1 Ti, bir i njeriut, profetizo kundër Gogut e thuaj se kështu thotë Zoti im, Zoti: «Ja, unë jam kundër teje, Gog, kryeprinci i Meshekut e Tubalit. 2 Do të të sjell rreth e rrotull, do të të drejtoj, do të të prij drejt skajeve të veriut e do të të çoj mbi malet e Izraelit. 3 Do ta thyej harkun nga dora jote e majtë dhe harku do të të bjerë nga dora e djathë. 4 Do të biesh mbi malet e Izraelit me të gjitha aradhet e tua e me popujt që janë me ty. Do të të bëj ushqim për zogjtë grabitqarë të çfarëdo lloji dhe për egërsirat e fushës. 5 Do të biesh në fushë të hapur, se unë kam folur, kumton Zoti im, Zoti. 6 Do t'i vë zjarrin Magogut dhe atyre që banojnë të qetë nëpër ishuj. Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti.
7 Do ta bëj të njohur emrin tim të shenjtë mes popullit tim, Izraelit, dhe nuk do të lejoj të përdhoset më emri im i shenjtë. Atëherë kombet do ta marrin vesh se unë jam Zoti, i shenjti në Izrael. 8 Ja, po vjen e do të ndodhë, kumton Zoti im, Zoti. Ajo është dita për të cilën fola.
9 Banorët e qyteteve të Izraelit do të dalin e do të ndezin zjarr me armët, me parzmoret, me shqytet, me harqet, me shigjetat, me hunjtë e me heshtat. Do të ndezin zjarr me to për shtatë vjet. 10 Nuk do të shkojnë për të mbledhur dru nëpër ara e nuk do t'i presin nëpër pyje, se do të ndezin zjarr me armët. Do të bastisin ata që i kishin bastisur e do të plaçkitin ata që i kishin plaçkitur, kumton Zoti im, Zoti.
11 Atë ditë do t'i jap Gogut një vend për varr në Izrael, në luginën e Kalimtarëve, në lindje të detit. Ajo do t'ua presë udhën kalimtarëve. Aty do të varroset Gogu e tërë hordhia e tij. Pastaj do ta quajnë lugina e Hordhisë së Gogut. 12 Shtëpia e Izraelit do t'i varrosë për shtatë muaj, për ta pastruar vendin. 13 Gjithë populli i vendit do t'i varrosë dhe do të jetë e bujshme për ta dita kur unë do të shfaq lavdinë, kumton Zoti im, Zoti. 14 Do të veçohen gjithnjë njerëz për të përshkuar vendin e për të varrosur kalimtarët që kanë mbetur mbi tokë, që ta pastrojnë. Pas shtatë muajsh do të bëjnë vëzhgime. 15 Kur ta përshkojnë tokën, po të shohin eshtra njerëzish, do të ngrenë një shenjë anash, deri kur varrmihësit t'i kenë varrosur në luginën e Hordhisë së Gogut. 16 Edhe qyteti do të quhet Hordhi. Kështu do ta pastrojnë vendin e vet.
17 Ti, pra, bir i njeriut, kështu thotë Zoti im, Zoti: thuaju zogjve të çdo lloji e tërë kafshëve të fushës: mblidhuni, ejani e bashkohuni nga të gjitha anët për flinë që po kushtoj për ju, fli madhështore mbi malet e Izraelit. Do të hani mish e do të pini gjak. 18 Do të hani mish trimash e do të pini gjakun e princave të vendit. Janë të gjithë desh, qengja, cjep e dema të majmë të Bashanit. 19 Do të hani dhjamë gjersa të ngopeni e do të pini gjak gjersa të deheni, prej flive të mia që do të kushtoj për ju. 20 Do të ngopeni në tryezën time me kuaj e kalorës, me trima e me çdo luftëtar, kumton Zoti im, Zoti.
21 Do ta shfaq lavdinë time ndër kombe dhe do ta shohin të gjitha kombet gjykimin tim, që do ta kem zbatuar, dhe dorën që do të kem vënë në ta. 22 Që prej asaj dite shtëpia e Izraelit do ta marrë vesh se unë jam Zoti, Perëndia i tyre. 23 Kombet do ta marrin vesh se shtëpia e Izraelit ishte robëruar për fajin e vet, sepse më tradhtuan mua, prandaj ua fsheha fytyrën time dhe i dorëzova tek armiqtë, që të binin të gjithë prej shpatës. 24 Veprova me ta sipas papastërtisë dhe shkeljeve të tyre dhe e fsheha fytyrën time prej tyre.
Përtëritja e Izraelit
25 Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: tani do t'i kthej të robëruarit e Jakobit. Do ta përdëllej tërë shtëpinë e Izraelit dhe do të kem zell për emrin tim të shenjtë. 26 Do të mbartin mbi vete fyerjet dhe tërë pabesitë që kryen kundër meje, kur të banojnë të qetë në tokën e vet, pa i trazuar askush. 27 Pasi t'i kem kthyer nga popujt e pasi t'i kem mbledhur nga vendet e armiqve të tyre, do ta shfaq në ta shenjtërinë time para shumë kombeve. 28 Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti, Perëndia i tyre, sepse i pata shpërngulur nëpër kombe, por edhe i mblodha në tokën e tyre dhe asnjëri nuk më mbeti më atje. 29 Atëherë nuk do ta fsheh më fytyrën time prej tyre, sepse do të zbraz shpirtin tim mbi shtëpinë e Izraelit, kumton Zoti im, Zoti».
1 tu autem fili hominis vaticinare adversum Gog et dices
haec dicit Dominus Deus
ecce ego super te Gog principem capitis Mosoch et Thubal
2 et circumagam te et seducam te
et ascendere faciam de lateribus aquilonis
et adducam te super montes Israhel
3 et percutiam arcum tuum in manu sinistra tua
et sagittas tuas de manu dextera tua deiciam
4 super montes Israhel cades tu et omnia agmina tua
et populi qui sunt tecum
feris avibus omnique volatili et bestiis terrae dedi te
devorandum
5 super faciem agri cades quia ego locutus sum ait Dominus Deus
6 et emittam ignem in Magog
et in his qui habitant in insulis confidenter
et scient quia ego Dominus
7 et nomen sanctum meum notum faciam in medio populi mei Israhel
et non polluam nomen sanctum meum amplius
et scient gentes quia ego Dominus Sanctus Israhel
8 ecce venit et factum est ait Dominus Deus
haec est dies de qua locutus sum
9 et egredientur habitatores de civitatibus Israhel
et succendent et conburent arma
clypeum et hastas arcum et sagittas
et baculos manus et contos
et succendent ea igne septem annis
10 et non portabunt ligna de regionibus neque succident de saltibus
quoniam arma succendent igne
et depraedabuntur eos quibus praedae fuerant
et diripient vastatores suos ait Dominus Deus
11 et erit in die illa dabo Gog locum nominatum sepulchrum in Israhel
vallem Viatorum ad orientem maris
quae obstupescere facit praetereuntes
et sepelient ibi Gog et omnem multitudinem eius
et vocabitur vallis Multitudinis Gog
12 et sepelient eos domus Israhel
ut mundent terram septem mensibus
13 sepeliet autem omnis populus terrae
et erit eis nominata dies in qua glorificatus sum ait Dominus Deus
14 et viros iugiter constituent lustrantes terram
qui sepeliant et requirant eos qui remanserant super faciem terrae
ut emundent eam
post menses autem septem quaerere incipient
15 et circumibunt peragrantes terram
cumque viderint os hominis statuent iuxta illud titulum
donec sepeliant illud pollinctores in valle Multitudinis
Gog
16 nomen autem civitatis Amona et mundabunt terram
17 tu ergo fili hominis haec dicit Dominus Deus
dic omni volucri et universis avibus cunctisque bestiis agri
convenite properate concurrite undique
ad victimam meam quam ego immolo vobis
victimam grandem super montes Israhel
ut comedatis carnes et bibatis sanguinem
18 carnes fortium comedetis et sanguinem principum terrae bibetis
arietum agnorum et hircorum
taurorumque altilium et pinguium omnium
19 et comedetis adipem in saturitate
et bibetis sanguinem in ebrietate
de victima quam ego immolabo vobis
20 et saturabimini super mensam meam
de equo et de equite forti
et de universis viris bellatoribus ait Dominus Deus
21 et ponam gloriam meam in gentibus
et videbunt omnes gentes iudicium meum quod fecerim
et manum meam quam posuerim super eos
22 et scient domus Israhel quia ego Dominus Deus eorum
a die illa et deinceps
23 et scient gentes quoniam in iniquitate sua capta sit domus Israhel
eo quod reliquerint me
et absconderim faciem meam ab eis
et tradiderim eos in manu hostium
et ceciderint in gladio universi
24 iuxta inmunditiam eorum et scelus feci eis
et abscondi faciem meam ab illis
25 propterea haec dicit Dominus Deus
nunc reducam captivitatem Iacob et miserebor omnis domus Israhel
et adsumam zelum pro nomine sancto meo
26 et portabunt confusionem suam
et omnem praevaricationem quam praevaricati sunt in me
cum habitaverint in terra sua confidenter neminem formidantes
27 et reduxero eos de populis
et congregavero de terris inimicorum suorum
et sanctificatus fuero in eis in oculis gentium plurimarum
28 et scient quia ego Dominus Deus eorum
eo quod transtulerim eos in nationes
et congregavero eos super terram suam
et non dereliquerim quemquam ex eis ibi
29 et non abscondam ultra faciem meam ab eis
eo quod effuderim spiritum meum super omnem domum Israhel
ait Dominus Deus