1 Këta janë emrat e fiseve: nga skaji verior, përbri udhës së Hetlonit, deri në Lebo Hamat, deri në Hacar Enan, që është në kufirin verior të Damaskut, përbri Hamatit, nga ana lindore deri në perëndim, Dani ka një pjesë. 2 Në kufi me Danin, nga ana lindore deri në anën perëndimore, Asheri ka një pjesë. 3 Në kufi me Asherin, nga ana lindore deri në anën perëndimore, Neftaliu ka një pjesë. 4 Në kufi me Neftaliun, nga ana lindore deri në anën perëndimore, Manaseu ka një pjesë. 5 Në kufi me Manaseun, nga ana lindore deri në anën perëndimore, Efraimi ka një pjesë. 6 Në kufi me Efraimin, nga ana lindore deri në anën perëndimore, Rubeni ka një pjesë. 7 Në kufi me Rubenin, nga ana lindore deri në anën perëndimore, Juda ka një pjesë.
8 Në kufi me Judën, nga ana lindore deri në anën perëndimore, do të jetë pjesa që do ta ndani më vete, njëzet e pesë mijë kute e gjerë dhe e gjatë sa njëra pjesë nga ana lindore deri në anën perëndimore. Në mes do të jetë shenjtërorja. 9 Pjesa që do të veçoni për Zotin do të jetë njëzet e pesë mijë kute e gjatë dhe njëzet mijë e gjerë. 10 Kjo do të jetë pjesa e shenjtë e veçuar për priftërinjtë: njëzet e pesë mijë kute në veri, dhjetë mijë kute e gjerë në perëndim e në lindje dhe njëzet e pesë mijë kute e gjatë në jug. Në mes do të jetë shenjtërorja e Zotit. 11 Do t'u përkasë priftërinjve të shenjtëruar, bijve të Cadokut, që e mbajtën porosinë time dhe nuk e lanë udhën, udhën e bijve të Izraelit, siç e lanë levitët. 12 Do t'u takojë si pjesë nga pjesa e vendit më të shenjtë, ngjitur me truallin e levitëve. 13 Levitët, përgjatë kufijve me priftërinjtë, do të kenë njëzet e pesë mijë kute gjatësi me dhjetë mijë gjerësi. Tërë gjatësia do të jetë njëzet e pesë mijë kute dhe tërë gjerësia dhjetë mijë. 14 Nuk do ta shesin, nuk do ta këmbejnë dhe nuk do ta tjetërsojnë pjesën më të mirë të vendit, sepse është e shenjtë për Zotin.
15 Teprica, pesë mijë kute gjerësi me njëzet e pesë mijë kute gjatësi, do të mbetet për nevojat e rëndomta të qytetit, për banesa dhe për hapësira. Në mes do të jetë qyteti. 16 Këto do të jenë përmasat: ana veriore, katër mijë e pesëqind kute, ana jugore, katër mijë e pesëqind, ana lindore, katër mijë e pesëqind dhe ana perëndimore, katër mijë e pesëqind. 17 Qyteti duhet të ketë hapësirë të lirë: në veri, dyqind e pesëdhjetë kute; në jug, dyqind e pesëdhjetë; në lindje, dyqind e pesëdhjetë dhe në perëndim, dyqind e pesëdhjetë. 18 Teprica, për së gjati, përgjatë pjesës së shenjtëruar, do të jetë dhjetë mijë kute në lindje e dhjetë mijë në perëndim, përgjatë pjesës së shenjtëruar. Prodhimet e saj do të shërbejnë si ushqim për punëtorët e qytetit. 19 Do ta punojnë punëtorët e qytetit prej të gjitha fiseve të Izraelit. 20 Tërë pjesa do të jetë njëzet e pesë mijë kute me njëzet e pesë mijë. Do ta kushtoni si pjesë të shenjtë në pronësi të qytetit.
21 Teprica nga të dyja anët e pjesës së shenjtë dhe të pronës së qytetit do t'i takojë princit. Do të jetë njëzet e pesë mijë kute nga ana e shenjtë, në kufirin lindor dhe, në perëndim, njëzet e pesë mijë kute e gjatë në kufirin perëndimor, përgjatë pjesëve të tjera. 22 Prona e levitëve dhe prona e qytetit do të jetë në mes të pronës së princit, ndërmjet kufirit të Judës dhe kufirit të Benjaminit.
23 Fiset e tjera: nga ana lindore në anën perëndimore, Benjamini ka një pjesë. 24 Në kufi me Benjaminin, nga ana lindore në anën perëndimore, Simeoni ka një pjesë. 25 Në kufi me Simeonin, nga ana lindore në anën perëndimore, Isahari ka një pjesë. 26 Në kufi me Isaharin, nga ana lindore në anën perëndimore, Zabuloni ka një pjesë. 27 Në kufi me Zabulonin, nga ana lindore në anën perëndimore, Gadi ka një pjesë. 28 Në kufi me Gadin, nga ana jugore, drejt jugut, kufiri shkon nga Tamari tek ujërat e Meribë Kadeshit dhe te vau i detit të madh. 29 Kjo është toka që do t'u ndani me short si trashëgimi fiseve të Izraelit dhe këto janë pjesët e saj, kumton Zoti im, Zoti.
Portat e qytetit
30 Këto do të jenë daljet e qytetit: në anën veriore, që do ta ketë masën katër mijë e pesëqind kute, 31 tri porta: porta e Rubenit, porta e Judës dhe porta e Levit, pra portat e qytetit të emërtuara sipas fiseve të Izraelit. 32 Në anën lindore, që do ta ketë masën katër mijë e pesëqind kute, tri porta: porta e Jozefit, porta e Benjaminit dhe porta e Danit. 33 Në anën jugore, që do ta ketë masën katër mijë e pesëqind kute, tri porta: porta e Simeonit, porta e Isaharit dhe porta e Zabulonit. 34 Në anën perëndimore, që do ta ketë masën katër mijë e pesëqind kute, tri porta: porta e Gadit, porta e Asherit dhe porta e Neftaliut. 35 Rrethorja do të jetë tetëmbëdhjetë mijë kute. Emri i qytetit nga ajo ditë do të jetë: Zoti është aty.
1 et haec nomina tribuum a finibus aquilonis
iuxta viam Aethlon
pergentibus Emath
atrium Aenon terminus Damasci ad aquilonem iuxta
Emath
et erit ei plaga orientalis mare Dan una
2 et ad terminum Dan
a plaga orientali usque ad plagam maris Aser una
3 et super terminum Aser
a plaga orientali usque ad plagam maris Nepthalim una
4 et super terminum Nepthalim
a plaga orientali usque ad plagam maris Manasse una
5 et super terminum Manasse
a plaga orientali usque ad plagam maris Ephraim una
6 et super terminum Ephraim
a plaga orientali usque ad plagam maris Ruben una
7 et super terminum Ruben
a plaga orientali usque ad plagam maris Iuda una
8 et super terminum Iuda a plaga orientali usque ad plagam maris
erunt primitiae quas separabitis viginti quinque milibus latitudinis
et longitudinis sicuti singulae partes
a plaga orientali usque ad plagam maris
et erit sanctuarium in medio eius
9 primitiae quas separastis Domino
longitudo viginti quinque milibus et latitudo decem milibus
10 hae autem erunt primitiae sanctuarii sacerdotum
ad aquilonem viginti quinque milia
et ad mare latitudinis decem milia
sed et ad orientem latitudinis decem milia
et ad meridiem longitudinis viginti quinque milia
et erit sanctuarium Domini in medio eius
11 sacerdotibus sanctuarium erit de filiis Sadoc
qui custodierunt caerimonias meas
et non erraverunt cum errarent filii Israhel
sicut erraverunt et Levitae
12 et erunt eis primitiae de primitiis terrae
sanctum sanctorum iuxta terminum Levitarum
13 sed et Levitis similiter iuxta fines sacerdotum
viginti quinque milia longitudinis et latitudinis decem milia
omnis longitudo viginti et quinque milium et latitudo decem milium
14 et non venundabunt ex eo neque mutabunt
nec transferentur primitiae terrae
quia sanctificatae sunt Domino
15 quinque milia autem quae supersunt in latitudine per viginti quinque
milia
profana erunt urbis in habitaculum et in suburbana
et erit civitas in medio eius
16 et heae mensurae eius
ad plagam septentrionalem quingenti et quattuor milia
et ad plagam meridianam quingenti et quattuor milia
et ad plagam orientalem quingenti et quattuor milia
et ad plagam occidentalem quingenti et quattuor milia
17 erunt autem suburbana civitatis ad aquilonem ducenti
quinquaginta
et in meridie ducenti quinquaginta
et ad orientem ducenti quinquaginta
et ad mare ducenti quinquaginta
18 quod autem reliquum fuerit in longitudine
secundum primitias sanctuarii
decem milia in orientem et decem milia ad occidentem
erunt sicut primitiae sanctuarii
et erunt fruges eius in panes his qui serviunt civitati
19 servientes autem civitati operabuntur ex omnibus tribubus Israhel
20 omnes primitiae viginti quinque milium per viginti quinque milia in
quadrum separabuntur
in primitias sanctuarii et possessionem civitatis
21 quod autem reliquum fuerit principis erit
ex omni parte primitiarum sanctuarii et possessionis civitatis
e regione viginti quinque milium primitiarum
usque ad terminum orientalem
sed et ad mare e regione viginti quinque milium
usque ad terminum maris
similiter in partibus principis erit
et erunt primitiae sanctuarii et sanctuarium templi in medio eius
22 de possessione autem Levitarum
et de possessione civitatis in medio partium principis
erit inter terminum Iuda
et inter terminum Beniamin
et ad principem pertinebit
23 et reliquis tribubus
a plaga orientali usque ad plagam occidentalem Beniamin una
24 et contra terminum Beniamin
a plaga orientali usque ad plagam occidentalem Symeon una
25 et super terminum Symeonis
a plaga orientali usque ad plagam occidentis Issachar una
26 et super terminum Issachar
a plaga orientali usque ad plagam occidentalem Zabulon una
27 et super terminum Zabulon
a plaga orientali usque ad plagam maris Gad una
28 et super terminum Gad ad plagam austri in meridiem
et erit finis de Thamar usque ad aquas Contradictionis Cades
hereditas contra mare magnum
29 haec est terra quam mittetis in sortem tribubus Israhel
et hae partitiones earum ait Dominus Deus
30 et hi egressus civitatis
a plaga septentrionali quingentos et quattuor milia mensurabis
31 et portae civitatis in nominibus tribuum Israhel
portae tres a septentrione
porta Ruben una porta Iudae una porta Levi una
32 et ad plagam orientalem quingentos et quattuor milia
et portae tres porta Ioseph una porta Beniamin una porta Dan una
33 et ad plagam meridianam quingentos et quattuor milia metieris
portam Symeonis unam portam Issachar unam
portam Zabulon unam
34 et ad plagam occidentalem quingenti et quattuor milia
portae eorum tres
porta Gad una porta Aser una porta Nepthalim una
35 per circuitum decem et octo milia
et nomen civitatis ex illa die Dominus ibidem
EXPLICIT LIBER HIEZECHIELIS PROPHETAE