Mërgimi në Egjipt
1 Të gjithë prijësit ushtarakë, Johanani, biri i Kareahut, Jezaniahu, biri i Hoshajahut, dhe mbarë populli, nga më i vogli deri te më i madhi, erdhën te 2 profeti Jeremi e i thanë: «Mbaje parasysh lutjen tonë dhe lutju për ne Zotit, Perëndisë tënd, për tërë këtë tepricë, sepse prej shumë vetëve kemi mbetur pak, siç po na sheh vetë me sytë e tu. 3 Zoti, Perëndia yt, na e tregoftë udhën, në të cilën duhet të ecim dhe çfarë duhet të bëjmë». 4 Profeti Jeremi u tha: «Mora vesh. Ja, do t'i lutem Zotit, Perëndisë tuaj, sipas fjalëve tuaja. Pastaj do t'ju tregoj gjithçka që Zoti do të më përgjigjet për ju. Nuk do t'ju mbaj të fshehur asgjë». 5 Atëherë ata i thanë Jeremisë: «Zoti qoftë dëshmitar i vërtetë e besnik kundër nesh, nëse nuk do të veprojmë në përkim me gjithçka që Zoti, Perëndia yt, do të të dërgojë për të na thënë si duhet të veprojmë. 6 Mirë a keq, do ta dëgjojmë zërin e Zotit, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë, që të na bëhet mirë, për shkak se do ta dëgjojmë zërin e Zotit, Perëndisë tonë».
7 Pas dhjetë ditësh, fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë. 8 Ai thirri Johananin, birin e Kareahut, të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të e mbarë popullin, nga më i vogli deri te më i madhi, 9 e u tha: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, tek i cili më dërguat t'i paraqisja lutjen tuaj: 10 nëse do të rrini në këtë vend, unë do t'ju ngre e nuk do t'ju rrëzoj, do t'ju mbjell e nuk do t'ju shkul, se më vjen keq për të keqen që ju kam bërë. 11 Mos kini frikë nga mbreti i Babilonisë, që ju tremb. Mos kini frikë prej tij, kumton Zoti, se unë do të jem me ju për t'ju shpëtuar e për t'ju çliruar prej dorës së tij. 12 Unë do t'i kërkoj mëshirë për ju e ai do t'ju mëshirojë e do t'ju lërë në vendin tuaj. 13 Por, nëse thoni: “Nuk do të rrimë në këtë tokë” dhe nuk do ta dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj, 14 e thoni: “Jo, se do të shkojmë në dheun e Egjiptit, se atje nuk do të shohim luftë, nuk do ta dëgjojmë zërin e borisë, nuk do të kemi uri për bukë e atje do të banojmë”, 15 atëherë, për këtë arsye, dëgjojeni fjalën e Zotit, o teprica e Judës. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Nëse vërtet vendosni të shkoni në Egjipt e shkoni atje për të banuar, 16 shpata, së cilës i trembeni, do t'ju zërë atje, në dheun e Egjiptit. Edhe uria, prej së cilës ju ka zënë ankthi, do t'ju ndjekë atje në Egjipt e atje do të vdisni. 17 Të gjithë njerëzit që do të kenë vendosur të shkojnë në Egjipt për të banuar atje, do të vdesin prej shpatës, prej urisë e prej murtajës. Askush prej tyre nuk do të shpëtojë e t'i ikë zezonës që unë do të dërgoj kundër tyre”.
18 Se kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Siç u zbraz zemërimi im e tërbimi im kundër banorëve të Jerusalemit, ashtu do të zbrazet zemërimi im kundër jush pasi të keni shkuar në Egjipt. Ju do të bëheni mallkim, tmerr, nëmë e tallje dhe nuk do ta shihni më këtë vend”. 19 Zoti po ju thotë, o tepricë e Judës: mos shkoni në Egjipt. Dijeni mirë se sot po ju paralajmëroj, 20 pasi rrezikuat jetën tuaj, kur më çuat te Zoti, Perëndia juaj, e më thatë: lutju për ne Zotit, Perëndisë sonë, na thuaj gjithçka thotë Zoti, Perëndia ynë, e ne do ta zbatojmë. 21 Sot jua tregova, por ju nuk e dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj, për gjithçka që ai më dërgoi t'ju them. 22 Prandaj dijeni mirë se do të vdisni prej shpatës, prej urisë e prej murtajës në vendin ku dëshironi të shkoni për të banuar».
1 et accesserunt omnes principes bellatorum
et Iohanan filius Caree et Iezonias filius Osaiae
et reliquum vulgus a parvo usque ad magnum
2 dixeruntque ad Hieremiam prophetam
cadat oratio nostra in conspectu tuo
et ora pro nobis ad Dominum Deum tuum pro universis reliquiis istis
quia derelicti sumus pauci de pluribus
sicut oculi tui nos intuentur
3 et adnuntiet nobis Dominus Deus tuus viam per quam pergamus
et verbum quod faciamus
4 dixit autem ad eos Hieremias propheta audivi
ecce ego oro ad Dominum Deum vestrum secundum verba vestra
omne verbum quodcumque responderit mihi indicabo vobis
nec celabo vos quicquam
5 et illi dixerunt ad Hieremiam
sit Dominus inter nos testis veritatis et fidei
si non iuxta omne verbum in quo miserit te Dominus Deus tuus ad nos sic
faciemus
6 sive bonum est sive malum
voci Domini Dei nostri ad quem mittimus te oboediemus
ut bene sit nobis cum audierimus vocem Domini Dei nostri
7 cum autem conpleti essent decem dies
factum est verbum Domini ad Hieremiam
8 vocavitque Iohanan filium Caree
et omnes principes bellatorum qui erant cum eo
et universum populum a minimo usque ad magnum
9 et dixit ad eos haec dicit Dominus Deus Israhel
ad quem misistis me
ut prosternerem preces vestras in conspectu eius
10 si quiescentes manseritis in terra hac
aedificabo vos et non destruam plantabo et non evellam
iam enim placatus sum super malo quod feci vobis
11 nolite timere a facie regis Babylonis quem vos pavidi formidatis
nolite eum metuere dicit Dominus
quia vobiscum sum ego ut salvos faciam vos
et eruam de manu eius
12 et dabo vobis misericordiam et miserebor
vestri
et habitare vos faciam in terra vestra
13 si autem dixeritis vos non habitabimus in terra ista
nec audiemus vocem Domini Dei nostri
14 dicentes
nequaquam sed ad terram Aegypti pergemus
ubi non videbimus bellum
et clangorem tubae non audiemus
et famem non sustinebimus et ibi habitabimus
15 propter hoc nunc audite verbum Domini reliquiae Iuda
haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
si posueritis faciem vestram ut ingrediamini Aegyptum
et intraveritis ut ibi habitetis
16 gladium quem vos formidatis
ibi conprehendet vos in terra Aegypti
et fames pro qua estis solliciti adherebit vobis in Aegypto
et ibi moriemini
17 omnesque viri qui posuerint faciem suam
ut ingrediantur Aegyptum et habitent ibi
morientur gladio et fame et peste nullus de eis remanebit
nec effugient a facie mali quod ego adferam super eos
18 quia haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
sicut conflatus est furor meus et indignatio mea
super habitatores Hierusalem
sic conflabitur indignatio mea super vos
cum ingressi fueritis Aegyptum
et eritis in iusiurandum et in stuporem
et in maledictum et in obprobrium
et nequaquam ultra videbitis locum istum
19 verbum Domini super vos reliquiae Iuda
nolite intrare Aegyptum
scientes scietis quia obtestatus sum vobis hodie
20 quia decepistis animas vestras
vos enim misistis me ad Dominum Deum nostrum dicentes
ora pro nobis ad Dominum Deum nostrum
et iuxta omnia quaecumque dixerit tibi Dominus Deus noster
sic adnuntia nobis et faciemus
21 et adnuntiavi vobis hodie
et non audistis vocem Domini Dei vestri
super universis pro quibus misit me ad vos
22 nunc ergo scientes scietis
quia gladio et fame et peste moriemini
in loco ad quem voluistis intrare ut habitaretis ibi