Kumti i parë
1 Atëherë Balaami i tha Balakut: «Më ndërto këtu shtatë altarë e më përgatit shtatë dema e desh». 2 Balaku bëri siç i tha Balaami dhe kushtuan nga një dem e nga një dash në çdo altar. 3 Pastaj Balaami i tha Balakut: «Rri përkrah flisë së shkrumbimit sa të shkoj, se ndoshta Zoti më takon. Çfarëdo fjale që të më zbulojë do të ta tregoj». Kështu, ai u ngjit më lart.
4 Perëndia u takua me Balaamin dhe Balaami i tha: «Përgatita shtatë altarë e në secilin prej tyre kushtova si fli shkrumbimi nga një dem e nga një dash». 5 Zoti i vuri fjalët në gojë Balaamit e i tha: «Kthehu te Balaku e thuaji kështu». 6 Ai u kthye te Balaku që po qëndronte përkrah flisë së shkrumbimit bashkë me tërë prijësit e Moabit. 7 Atëherë Balaami ia nisi këngës:
«Prej Aramit më solli Balaku,
mbreti i Moabit, i bjeshkëve të lindjes.
Eja e mallkoma Jakobin.
Eja e nëm Izraelin.
8 Si të mallkoj kë Perëndia s'mallkon?
Si të nëm kë Zoti s'nëm?
9 E shoh prej majave të shkrepave,
prej kodrave e sodis.
Ja, një popull që i vetëm banon
e mes kombeve nuk përzihet.
10 Kush mund të numërojë pluhurin e Jakobit,
apo të katërtën e Izraelit.
Vdeksha me vdekjen e të drejtëve,
fundi im qoftë si i tyre».
11 Atëherë Balaku i tha Balaamit: «Ç'më bëre? Të thirra të m'i mallkosh armiqtë, por ti veç po i bekon!». 12 Ai iu përgjigj: «A thua të mos flas atë që Zoti më vë në gojë?».
Kumti i dytë
13 Pastaj Balaku i tha: «Eja me mua në një vend tjetër prej ku mund të shohësh popullin. Nuk do ta shohësh dot të gjithin, por vetëm një pjesë të tij. Prej andej do të ma mallkosh». 14 Ai e çoi Balaamin te fusha e Cofimit, në majë të Pisgahut. Ndërtoi shtatë altarë dhe në secilën prej tyre kushtoi nga një dem e nga një dash. 15 Pastaj Balaami i tha: «Rri këtu përkrah flisë së shkrumbimit sa të shkoj të takohem me Zotin». 16 Zoti u takua me Balaamin, i vuri fjalët në gojë e i tha: «Kthehu te Balaku e thuaji kështu». 17 Ai u kthye te Balaku që po qëndronte përkrah flisë së shkrumbimit bashkë me tërë prijësit e Moabit. 18 Atëherë Balaami ia nisi këngës:
«Ngrihu Balak, e dëgjo,
vëma veshin, o biri i Ciporit.
19 Perëndia s'është njeri, që të rrejë,
s'është si njerëzia, që të ndërrojë mendje!
A thua ai flet, por s'bën gjë,
jep fjalën, por s'e mban?
20 Ja, m'u tha që të bekoj,
e kur ai bekon, s'e kthej dot.
21 Fatkeqësi s'duket për Jakobin,
as mynxyrë s'shihet për Izraelin.
Me të është Zoti, Perëndia i tij,
që si mbret brohoritet mes popullit.
22 Si brirë demi të egër e ka Perëndinë
që nga Egjipti e shpëtoi.
23 Ndaj nuk ka ogur te Jakobi,
as shorti në Izrael,
tani thuhet për Jakobin e Izraelin:
“Ç'vepra ka bërë Perëndia”.
24 Ja një popull që si luaneshë ngrihet
e porsi luan çohet në këmbë,
që nuk ulet pa përlarë prenë
e pa pirë gjakun e kufomave».
25 Atëherë Balaku i tha Balaamit: «Për t'i mallkuar, nuk po i mallkon. Të paktën mos i beko!». 26 Ai iu përgjigj: «A nuk të thashë se do të bëj gjithçka që më thotë Zoti?».
27 Balaku i tha Balaamit: «Eja të të çoj në një vend tjetër. Ndoshta do t'i pëlqejë Perëndisë që të m'i mallkosh prej andej». 28 Kështu, e çoi Balaamin në majë të Peorit prej nga shihej Jishmoni. 29 Pastaj Balaami i tha: «Më ndërto këtu shtatë altarë e më përgatit shtatë dema e desh». 30 Balaku bëri siç i tha Balaami. Ai kushtoi nga një dem e nga një dash në çdo altar.
1 dixitque Balaam ad Balac aedifica mihi hic septem aras
et para totidem vitulos eiusdemque numeri arietes
2 cumque fecisset iuxta sermonem Balaam
inposuerunt simul vitulum et arietem super aram
3 dixitque Balaam ad Balac
sta paulisper iuxta holocaustum tuum donec vadam
si forte occurrat mihi Dominus
et quodcumque imperaverit loquar tibi
4 cumque abisset velociter occurrit ei Deus
locutusque ad eum Balaam
septem inquit aras erexi et inposui vitulum et arietem desuper
5 Dominus autem posuit verbum in ore eius et ait
revertere ad Balac et haec loqueris
6 reversus invenit stantem Balac iuxta holocaustum suum
et omnes principes Moabitarum
7 adsumptaque parabola sua dixit
de Aram adduxit me Balac rex Moabitarum de montibus orientis
veni inquit et maledic Iacob propera et detestare Israhel
8 quomodo maledicam cui non maledixit Deus
qua ratione detester quem Dominus non detestatur
9 de summis silicibus videbo eum et de collibus considerabo illum
populus solus habitabit et inter gentes non reputabitur
10 quis dinumerare possit pulverem Iacob
et nosse numerum stirpis Israhel
moriatur anima mea morte iustorum
et fiant novissima mea horum similia
11 dixitque Balac ad Balaam quid est hoc quod agis
ut malediceres inimicis vocavi te
et tu e contrario benedicis eis
12 cui ille respondit num aliud possum loqui nisi quod iusserit Dominus
13 dixit ergo Balac veni mecum in alterum locum
unde partem Israhelis videas et totum videre non possis
inde maledicito ei
14 cumque duxisset eum in locum sublimem super verticem montis Phasga
aedificavit Balaam septem aras
et inpositis supra vitulo atque ariete
15 dixit ad Balac
sta hic iuxta holocaustum tuum donec ego pergam obvius
16 cui cum Dominus occurrisset
posuissetque verbum in ore eius ait
revertere ad Balac et haec loqueris ei
17 reversus invenit eum stantem iuxta holocaustum suum
et principes Moabitarum cum eo
ad quem Balac quid inquit locutus est Dominus
18 at ille adsumpta parabola sua ait
sta Balac et ausculta audi fili Sepphor
19 non est Deus quasi homo ut mentiatur
nec ut filius hominis ut mutetur
dixit ergo et non faciet locutus est et non implebit
20 ad benedicendum adductus sum benedictionem prohibere non valeo
21 non est idolum in Iacob nec videtur simulacrum in Israhel
Dominus Deus eius cum eo est et clangor victoriae regis in illo
22 Deus eduxit eum de Aegypto
cuius fortitudo similis est rinocerotis
23 non est augurium in Iacob nec divinatio in Israhel
temporibus suis dicetur Iacob et Israheli
quid operatus sit Deus
24 ecce populus ut leaena consurget et quasi leo erigetur
non accubabit donec devoret praedam et occisorum sanguinem bibat
25 dixitque Balac ad Balaam nec maledicas ei nec benedicas
26 et ille nonne ait dixi tibi
quod quicquid mihi Deus imperaret hoc facerem
27 et ait Balac ad eum veni et ducam te ad alium locum
si forte placeat Deo ut inde maledicas eis
28 cumque duxisset eum super verticem montis Phogor qui respicit
solitudinem
29 dixit ei Balaam aedifica mihi hic septem aras
et para totidem vitulos eiusdemque numeri arietes
30 fecit Balac ut Balaam dixerat
inposuitque vitulos et arietes per singulas aras