Qortimi i Elihuit
1 Elihui foli sërish e tha:
2 «Dëgjojini, o të urtë, fjalët e mia,
edhe ju, o të ditur, mbamëni vesh,
3 pasi veshi fjalët i dallon
e qiellza gjellën e shijon.
4 Le ta zgjedhim vetë çfarë është e drejtë,
vetë le ta pranojmë çfarë është e mirë,
5 se Jobi tha: “I drejtë unë jam,
por të drejtën ma mori Perëndia.
6 I drejtë jam e më bëjnë gënjeshtar,
më shigjetojnë për vdekje e faj nuk kam”.
7 Cili njeri është porsi Jobi,
që talljen gjerb si ujin,
8 që bredh me punëkeqët
e me rrengshorët shëtit,
9 pasi tha me vete: “S'ka dobi njeriu
Perëndinë të kërkojë!”.
10 Prandaj, o zemërmirë, dëgjomëni mua:
larg Perëndisë paudhësia,
larg të gjithëpushtetshmit padrejtësia!
11 Ai e shpërblen njeriun për çka bën,
e si të sillet njeriu ashtu edhe e gjen.
12 Vërtet Perëndia nuk bën ligësi,
të drejtën i gjithëpushtetshmi s'e shtrembëron.
13 Kush e caktoi të sundojë tokën
e kush e përftoi tërë gjithësinë?
14 Po të merrej me veten e vet
dhe shpirtin e frymën për vete ta mbante,
15 njëherësh do të shuhej çdo qenie e gjallë
e njerëzia në pluhur do të kthehej.
16 Nëse ke mend, dëgjoje këtë gjë,
vëri vesh tingëllimës së fjalëve të mia.
17 A mund të sundojë kush e urren drejtësinë?
E ti do të dënosh të drejtin e fuqishëm,
18 atë që mbretit: “Krahëthatë!”, i thotë
e fisnikëve: “Të paudhë!”,
19 që princave anën nuk ua mban
e të pasurin s'e vë para të varfrit,
sepse të gjithë dora e tij i bëri.
20 Në mes të natës papritur vdesin,
dridhen popujt e kalojnë,
pa vënë dorë njeri rrëzohen trimat.
21 Ai sytë tek udhët e njerëzve i mban
e i sheh të gjithë hapat e tyre.
22 Nuk ka terr as terrinë
ku të fshihen punëligjtë.
23 Kohën askujt s'ia ka caktuar
para Perëndisë në gjyq të dalë.
24 I këput të pushtetshmit pa i hetuar
e në vendin e tyre të tjerë vendos.
25 Meqë i njeh veprat e tyre,
për një natë i përmbys e i shtyp.
26 Si keqbërës i shuplak,
në një vend ku të gjithë i shohin,
27 se prej tij u larguan
e i shpërfillën tërë udhët e tij.
28 Tek ai mbërriti klithma e skamnorëve,
klithmën e të pikëlluarve e dëgjoi.
29 Kur ai hesht, kush e dënon?
Nëse fsheh fytyrën, kush vallë e sheh?
Por mbi kombe e mbi njerëz njëherësh sundon,
30 që njeriu i pafe të mos mbretërojë
e as ata që popullit kurth i ngrenë.
31 A i thotë kush Perëndisë:
“Pësova e nuk do të mëkatoj.
32 Çfarë nuk shoh vetë, ti ma mëso,
në kam bërë keq, më s'do ta bëj”?
33 A duhet të të shpërblejë siç mendon ti?
Ti që e shpërfille, vendos pra,
e thuaj çfarë di.
34 Njerëzit me mend do të më thonë,
bashkë me njeriun e urtë që më dëgjon:
35 “Jobi nuk flet si i ditur,
nuk janë të mençura fjalët e tij”.
36 Le të sprovohet Jobi deri në fund,
se si keqbërës përgjigjet.
37 Mëkatit i shton kryeneçësinë
e mes nesh mbjell dyshim,
se flet gjithnjë e më shumë kundër Perëndisë».
1 pronuntians itaque Heliu etiam haec locutus est
2 audite sapientes verba mea et eruditi auscultate me
3 auris enim verba probat et guttur escas gustu diiudicat
4 iudicium eligamus nobis
et inter nos videamus quid sit melius
5 quia dixit Iob iustus sum et Deus subvertit iudicium meum
6 in iudicando enim me mendacium est
violenta sagitta mea absque ullo peccato
7 quis est vir ut est Iob qui bibit subsannationem quasi aquam
8 qui graditur cum operantibus iniquitatem
et ambulat cum viris impiis
9 dixit enim non placebit vir Deo etiam si cucurrerit cum eo
10 ideo viri cordati audite me
absit a Deo impietas et ab Omnipotente iniquitas
11 opus enim hominis reddet ei et iuxta vias singulorum restituet
12 vere enim Deus non condemnabit frustra
nec Omnipotens subvertet iudicium
13 quem constituit alium super terram
aut quem posuit super orbem quem fabricatus est
14 si direxerit ad eum cor suum
spiritum illius et flatum ad se trahet
15 deficiet omnis caro simul et homo in cinerem revertetur
16 si habes ergo intellectum audi quod dicitur
et ausculta vocem eloquii mei
17 numquid qui non amat iudicium sanare potest
et quomodo tu eum qui iustus est in tantum condemnas
18 qui dicit regi apostata qui vocat duces impios
19 qui non accipit personas principum nec cognovit tyrannum
cum disceptaret contra pauperem
opus enim manuum eius sunt universi
20 subito morientur et in media nocte
turbabuntur populi et pertransibunt
et auferent violentum absque manu
21 oculi enim eius super vias hominum
et omnes gressus eorum considerat
22 non sunt tenebrae et non est umbra mortis
ut abscondantur ibi qui operantur iniquitatem
23 neque enim ultra in hominis potestate est
ut veniat ad Deum in iudicium
24 conteret multos innumerabiles et stare faciet alios pro
eis
25 novit enim opera eorum et idcirco inducet noctem et conterentur
26 quasi impios percussit eos in loco videntium
27 qui quasi de industria recesserunt ab eo
et omnes vias eius intellegere noluerunt
28 ut pervenire facerent ad eum clamorem egeni
et audiret vocem pauperum
29 ipso enim concedente pacem quis est qui condemnet
ex quo absconderit vultum quis est qui contempletur eum
et super gentem et super omnes homines
30 qui regnare facit hominem hypocritam propter peccata populi
31 quia ergo ego locutus sum ad Deum
te quoque non prohibeo
32 si erravi tu doce me si iniquitatem locutus sum ultra non addam
33 numquid a te Deus expetit eam quia displicuit tibi
tu enim coepisti loqui et non ego
quod si quid nosti melius loquere
34 viri intellegentes loquantur mihi et vir sapiens audiat me
35 Iob autem stulte locutus est
et verba illius non sonant disciplinam
36 pater mi probetur Iob usque ad finem
ne desinas in hominibus iniquitatis
37 quia addit super peccata sua blasphemiam
inter nos interim constringatur
et tunc ad iudicium provocet sermonibus suis Deum