Rënia e Jerusalemit
1 Në muajin e dhjetë të vitit të nëntë të Sedekisë, mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, mbërriti në Jerusalem me tërë ushtrinë e vet dhe e pushtoi. 2 Në vitin e njëmbëdhjetë të Sedekisë, në muajin e katërt, në ditën e nëntë të muajit, u hap një e çarë në qytet 3 dhe hynë të gjithë prijësit e mbretit të Babilonisë e zunë vend në portën e mesme: Nergal Sareceri, Samgar Nebu Sarsekimi nga Rab Sarisi, Nergal Sareceri nga Rab Magu dhe të gjithë prijësit e tjerë të mbretit të Babilonisë. 4 Kur i panë, Sedekia, mbreti i Judës dhe të gjithë luftëtarët, morën arratinë dhe dolën nga qyteti natën, rrugës së kopshtit të mbretit, nëpër portën mes dy mureve. Morën udhën e Arabasë, 5 por ushtria e kaldenjve i ndoqi. E zunë Sedekinë në stepat e Jerikosë, e kapën dhe e sollën në Riblah, në dheun e Hamatit, te Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i cili shpalli vendimin. 6 Mbreti i Babilonisë i theri bijtë e Sedekisë në Riblah, para syve të tij. Mbreti i Babilonisë theri edhe të gjithë fisnikët e Judës. 7 Pastaj ia nxori sytë Sedekisë dhe e lidhi me vargonj, për ta çuar në Babiloni. 8 Kaldenjtë dogjën pallatin mbretëror dhe shtëpitë e popullit, ndërsa muret e Jerusalemit i shembën. 9 Nebuzaradani, kryerojtari, shpërnguli në Babiloni pjesën tjetër të popullit, ata që kishin mbetur në qytet, dhe të dorëzuarit që i kishin rënë në dorë. 10 Nebuzaradani, kryerojtari, la në dheun e Judës skamnorët, që nuk zotëronin asgjë, dhe u dha, në atë kohë, vreshta e ara.
Lirimi i Jeremisë
11 Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë urdhër për Jereminë Nebuzaradanit, kryerojtarit: 12 «Merre, mbaje nën kujdes e mos i bëj asnjë të keqe, por sillu me të siç të thotë ai vetë». 13 Atëherë Nebuzaradani, kryerojtari, Nebushazbani nga Rab Sari, Nergal Sareceri nga Rab Magu dhe të gjithë krerët e mbretit të Babilonisë 14 dërguan njerëz për ta marrë Jereminë nga tremja e burgut dhe ia lanë Gedaliahut, birit të Ahikamit, të birit të Shafanit, që ta merrte në shtëpi. Kështu, ai jetoi mes popullit.
15 Jeremisë i ishte drejtuar fjala e Zotit, kur kishte qenë ende në tremen e burgut: 16 «Shko e thuaji Ebedmelekut, kushitit, se kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do t'i përmbush për keq e jo për mirë fjalët e mia kundër këtij qyteti dhe do të ndodhin para teje atë ditë. 17 Por unë do të të liroj atë ditë, kumton Zoti, e nuk do t'u biesh në dorë njerëzve prej të cilëve ke frikë, 18 se unë do të të shpëtoj. Nuk do të biesh prej shpatës, por do të përfitosh shpirtin si plaçkë, sepse besove në mua, kumton Zoti».
1 anno nono Sedeciae regis Iuda mense decimo
venit Nabuchodonosor rex Babylonis
et omnis exercitus eius ad Hierusalem et obsidebant eam
2 undecimo autem anno Sedeciae mense quarto quinta mensis
aperta est civitas
3 et ingressi sunt omnes principes regis Babylonis
et sederunt in porta media
Neregel Sereser Semegar Nabu Sarsachim Rabsares
Neregel Sereser Rebmag
et omnes reliqui principes regis Babylonis
4 cumque vidisset eos Sedecias rex Iuda et omnes viri bellatores
fugerunt et egressi sunt nocte de civitate
per viam horti regis et per portam quae erat inter duos muros
et egressi sunt ad viam deserti
5 persecutus est autem eos exercitus Chaldeorum
et conprehenderunt Sedeciam in campo solitudinis hiericuntinae
et captum adduxerunt ad Nabuchodonosor regem Babylonis
in Reblatha quae est in terra Emath
et locutus est ad eum iudicia
6 et occidit rex Babylonis filios Sedeciae in Reblatha in oculis eius
et omnes nobiles Iuda occidit rex Babylonis
7 oculos quoque Sedeciae eruit et vinxit eum conpedibus
ut duceretur in Babylonem
8 domum quoque regis et domum vulgi succenderunt Chaldei igni
et murum Hierusalem subverterunt
9 et reliquias populi quae remanserunt in civitate
et perfugas qui transfugerant ad eum
et superfluos vulgi qui remanserant
transtulit Nabuzardan magister militum in Babylonem
10 et de plebe pauperum qui nihil penitus habebant
dimisit Nabuzardan magister militum in terra Iuda
et dedit eis vineas et cisternas in die illa
11 praeceperat autem Nabuchodonosor rex Babylonis
de Hieremia Nabuzardan magistro militiae dicens
12 tolle illum et pone super eum oculos tuos
nihilque ei mali facias
sed ut voluerit sic facies ei
13 misit ergo Nabuzardan princeps militiae
et Nabu et Sesban et
Rabsares
et Neregel et Sereser et Rebmag
et omnes optimates regis Babylonis
14 miserunt et tulerunt Hieremiam de vestibulo carceris
et tradiderunt eum Godoliae filio Ahicam filii Saphan
ut intraret domum et habitaret in populo
15 ad Hieremiam autem factus fuerat sermo Domini
cum clausus esset in vestibulo carceris dicens
16 vade et dic Abdemelech Aethiopi dicens
haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
ecce ego inducam sermones meos super civitatem hanc
in malum et non in bonum
et erunt in conspectu tuo in die illa
17 et liberabo te in die illa ait Dominus
et non traderis in manus virorum quos tu formidas
18 sed eruens liberabo te et gladio non cades
sed erit tibi anima tua in salutem
quia in me habuisti fiduciam ait Dominus