Shërimi i Namanit
1 Namani, kreu i ushtrisë së mbretit të Aramit, ishte njeri me peshë dhe i nderuar prej zotërisë së vet, sepse me anë të tij Zoti e kishte shpëtuar Aramin, por, ndonëse luftëtar trim e i fuqishëm, ai vuante nga lebra. 2 Gjatë një sulmi që kishin bërë disa çeta nga Arami në tokat e Izraelit, kishin rrëmbyer një vajzë të vogël, e cila ishte bërë shërbyesja e gruas së Namanit. 3 Një ditë vajza i tha zonjës së saj: «Sikur imzot të shkonte te profeti që është në Samari, ai do ta kishte shëruar nga lebra». 4 Namani shkoi e foli me mbretin, zotërinë e tij, e i tha: «Kështu e kështu më ka thënë një vajzë nga Izraeli». 5 Mbreti i Aramit i tha Namanit: «Nisu për udhë e unë do t'i dërgoj një letër mbretit të Izraelit». Namani u nis dhe me vete mori treqind kilogramë argjend, gjashtëdhjetë kilogramë ar dhe dhjetë palë ndërresash. 6 Kur mbërriti, i dha mbretit të Izraelit letrën, në të cilën thuhej: «Bashkë me këtë letër po të dërgoj edhe shërbëtorin tim, Namanin, që ta shërosh nga lebra». 7 Kur e lexoi letrën, mbreti i Izraelit shqeu rrobat e tha: «Mos jam gjë perëndia unë, i cili ka pushtetin për të sjellë vdekjen apo jetën, që ky më dërgon këtë njeri për ta shëruar nga lebra? Shihni, ai po kërkon shkak për t'u ngatërruar me mua».
8 Kur Eliseu, njeriu i Perëndisë, dëgjoi se mbreti i Izraelit kishte shqyer rrobat, i çoi fjalë mbretit e i tha: «Përse i shqeve rrobat? Lëre të vijë tek unë, që ta dijë se në Izrael ka profet». 9 Namani shkoi me kuaj e me karroca e u ndal te dera e shtëpisë së Eliseut. 10 Por Eliseu i dërgoi një lajmëtar e i tha: «Shko e lahu shtatë herë në lumin Jordan dhe trupi yt do të shërohet e do të pastrohet nga lebra». 11 Namani u zemërua e iku duke thënë: «Ja, unë prisja që ai të dilte për të më takuar, të qëndronte para meje, të thërriste emrin e Zotit, Perëndisë së tij, të vinte dorën në plagë e të më shëronte nga lebra. 12 A nuk janë lumenjtë e Damaskut, Abana e Farfari, më të mirë se të gjithë ujërat e Izraelit? Pse, nuk mund të lahesha në to e të shërohesha?». Kështu, ai u kthye e u largua tejet i zemëruar. 13 Por shërbëtorët iu afruan e i thanë: «Imzot, po të të kishte kërkuar profeti një gjë të vështirë, a nuk do ta bëje? Përse të mos bësh çfarë të tha dhe të shkosh të lahesh e të pastrohesh?». 14 Atëherë Namani shkoi në Jordan, u la shtatë herë, siç e kishte urdhëruar njeriu i Perëndisë, dhe trupi iu shërua e iu bë i pastër si trupi i një djaloshi.
15 Menjëherë Namani u kthye te njeriu i Perëndisë me gjithë shpurën e tij, qëndroi përpara tij e i tha: «Ja, tani unë e di se nuk ka Perëndi tjetër në mbarë dheun, përveçse në Izrael. E tani prano, të lutem, një dhuratë nga shërbëtori yt». 16 Eliseu i tha: «Pasha Zotin, të cilit i shërbej, nuk e marr». Namani iu përgjërua të pranonte, por Eliseu nuk pranoi. 17 Atëherë Namani i tha: «Meqenëse nuk pranon, të lutem, më lejo të marr pak dhe, aq sa mbajnë dy mushka. Shërbëtori yt nuk do t'i kushtojë më as fli shkrumbimi e as ndonjë fli tjetër perëndive të tjerë, përveç Zotit. 18 Por, Zoti ta falë shërbëtorin tënd, kur të shkojë me zotërinë e tij në tempullin e Rimonit. Kur zotëria im shkon atje, mbështetet mbi dorën time, e unë duhet të përkulem për të adhuruar në tempullin e Rimonit. Zoti e faltë shërbëtorin tënd për këtë gjë». 19 Eliseu i tha: «Shko në paqe!».
Lakmia e Gehazit
Namani nuk ishte larguar shumë, 20 kur Gehazi, shërbëtori i Eliseut, njeriut të Perëndisë, tha me vete: «Imzot e kurseu Namanin, këtë arameasin, dhe nuk ia mori dhuratat që kishte sjellë me vete. Pasha Zotin, po shkoj me vrap pas tij e po i marr ndonjë gjë». 21 Kështu, Gehazi e ndoqi pas Namanin. Namani e pa që po vraponte, prandaj zbriti nga karroca për ta takuar e i tha: «Je mirë?». 22 Gehazi iu përgjigj: «Mirë jam! Imzot më dërgoi të të them se sapo mbërritën për ta parë dy djelmosha nga malësia e Efraimit, bij të profetëve, e të lutet t'u japësh atyre tridhjetë kilogramë argjend dhe dy palë ndërresa». 23 Namani i tha: «Merr më mirë gjashtëdhjetë kilogramë» dhe nguli këmbë që t'i merrte. Gjashtëdhjetë kilogramët i futi në dy thasë, vuri edhe dy palë ndërresa dhe ua dha dy prej shërbëtorëve të tij që t'i mbanin, duke ecur para Gehazit. 24 Kur mbërritën te kodra, Gehazi i mori dhuratat nga shërbëtorët e Namanit dhe i futi në shtëpi. Pastaj i nisi dy shërbëtorët e ata ikën. 25 Mandej Gehazi shkoi e u paraqit tek Eliseu, zotëria i vet, i cili e pyeti: «Ku ishe, Gehaz?». Gehazi iu përgjigj: «Shërbëtori yt nuk ishte askund». 26 Eliseu i tha: «Unë isha aty me shpirt, kur ai njeri zbriti nga karroca për t'u takuar me ty. Vallë, tani ishte çasti për të marrë argjend, rroba, ullishta, vreshta, dele, lopë, shërbëtorë e shërbëtore? 27 Prandaj, lebra e Namanit do të bjerë mbi ty e mbi pasardhësit e tu përjetë». Gehazi doli nga shtëpia e Eliseut i zbardhur si dëbora, prej lebrës.
1 Naaman princeps militiae regis Syriae
erat vir magnus apud dominum suum et honoratus
per illum enim dedit Dominus salutem Syriae
erat autem vir fortis et dives sed leprosus
2 porro de Syria egressi fuerant latrunculi
et captivam duxerant de terra Israhel puellam parvulam
quae erat in obsequio uxoris Naaman
3 quae ait ad dominam suam
utinam fuisset dominus meus ad prophetam qui est in Samaria
profecto curasset eum a lepra quam habet
4 ingressus est itaque Naaman ad dominum suum
et nuntiavit ei dicens
sic et sic locuta est puella de terra Israhel
5 dixitque ei rex Syriae
vade et mittam litteras ad regem Israhel
qui cum profectus esset et tulisset secum decem talenta argenti
et sex milia aureos et decem mutatoria vestimentorum
6 detulit litteras ad regem Israhel in haec verba
cum acceperis epistulam hanc
scito quod miserim ad te Naaman servum meum
ut cures eum a lepra sua
7 cumque legisset rex Israhel litteras scidit vestimenta sua et ait
numquid Deus sum ut occidere possim et vivificare
quia iste misit ad me ut curem hominem a lepra sua
animadvertite et videte quod occasiones quaerat adversum me
8 quod cum audisset Heliseus vir Dei
scidisse videlicet regem Israhel vestimenta sua
misit ad eum dicens quare scidisti vestimenta tua
veniat ad me et sciat esse prophetam in Israhel
9 venit ergo Naaman cum equis et curribus
et stetit ad ostium domus Helisei
10 misitque ad eum Heliseus nuntium dicens
vade et lavare septies in Iordane
et recipiet sanitatem caro tua atque mundaberis
11 iratus Naaman recedebat dicens
putabam quod egrederetur ad me
et stans invocaret nomen Domini Dei sui
et tangeret manu sua locum leprae et curaret me
12 numquid non meliores sunt Abana et Pharphar fluvii Damasci
omnibus aquis Israhel ut laver in eis et munder
cum ergo vertisset se et abiret indignans
13 accesserunt ad eum servi sui et locuti sunt ei
pater si rem grandem dixisset tibi propheta certe facere
debueras
quanto magis quia nunc dixit tibi lavare et mundaberis
14 descendit et lavit in Iordane septies iuxta sermonem viri Dei
et restituta est caro eius sicut caro pueri parvuli et mundatus est
15 reversusque ad virum Dei cum universo comitatu suo
venit et stetit coram eo et ait
vere scio quod non sit Deus in universa terra
nisi tantum in Israhel
obsecro itaque ut accipias benedictionem a servo tuo
16 at ille respondit vivit Dominus ante quem sto quia non accipiam
cumque vim faceret penitus non adquievit
17 dixitque Naaman ut vis sed obsecro concede mihi servo tuo
ut tollam onus duorum burdonum de terra
non enim faciet ultra servus tuus holocaustum aut victimam diis alienis
nisi Domino
18 hoc autem solum est de quo depreceris Dominum pro servo tuo
quando ingreditur dominus meus templum Remmon ut adoret
et illo innitente super manum meam
si adoravero in templo Remmon adorante me in eodem loco
ut ignoscat mihi Dominus servo tuo pro hac re
19 qui dixit ei vade in pace
abiit ergo ab eo electo terrae tempore
20 dixitque Giezi puer viri Dei
pepercit dominus meus Naaman Syro isti
ut non acciperet ab eo quae adtulit
vivit Dominus quia curram post eum et accipiam ab eo aliquid
21 et secutus est Giezi post tergum Naaman
quem cum vidisset ille currentem ad se
desilivit de curru in occursum eius et ait
rectene sunt omnia
22 et ille ait recte
dominus meus misit me dicens
modo venerunt ad me duo adulescentes de monte Ephraim ex filiis
prophetarum
da eis talentum argenti et vestes mutatorias duplices
23 dixitque Naaman melius est ut accipias duo talenta
et coegit eum ligavitque duo talenta argenti in duobus saccis
et duplicia vestimenta
et inposuit duobus pueris suis qui et portaverunt coram eo
24 cumque venisset iam vesperi
tulit de manu eorum et reposuit in domo
dimisitque viros et abierunt
25 ipse autem ingressus stetit coram domino suo
et dixit Heliseus unde venis Giezi
qui respondit non ivit servus tuus quoquam
26 at ille nonne ait cor
meum in praesenti erat
quando reversus est homo de curru suo in occursum tui
nunc igitur accepisti argentum et accepisti vestes
ut emas oliveta et vineta et oves et boves et servos et
ancillas
27 sed et lepra Naaman adherebit tibi et semini tuo in
sempiternum
et egressus est ab eo leprosus quasi nix