Jozefi dhe gruaja e Potifarit
1 Jozefin e sollën në Egjipt. Potifari, një egjiptian, oborrtar i faraonit e komandant i rojave, e bleu Jozefin nga dora e ishmaelitëve që e kishin sjellë aty. 2 Zoti ishte me Jozefin dhe atij i shkonte mbarë. Ai banoi në shtëpinë e zotërisë së tij egjiptian. 3 Potifari e pa se Zoti ishte me të e ia sillte mbarë në çdo gjë që bënte. 4 Jozefi gjeti hir para Potifarit e u bë shërbëtori i tij. Ky e caktoi kujdestar të shtëpisë e gjithçka që kishte e la në dorë të Jozefit. 5 Qëkurse Potifari e vuri kujdestar të shtëpisë e të gjithçkaje të tijën, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptianit për shkak të Jozefit. Zoti i bekoi çdo gjë që kishte në shtëpi e në fushë. 6 Potifari ia la në dorë Jozefit gjithçka që kishte e nuk shqetësohej më për asgjë, përveç bukës që hante.
Jozefi ishte i bukur e i pashëm. 7 Pas këtyre ngjarjeve, gruaja e zotërisë së tij, ia vuri syrin Jozefit e i tha: «Fli me mua!». 8 Jozefi nuk pranoi e i tha: «Falë meje, imzot nuk shqetësohet më për shtëpinë e gjithçka që ka ma ka lënë në dorë. 9 Askush në këtë shtëpi nuk është më i madh se unë. Ai nuk më ka mohuar asgjë përveç teje, sepse ti je gruaja e tij. Si të bëj një gjë kaq të keqe e të mëkatoj kundër Perëndisë?». 10 Ndonëse ajo i fliste përditë, Jozefi nuk pranoi të shtrihej e të flinte me të. 11 Por një ditë ai hyri në shtëpi për të bërë punët e veta dhe në shtëpi nuk kishte njeri. 12 Atëherë ajo e kapi prej rrobave e i tha: «Fli me mua!». Ai ia la rrobat në dorë e iku e doli përjashta. 13 Kur pa se Jozefi ia la rrobat në dorë e iku përjashta, 14 thirri njerëzit e shtëpisë e u tha: «Shikoni, im shoq na solli një hebre që tallet me ne. Ai erdhi tek unë që të flinte me mua, por unë bërtita me të madhe. 15 Kur pa se e ngrita zërin e thirra, më la rrobat dhe iku e doli përjashta». 16 Ajo i mbajti rrobat e tij pranë, derisa i zoti erdhi në shtëpi. 17 Pastaj i tha të njëjtën gjë: «Skllavi hebre që na solle, erdhi tek unë që të më ngacmojë. 18 Por kur e ngrita zërin e thirra, më la rrobat dhe iku përjashta».
19 Kur i zoti dëgjoi fjalët e të shoqes që thoshte: «Kështu ma bëri shërbëtori yt», u zemërua. 20 E mori Jozefin dhe e futi në burg, aty ku mbaheshin të burgosurit e mbretit. Jozefi mbeti në burg, 21 por Zoti ishte me të. Zoti pati mëshirë për të, prandaj komandanti i burgut e mori me sy të mirë. 22 Ky ia besoi Jozefit të gjithë të burgosurit që ishin në burg e ai u bë përgjegjës për çdo gjë që bëhej në atë vend. 23 Komandanti nuk kujdesej më për asgjë nga ato që kishte lënë në dorë të Jozefit, sepse Zoti ishte me të dhe çdo gjë që Jozefi bënte, Zoti ia sillte mbarë.
1 igitur Ioseph ductus est in Aegyptum
emitque eum Putiphar eunuchus Pharaonis princeps exercitus
vir aegyptius
de manu Ismahelitarum a quibus perductus erat
2 fuitque Dominus cum eo et erat vir in cunctis prospere agens
habitabatque in domo domini sui
3 qui optime noverat esse Dominum cum eo
et omnia quae gereret ab eo dirigi in manu illius
4 invenitque Ioseph gratiam coram domino suo et ministrabat ei
a quo praepositus omnibus gubernabat creditam sibi domum
et universa quae tradita
fuerant
5 benedixitque Dominus domui Aegyptii propter Ioseph
et multiplicavit tam in aedibus quam in agris cunctam eius substantiam
6 nec quicquam aliud noverat nisi panem quo vescebatur
erat autem Ioseph pulchra facie et decorus aspectu
7 post multos itaque dies iecit domina
oculos suos in Ioseph
et ait dormi mecum
8 qui nequaquam adquiescens operi nefario dixit ad eam
ecce dominus meus omnibus mihi traditis
ignorat quid habeat in domo sua
9 nec quicquam est quod non in mea sit potestate
vel non tradiderit mihi
praeter te quae uxor eius es
quomodo ergo possum malum hoc facere
et peccare in Deum meum
10 huiuscemodi verbis per singulos dies
et mulier molesta erat adulescenti
et ille recusabat stuprum
11 accidit autem ut quadam die intraret Ioseph domum
et operis quippiam absque arbitris faceret
12 et illa adprehensa lacinia vestimenti eius diceret dormi mecum
qui relicto in manu illius pallio fugit et egressus est
foras
13 cumque vidisset mulier vestem in manibus suis
et se esse contemptam
14 vocavit homines domus suae et ait ad eos
en introduxit virum hebraeum ut inluderet nobis
ingressus est ad me ut coiret mecum
cumque ego succlamassem
15 et audisset vocem meam
reliquit pallium quod tenebam et fugit foras
16 in argumentum ergo fidei retentum pallium
ostendit marito revertenti domum
17 et ait
ingressus est ad me servus hebraeus quem adduxisti ut inluderet mihi
18 cumque vidisset me clamare
reliquit pallium et fugit foras
19 his auditis dominus et nimium credulus verbis coniugis
iratus est valde
20 tradiditque Ioseph in carcerem ubi vincti regis custodiebantur
et erat ibi clausus
21 fuit autem Dominus cum Ioseph
et misertus illius dedit ei gratiam in conspectu principis
carceris
22 qui tradidit in manu ipsius universos vinctos
qui in custodia tenebantur
et quicquid fiebat sub ipso erat
23 nec noverat aliquid cunctis ei creditis
Dominus enim erat cum illo
et omnia eius opera dirigebat