata nuk i dinë ato ligje». 27 Atëherë mbreti i Asirisë urdhëroi të çonin në Samari njërin nga priftërinjtë që kishin shpërngulur, që ai të shkonte, të banonte atje e t'u mësonte ligjet e Perëndisë së asaj toke. 28 Kështu, njëri nga priftërinjtë që kishin shpërngulur nga Samaria, u kthye e u vendos në Betel. Ai u mësoi si të druanin Zotin.
29 Megjithatë, çdo popull bëri perëndinë e vet. Idhujt i vendosën nëpër tempujt apo nëpër faltoret në vende të larta, që kishin ndërtuar samaritanët. Kështu bëri çdo popull në qytetin ku banonte. 30 Babilonasit punuan idhullin e Sukot Benotit, kutitët bënë idhullin e Nergalit, hamatitët bënë Ashimanë, 31 avitët bënë Nibhazin, tartakitët dhe sefarvitët u kushtonin fëmijët në zjarr Adramelekut dhe Anamelekut, perëndive të Sefarvaimit. 32 Ata druanin edhe Zotin, prandaj caktuan njerëz të tyre si priftërinj për faltoret në vende të larta, që të kushtonin fli për ta nëpër tempujt që ndodheshin atje. 33 Ndërkohë që druanin Zotin, ata u shërbenin edhe perëndive të tyre, sipas zakoneve të vendeve nga kishin ardhur në mërgim.
34 Ata ndjekin doket e mëparshme edhe sot e kësaj dite dhe nuk e druajnë Zotin. Ata nuk veprojnë sipas rregullave, vendimeve, ligjit e urdhërimeve që Zoti u urdhëroi pasardhësve të Jakobit, të cilin e quajti Izrael. 35 Zoti kishte bërë një besëlidhje me ta dhe u kishte dhënë këtë urdhër: «Mos druani perëndi të tjerë, mos u përkulni para tyre, mos u shërbeni e mos u kushtoni flijime. 36 Druani Zotin, që ju nxori nga toka e Egjiptit me forcën dhe me fuqinë e krahut të tij. Atë druani, para tij përkuluni dhe atij kushtojini flijime. 37 Mbajini çdo ditë rregullat, vendimet, ligjin dhe urdhërimet që ai shkroi për ju. Mos druani perëndi të tjerë! 38 Mos harroni besëlidhjen që bëra me ju dhe mos druani perëndi të tjerë! 39 Druani Zotin, Perëndinë tuaj, e ai do t'ju shpëtojë nga zgjedha e armiqve». 40 Por ata nuk e dëgjuan dhe vazhduan të veprojnë sipas zakoneve të mëparshme.
41 Kështu, këta popuj e druanin Zotin, por u shërbenin edhe idhujve të tyre. Edhe sot e kësaj dite, bijtë dhe bijtë e bijve të tyre veprojnë siç vepruan etërit e tyre.
1 anno duodecimo Ahaz regis Iuda
regnavit Osee filius Hela in Samaria super Israhel novem annis
2 fecitque malum coram Domino
sed non sicut reges Israhel qui ante eum fuerant
3 contra hunc ascendit Salmanassar rex Assyriorum
et factus est ei Osee servus reddebatque illi tributa
4 cumque deprehendisset rex Assyriorum Osee
quod rebellare nitens misisset nuntios ad Sua regem Aegypti
ne praestaret tributa regi Assyriorum
sicut singulis annis solitus erat
obsedit eum et vinctum misit in carcerem
5 pervagatusque est omnem terram
et ascendens Samariam obsedit eam tribus annis
6 anno autem nono Osee cepit rex Assyriorum Samariam
et transtulit Israhel in Assyrios
posuitque eos in Ala et in Habor iuxta fluvium Gozan
in civitatibus Medorum
7 factum est enim cum peccassent filii Israhel Domino Deo suo
qui eduxerat eos de terra Aegypti de manu Pharaonis regis Aegypti
coluerunt deos alienos
8 et ambulaverunt iuxta ritum gentium
quas consumpserat Dominus in conspectu filiorum Israhel
et regum Israhel quia similiter fecerant
9 et operuerunt filii Israhel verbis
non rectis Dominum Deum suum
et aedificaverunt sibi excelsa in cunctis urbibus suis
a turre custodum usque ad civitatem munitam
10 feceruntque sibi statuas et lucos
in omni colle sublimi et subter omne lignum nemorosum
11 et adolebant ibi incensum super aras
in more gentium quas transtulerat Dominus a facie eorum
feceruntque verba pessima inritantes Dominum
12 et coluerunt inmunditias
de quibus praecepit Dominus eis ne facerent verbum hoc
13 et testificatus est Dominus in Israhel et in Iuda
per manum omnium prophetarum et videntum dicens
revertimini a viis vestris pessimis
et custodite praecepta mea et caerimonias
iuxta omnem legem quam praecepi patribus vestris
et sicut misi ad vos in manu servorum meorum prophetarum
14 qui non audierunt sed induraverunt cervicem suam
iuxta cervicem patrum suorum
qui noluerunt oboedire Domino Deo suo
15 et abiecerunt legitima eius
et pactum quod pepigit cum patribus eorum
et testificationes quibus contestatus est eos
secutique sunt vanitates et vane egerunt
et secuti sunt gentes quae erant per circuitum eorum
super quibus praeceperat Dominus eis
ut non facerent sicut et illae faciebant
16 et dereliquerunt omnia praecepta Domini Dei sui
feceruntque sibi conflatiles duos vitulos et lucos
et adoraverunt universam militiam caeli servieruntque Baal
17 et consecrabant ei filios suos et filias suas per ignem
et divinationibus inserviebant et auguriis
et tradiderunt se ut facerent malum coram Domino
et inritarent eum
18 iratusque est Dominus vehementer Israhel
et abstulit eos de conspectu suo
et non remansit nisi tribus Iuda tantummodo
19 sed nec ipse Iuda custodivit mandata Domini Dei sui
verum ambulavit in erroribus Israhel quos operatus fuerat
20 proiecitque Dominus omne semen Israhel
et adflixit eos et tradidit in manu diripientium
donec proiceret eos a facie sua
21 ex eo iam tempore quo scissus est Israhel a domo David
et constituerunt sibi regem Hieroboam filium Nabath
separavit enim Hieroboam Israhel a Domino
et peccare eos fecit peccatum magnum
22 et ambulaverunt filii Israhel in universis peccatis Hieroboam quae
fecerat
non recesserunt ab eis
23 usquequo auferret Dominus Israhel a facie sua
sicut locutus fuerat in manu omnium servorum suorum prophetarum
translatusque est Israhel de terra sua in Assyrios
usque in diem hanc
24 adduxit autem rex Assyriorum
de Babylone et de Chutha et de Haiath
et de Emath et de Sepharvaim
et conlocavit eos in civitatibus Samariae pro filiis Israhel
qui possederunt Samariam et habitaverunt in urbibus eius
25 cumque ibi habitare coepissent non timebant Dominum
et inmisit eis Dominus leones qui interficiebant eos
26 nuntiatumque est regi Assyriorum et dictum
gentes quas transtulisti et habitare fecisti in civitatibus Samariae
ignorant legitima Dei terrae
et inmisit in eos Dominus leones et ecce interficiunt eos
eo quod ignorent ritum Dei terrae
27 praecepit autem rex Assyriorum dicens
ducite illuc unum de sacerdotibus quos inde captivos adduxistis
et vadat et habitet cum eis et doceat eos legitima Dei terrae
28 igitur cum venisset unus de sacerdotibus his
qui captivi ducti fuerant de Samaria
habitavit in Bethel et docebat eos quomodo colerent Dominum
29 et unaquaeque gens fabricata est deum suum
posueruntque eos in fanis excelsis quae fecerant Samaritae
gens et gens in urbibus suis in quibus habitabant
30 viri enim babylonii fecerunt Socchothbenoth
viri autem chutheni fecerunt Nergel
et viri de Emath fecerunt Asima
31 porro Evei fecerunt Nebaaz et Tharthac
hii autem qui erant de Sepharvaim conburebant filios suos igni
Adramelech et Anamelech diis Sepharvaim
32 et nihilominus colebant Dominum
fecerunt autem sibi de novissimis sacerdotes excelsorum
et ponebant eos in fanis sublimibus
33 et cum Dominum colerent diis quoque suis serviebant
iuxta consuetudinem gentium de quibus translati fuerant Samariam
34 usque in praesentem diem morem sequuntur antiquum
non timent Dominum neque custodiunt caerimonias eius
et iudicia et legem et mandatum
quod praeceperat Dominus filiis Iacob quem cognominavit Israhel
35 et percusserat cum eis pactum et mandaverat eis dicens
nolite timere deos alienos
et non adoretis eos neque colatis et non immoletis eis
36 sed Dominum Deum vestrum qui eduxit vos de terra Aegypti
in fortitudine magna et in brachio extento
ipsum timete illum adorate et ipsi immolate
37 caerimonias quoque et iudicia et legem et mandatum quod scripsit vobis
custodite
ut faciatis cunctis diebus et non timeatis deos alienos
38 et pactum quod percussi vobiscum nolite oblivisci
nec colatis deos alienos
39 sed Dominum Deum vestrum timete
et ipse eruet vos de manu omnium inimicorum vestrorum
40 illi vero non audierunt
sed iuxta consuetudinem suam pristinam perpetrabant
41 fuerunt igitur gentes istae timentes quidem Dominum
sed nihilominus et idolis suis servientes
nam et filii eorum et nepotes
sicut fecerunt parentes sui
ita faciunt usque in praesentem diem