Kthimi i lavdisë së Zotit
1 Pastaj më çoi te porta, te porta me pamje nga lindja. 2 Dhe, ja, lavdia e Perëndisë së Izraelit vinte nga udha e lindjes. Ushtima e ardhjes së tij ishte si ushtima e ujërave të mëdha dhe toka shkëlqente prej lavdisë së tij. 3 Pashë si në vegim diçka të ngjashme me çfarë kisha parë kur ai kishte ardhur për ta shkatërruar qytetin dhe si vegimi që kisha parë te lumi Kebar. Atëherë rashë përmbys. 4 Lavdia e Zotit hyri në tempull përmes portës me pamje nga lindja. 5 Shpirti më mbarti, më futi në tremen e brendshme dhe, ja, lavdia e Zotit e kishte mbushur tempullin.
6 Atëherë dëgjova dikë që më fliste nga tempulli, një njeri që qëndronte pranë meje, 7 i cili më tha: «Bir i njeriut, ky është vendi i fronit tim dhe vendi i shputave të këmbëve të mia, ku do të banoj në mes të bijve të Izraelit përgjithmonë. Nuk do ta përdhosin më emrin tim të shenjtë as shtëpia e Izraelit, as mbretërit e tyre, me kurvëri, me kufomat e mbretërve të tyre dhe me faltoret në vende të larta, 8 duke e vënë pragun e tyre te pragu im dhe shtalkat e tyre pranë shtalkave të mia, me një mur mes meje e tyre. E kanë përdhosur emrin tim të shenjtë me pështirësitë që kanë bërë, prandaj edhe i përpiu zemërimi im. 9 Por tani do t'i flakin larg meje kurvërinë dhe kufomat e mbretërve të tyre dhe unë do të banoj mes tyre përgjithmonë.
10 Ti, bir i njeriut, tregoja shtëpisë së Izraelit këtë tempull, që ata të kenë turp nga fajësitë e veta. Pastaj ata do të bëjnë matjet. 11 Nëse u vjen turp për gjithçka kanë bërë, tregoju trajtën e tempullit, përbërjen e tij, daljet, hyrjet dhe të gjithë trajtën e tij. Tregoju edhe të gjitha rregullat, të gjitha trajtat, të gjitha ligjet e tij dhe shkruaji para syve të tyre, që t'i mbajnë tërë ligjet e tij e tërë rregullat e tij dhe t'i zbatojnë ato. 12 Ky është ligji i tempullit: në majë të malit, mbarë trualli që e rrethon është tejet i shenjtë. Ja, ky është ligji i tempullit».
Altari
13 Këto janë përmasat e altarit në kute, ku kuti është një kut e një pëllëmbë. Baza duhet të jetë një kut e lartë e një kut e gjerë. Buza në zgrip rreth tij duhet të jetë një pëllëmbë. Kjo duhet të jetë lartësia e altarit. 14 Nga baza përdhe deri te korniza e poshtme dy kute me një kute gjerësi. Nga korniza e vogël te korniza e madhe katër kute me një kut gjerësi. 15 Vatra duhet të jetë katër kute dhe mbi vatër duhen ngritur katër brirë. 16 Vatra duhet të jetë katrore, dymbëdhjetë kute gjatësi me dymbëdhjetë kute gjerësi. 17 Korniza duhet të jetë katërmbëdhjetë kute e gjatë e katërmbëdhjetë kute e gjerë. Buza përreth duhet të jetë një gjysmë kuti dhe baza përreth një kut. Shkallët e altarit duhet të jenë me pamje nga lindja.
18 Pastaj më tha: «Bir i njeriut, kështu thotë Zoti im, Zoti: këto janë rregullat e altarit, kur të ndërtohet për të kushtuar mbi të fli shkrumbimi dhe për të stërpikur gjak në të. 19 Do t'u japësh një mëzat për flinë e mëkatit priftërinjve levitë, të fisit të Cadokut, që do të afrohen tek unë për të më shërbyer, kumton Zoti im, Zoti. 20 Do të marrësh prej atij gjaku e do të stërpikësh katër brirët e altarit, katër qoshet e kornizës dhe buzët përreth. Kështu do ta pastrosh e do ta shlyesh. 21 Do të marrësh edhe mëzatin e flisë për mëkatet e ai do të digjet në vendin e caktuar të tempullit, përjashta shenjtërores. 22 Ditën e dytë do të kushtosh një cjap të patëmetë si fli mëkati. Atëherë altari do të pastrohet siç ishte pastruar nga mëkati me anë të mëzatit. 23 Pasi të kryesh pastrimin e tij do të kushtosh një mëzat të patëmetë prej tufës dhe një dash të patëmetë prej grigjës. 24 Ti do t'i kushtosh para Zotit, ndërsa priftërinjtë do t'i kripin e do t'ia kushtojnë Zotit si fli shkrumbimi. 25 Për shtatë ditë do të kushtosh nga një cjap si fli mëkati. Do të kushtohet edhe nga një mëzat e nga një dash i patëmetë prej grigjës. 26 Për shtatë ditë duhet ta kryejnë shlyerjen e altarit. Pastaj do ta pastrojnë e do ta shugurojnë. 27 Pasi të kalojnë këto ditë, nga dita e tetë, priftërinjtë do të kushtojnë mbi altar flitë tuaja të shkrumbimit dhe flitë e paqtimit. Atëherë unë do t'ju përkrah, kumton Zoti im, Zoti».
1 et duxit me ad portam quae respiciebat ad viam orientalem
2 et ecce gloria Dei Israhel ingrediebatur per viam
orientalem
et vox erat ei quasi vox aquarum multarum
et terra splendebat a maiestate eius
3 et vidi visionem secundum speciem quam videram
quando venit ut disperderet civitatem
et species secundum aspectum quem videram iuxta fluvium Chobar
et cecidi super faciem meam
4 et maiestas Domini ingressa est templum
per viam portae quae respiciebat ad orientem
5 et levavit me spiritus
et introduxit me in atrium interius
et ecce repleta erat gloria Domini domus
6 et audivi loquentem ad me de domo
et vir qui stabat iuxta me
7 dixit ad me
fili hominis locus solii mei et locus vestigiorum pedum meorum
ubi habito in medio filiorum Israhel in aeternum
et non polluent ultra domus Israhel nomen sanctum meum
ipsi et reges eorum in fornicationibus suis
et in ruinis regum suorum et in excelsis
8 qui fabricati sunt limen suum iuxta limen meum
et postes suos iuxta postes meos
et murus erat inter me et eos
et polluerunt nomen sanctum meum in abominationibus quas fecerunt
propter quod consumpsi eos in ira mea
9 nunc ergo repellant procul fornicationem suam
et ruinas regum suorum a me
et habitabo in medio eorum semper
10 tu autem fili hominis ostende domui Israhel templum
et confundantur ab iniquitatibus suis et metiantur fabricam
11 et erubescant ex omnibus quae fecerunt
figuram domus et fabricae eius
exitus et introitus et omnem descriptionem eius
et universa praecepta eius cunctumque ordinem eius
et omnes leges eius ostende eis
et scribes in oculis eorum
et custodiant omnes descriptiones eius et praecepta illius
et faciant ea
12 ista est lex domus in summitate montis
omnes fines eius in circuitu sanctum sanctorum est
haec ergo est lex domus
13 istae autem mensurae altaris
in cubito verissimo qui habebat cubitum et palmum
in sinu eius erat cubitus et cubitus in latitudine
et definitio usque ad labium eius
in circuitu palmus unus
haec quoque erat fossa altaris
14 et de sinu terrae usque ad crepidinem novissimam duo cubiti
et latitudo cubiti unius
et a crepidine maiori usque ad crepidinem minorem quattuor cubiti
et latitudo unius cubiti
15 ipse autem arihel quattuor cubitorum
et ab arihel usque sursum cornua quattuor
16 et arihel duodecim cubitorum in longitudine
per duodecim cubitos latitudinis
quadrangulatum aequis lateribus
17 et crepido quattuordecim cubitorum longitudinis
per quattuordecim latitudinis
in quattuor angulis eius
et corona in circuitu eius dimidii cubitus
et sinus eius unius cubiti per circuitum
gradus autem eius versi ad orientem
18 et dixit ad me fili hominis haec dicit Dominus Deus
hii sunt ritus altaris in quacumque die fuerit fabricatum
ut offeratur super illud holocaustum et effundatur sanguis
19 et dabis sacerdotibus Levitis qui sunt de
semine Sadoc
qui accedunt ad me ait Dominus Deus
ut offerant mihi vitulum de armento pro peccato
20 et adsumens de sanguine eius
pones super quattuor cornua eius
et super quattuor angulos crepidinis et super coronam in circuitu
et mundabis illud et expiabis
21 et tolles vitulum qui oblatus fuerit pro peccato
et conbures illum in separato loco domus extra
sanctuarium
22 et in die secunda offeres hircum caprarum inmaculatum pro peccato
et expiabunt altare sicut expiaverunt in vitulo
23 cumque conpleveris expians illud
offeres vitulum de armento inmaculatum
et arietem de grege inmaculatum
24 et offeres eos in conspectu Domini
et mittent sacerdotes super eos sal
et offerent eos holocaustum Domino
25 septem diebus facies hircum pro peccato cotidie
et vitulum de armento et arietem de pecoribus inmaculatos offerent
26 septem diebus expiabunt altare
et mundabunt illud et implebunt manum eius
27 expletis autem diebus in die octava et ultra
facient sacerdotes super altare holocausta vestra
et quae pro pace offerunt
et placatus ero vobis ait Dominus Deus