Udhëtimi i Ezrës
1 Pas këtyre ngjarjeve, gjatë sundimit të Artakserksit, mbretit të Persisë, Ezra, biri i Serajahut, të birit të Azarjahut, të birit të Hilkiahut, 2 të birit të Shalumit, të birit të Cadokut, të birit të Ahitubit, 3 të birit të Amarjahut, të birit të Azarjahut, të birit të Merajotit, 4 të birit të Zerahjahut, të birit të Uziut, të birit të Bukiut, 5 të birit të Abishuait, të birit të Finehasit, të birit të Eleazarit, të birit të Aronit, kryepriftit, 6 pra, vetë Ezra u kthye prej Babilonisë. Ai ishte shkrues i aftë i ligjit të Moisiut, dhënë nga Zoti, Perëndia i Izraelit. Mbreti ia plotësoi të gjitha kërkesat Ezrës, sepse dora e Zotit, Perëndisë së tij, ishte me të. 7 Në vitin e shtatë të mbretërimit të Artakserksit erdhën në Jerusalem disa izraelitë, priftërinj, levitë, këngëtarë, derëtarë e shërbëtorë të tempullit. 8 Ezra mbërriti në Jerusalem në muajin e pestë të vitit të shtatë të mbretërimit të tij. 9 Ai u nis nga Babilonia në ditën e parë të muajit të parë dhe mbërriti në Jerusalem në ditën e parë të muajit të pestë, sepse mbi të ishte dora mirëbërëse e Perëndisë. 10 Ezra ishte dhënë me gjithë zemër pas shqyrtimit të ligjit të Zotit, për ta zbatuar e për t'u mësuar izraelitëve rregullat dhe vendimet e tij.
Urdhëresa e Artakserksit
11 Kjo është letra e shkruar që mbreti Artakserks i dha priftit Ezra, shkruesit, që i njihte mirë urdhërimet dhe rregullat e Zotit për Izraelin: 12 «Artakserksi, mbreti i mbretërve, priftit Ezra, shkruesit të ligjit të Perëndisë së qiellit, shëndet e paqe! 13 Kam nxjerrë një urdhëresë sipas së cilës, kushdo nga populli i Izraelit, nga priftërinjtë e nga levitët, që jeton në mbretërinë time e që dëshiron të shkojë në Jerusalem, të vijë me ty. 14 Për më tepër, ty po të dërgon vetë mbreti dhe shtatë këshilltarët e tij, për të mbikëqyrur Judën dhe Jerusalemin sipas ligjit, të Perëndisë tënd, që e ke marrë me vete, 15 dhe për të çuar në Jerusalem argjendin e arin që mbreti dhe këshilltarët e tij i kanë dhuruar Perëndisë së Izraelit, që e ka banesën atje, 16 si edhe tërë argjendin e arin që mund të mbledhësh në krahinën e Babilonisë, bashkë me dhuratat vullnetare të popullit e të priftërinjve për tempullin e Perëndisë në Jerusalem. 17 Me këto para do të kujdesesh të blesh dema, desh, qengja, fli kushtimi e stërpikjeje, që t'i kushtosh mbi altarin e tempullit të Perëndisë në Jerusalem. 18 Sa për pjesën tjetër të argjendit e të arit që do të teprojë, përdore si të të duket mirë ty dhe vëllezërve të tu, sipas vullnetit të Perëndisë tënd. 19 Enët që t'u dhanë për shërbesën në tempullin e Perëndisë tënd, paraqiti para Perëndisë së Jerusalemit. 20 Për çdo nevojë tjetër të tempullit të Perëndisë tënd, për të cilën do të të takojë ty të blesh, do të marrësh prej thesarit mbretëror.
21 Unë, mbreti Artakserks, kam nxjerrë këtë urdhëresë për të gjithë thesarmbajtësit e krahinës përtej lumit: çfarëdo që të kërkojë prifti Ezra, shkruesi i ligjit të Perëndisë së qiellit, t'i jepet pa vonesë! 22 T'i jepen deri në tre mijë kilogramë argjend, tridhjetë mijë kilogramë grurë, katër mijë litra verë, katër mijë litra vaj, si dhe kripë në sasi të pakufizuar. 23 Çfarëdo që të ketë urdhëruar Perëndia i qiellit të zbatohet me përpikëri për tempullin e Perëndisë së qiellit, që zemërimi i tij të mos bjerë mbi mbretërinë, mbi mbretin e mbi bijtë e tij. 24 Ju bëjmë po ashtu me dije se nuk keni të drejtë t'i kërkoni tatime, tagra e detyrime priftërinjve, levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, të përkushtuarve dhe shërbëtorëve të tempullit të Perëndisë. 25 Sa për ty, Ezra, sipas urtisë që ke prej Perëndisë tënd, ngarkohesh me caktimin e zyrtarëve dhe të gjyqtarëve që do të udhëheqin popullin e krahinës përtej lumit, domethënë të gjithë ata që njohin ligjet e Perëndisë tënd. Atyre që nuk i njohin, mësojua. 26 Kush nuk e zbaton ligjin e Perëndisë tënd dhe urdhëresën e mbretit, të dënohet menjëherë, me vdekje, me dëbim, me marrje të pasurisë ose me burgim».
27 Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i etërve tanë, që e frymëzoi kështu zemrën e mbretit, për t'i dhënë hijeshi tempullit të Zotit në Jerusalem. 28 Ai më bëri të gjej mirësi para mbretit, para këshilltarëve të tij dhe para gjithë zyrtarëve të fuqishëm të mbretit. E kështu mora forcë prej dorës së Perëndisë, që është mbi mua, dhe mblodha krerët e Izraelit, që të vinin me mua.
1 post haec autem verba in regno Artarxersis regis Persarum
Ezras filius Saraiae filii Azariae filii Helciae
2 filii Sellum
filii Sadoc filii Achitob
3 filii Amariae
filii Azariae filii Maraioth
4 filii Zaraiae
filii Ozi filii Bocci
5 filii Abisue filii Finees filii Eleazar
filii Aaron sacerdotis ab initio
6 ipse Ezras ascendit de Babylone et ipse scriba velox in lege Mosi
quam dedit Dominus Deus Israhel
et dedit ei rex secundum manum Domini Dei eius super eum
omnem petitionem eius
7 et ascenderunt de filiis Israhel
et de filiis sacerdotum et de filiis Levitarum
et de cantoribus et de ianitoribus et de Nathinneis in Hierusalem
anno septimo Artarxersis regis
8 et venerunt in Hierusalem mense quinto
ipse est annus septimus regis
9 quia in primo die mensis primi coepit ascendere de Babylone
et in primo mensis quinti venit in
Hierusalem
iuxta manum Dei sui bonam super se
10 Ezras enim paravit cor suum ut investigaret legem Domini
et faceret et doceret in Israhel praeceptum et iudicium
11 hoc est autem exemplar epistulae edicti
quod dedit rex Artarxersis Ezrae sacerdoti
scribae erudito in sermonibus et praeceptis Domini
et caerimoniis eius in Israhel
12 Artarxersis rex regum
Ezrae sacerdoti scribae legis Dei caeli doctissimo salutem
13 a me decretum est ut cuicumque placuerit in regno meo
de populo Israhel et de sacerdotibus eius et de Levitis
ire in Hierusalem tecum vadat
14 a facie enim regis et septem consiliatorum eius missus es
ut visites Iudaeam et Hierusalem in lege Dei tui quae est in manu tua
15 et ut feras argentum et aurum
quod rex et consiliatores eius sponte obtulerunt Deo Israhel
cuius in Hierusalem tabernaculum est
16 et omne argentum et aurum
quodcumque inveneris in universa provincia Babylonis
et populus offerre voluerit
et de sacerdotibus qui sponte obtulerint
domui Dei sui
quae est in Hierusalem
17 libere accipe et studiose eme de hac pecunia
vitulos arietes agnos et sacrificia et libamina eorum
et offer ea super altare templi Dei vestri quod est in Hierusalem
18 sed et si quid tibi et fratribus tuis placuerit
de reliquo argento et auro ut faciatis
iuxta voluntatem Dei vestri facite
19 vasa quoque quae dantur tibi in ministerium domus Dei tui
trade in conspectu Dei Hierusalem
20 sed et cetera quibus opus fuerit in domo Dei tui
quantumcumque necesse est ut expendas
dabis de thesauro et de fisco regis
21 et a me
ego Artarxersis rex statui atque decrevi
omnibus custodibus arcae publicae qui sunt trans Flumen
ut quodcumque petierit a vobis Ezras sacerdos scriba legis Dei caeli
absque mora detis
22 usque ad argenti talenta centum
et usque ad frumenti choros centum
et usque ad vini batos centum et usque ad batos olei centum
sal vero absque mensura
23 omne quod ad ritum Dei caeli pertinet
tribuatur diligenter in domo Dei caeli
ne forte irascatur contra regnum regis et filiorum eius
24 vobisque notum facimus
de universis sacerdotibus et Levitis
cantoribus ianitoribus Nathinneis et ministris
domus Dei huius
ut vectigal et tributum et annonas non habeatis potestatem inponendi
super eos
25 tu autem Ezras secundum sapientiam Dei tui
quae est in manu tua
constitue iudices et praesides
ut iudicent omni populo qui est trans Flumen
his videlicet qui noverunt legem Dei tui
sed et inperitos docete libere
26 et omnis qui non fecerit legem Dei tui et legem regis diligenter
iudicium erit de eo sive in mortem sive in exilium
sive in condemnationem substantiae eius vel certe in carcerem
27 benedictus Dominus Deus patrum nostrorum
qui dedit hoc in corde regis
ut glorificaret domum Domini quae est in Hierusalem
28 et in me inclinavit misericordiam
coram rege et consiliatoribus eius
et universis principibus regis potentibus
et ego confortatus manu Domini Dei mei quae erat in me
congregavi de Israhel principes qui ascenderent mecum