Cofari qorton Jobin
1 Cofar Namatiti u përgjigj e tha:
2 «A nuk e meriton një përgjigje fjalëshumi?
A e shfajëson dot veten gojëtari?
3 Përçartjet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve?
Kur ti përqesh askush nuk të korit?
4 Ti thua: “Fjalët e mia janë të pastra,
jam i dëlirë në sytë tuaj”.
5 Por, ah, sikur Perëndia të flasë
e të hapë gojën me ty,
6 të të tregojë fshehtësitë e urtisë,
që e tejkalon mençurinë,
e ta kuptosh se Perëndia ta harron fajin.
7 A mund t'i gjurmosh vallë thellësitë e Perëndisë?
A mund t'ia nxjerrësh fundin të gjithëpushtetshmit?
8 Është më i lartë se qielli, çfarë do të bësh?
Më i thellë se skëterra, çfarë do të dish?
9 E ka masën më të gjatë se toka
e më të gjerë se deti.
10 Nëse kalon, ndal dikë e i bën gjyq,
kush mund ta kthejë?
11 Se ai i njeh shtiracakët
e, kur të shohë ligësinë, a nuk do ta pikasë?
12 Por tutkuni bëhet i mençur,
kur gomari të bëhet njeri.
13 Po ta kthesh zemrën kah Perëndia,
e t'i shtrish duart drejt tij,
14 po ta flakësh ligësinë që ke në dorë
e po të mos selitë padrejtësia në shtëpinë tënde,
15 atëherë do ta mbash ballin lart,
do të qëndrosh fort e frikë nuk do të kesh,
16 do ta harrosh mundimin,
do ta kujtosh si ujërat që shkuan.
17 Jeta jote do të shkëlqejë më shumë se mesdita
dhe errësira do të jetë si agimi.
18 Do të kesh besim, sepse ka shpresë,
do të jesh i mbrojtur e do të pushosh i qetë.
19 Do të shtrihesh e askush nuk do të të trembë,
shumëkush ndihmë do të të kërkojë.
20 Por sytë e të paudhëve do të çarten
e do të tretet prej tyre rrugëdalja,
ndaj do të shpresojnë të japin shpirt».
1 respondens autem Sophar Naamathites dixit
2 numquid qui multa loquitur non et audiet
aut vir verbosus iustificabitur
3 tibi soli tacebunt homines
et cum ceteros inriseris a nullo confutaberis
4 dixisti enim purus est sermo meus et mundus sum in conspectu tuo
5 atque utinam Deus loqueretur tecum et aperiret labia sua tibi
6 ut ostenderet tibi secreta sapientiae et quod multiplex esset lex eius
et intellegeres quod multo minora exigaris a Deo
quam meretur iniquitas tua
7 forsitan vestigia Dei conprehendes
et usque ad perfectum Omnipotentem repperies
8 excelsior caelo est et quid facies
profundior inferno et unde cognosces
9 longior terrae mensura eius et latior mari
10 si subverterit omnia vel in unum coartaverit quis contradicet ei
11 ipse enim novit hominum vanitatem
et videns iniquitatem nonne considerat
12 vir vanus in superbiam erigitur
et tamquam pullum onagri se liberum natum putat
13 tu autem firmasti cor tuum et expandisti ad eum manus tuas
14 si iniquitatem quod est in manu tua abstuleris a te
et non manserit in tabernaculo tuo iniustitia
15 tum levare poteris faciem tuam absque macula
et eris stabilis et non timebis
16 miseriae quoque oblivisceris
et quasi aquarum quae praeterierint recordaberis
17 et quasi meridianus fulgor consurget tibi ad vesperam
et cum te consumptum putaveris orieris ut lucifer
18 et habebis fiduciam proposita tibi spe
et defossus securus dormies
19 requiesces et non erit qui te exterreat
et deprecabuntur faciem tuam plurimi
20 oculi autem impiorum deficient et effugium peribit ab eis et spes eorum abominatio animae