Ndarja e Kanaanit
1 Kjo është trashëgimia që morën izraelitët në tokën e Kanaanit, të cilën ua ndau prifti Eleazar, Jozuehu, biri i Nunit, e krerët e familjeve të fiseve të Izraelit. 2 Trojet u ndanë me short, ashtu siç kishte urdhëruar Zoti, përmes Moisiut, për nëntë fiset e për gjysmën e fisit të Manaseut. 3 Dy fiseve e gjysmës tjetër të fisit të Manaseut Moisiu ia kishte dhënë trashëgiminë përtej Jordanit, ndërsa levitëve nuk u kishte dhënë asnjë trashëgimi. 4 Pasardhësit e Jozefit ndahen në dy fise, në fisin e Manaseut e në fisin e Efraimit, ndërsa levitëve nuk iu dha tokë, përveç disa qyteteve për të banuar dhe kullotave për bagëtitë e gjënë e gjallë. 5 Izraelitët e ndanë tokën siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Pjesa e Kalebit
6 Pasardhësit e Judës shkuan te Jozuehu në Gilgal. Kalebi, biri i Jefuneh Kenizitit, i tha Jozuehut: «Ti e di çfarë i tha Zoti Moisiut, njeriut të Perëndisë, për mua e për ty në Kadesh Barne. 7 Isha dyzet vjeç kur Moisiu, shërbëtori i Zotit më dërgoi nga Kadesh Barnea për të përgjuar vendin. Kur u ktheva, e njoftova me hollësi e me zemër të pastër. 8 E ndërsa vëllezërit e mi që kishin qenë me mua i futën frikën popullit, unë i mbeta besnik Zotit, Perëndisë tim. 9 Atë ditë Moisiu u betua e tha: “Toka që shkeli këmba jote do të bëhet pronë e jotja dhe e fëmijëve të tu përjetë, sepse i ke qëndruar besnik Zotit, Perëndisë tim”. 10 Dhe ja, Zoti më ka mbajtur në jetë, ashtu siç tha. Kanë kaluar dyzet vjet nga dita kur Zoti foli me Moisiun, në kohën kur Izraeli endej nëpër shkretëtirë, dhe ja ku jam sot, tetëdhjetë e pesë vjeç. 11 Jam ende i fortë si ditën kur më dërgoi Moisiu. Kam po aq fuqi tani sa ç'kisha edhe atëherë, për të shkuar në luftë e për t'u kthyer nga lufta. 12 Prandaj, ma jep mua këtë mal, siç tha Zoti atë ditë, sepse atë ditë ti vetë e dëgjove se aty banonin anakitët, në qytete të mëdha e të fortifikuara. Dashtë Zoti t'i shpartalloj me ndihmën e tij, siç ka thënë vetë Zoti».
13 Jozuehu e bekoi Kalebin, birin e Jefunehut, e i dha për pronë Hebronin. 14 Kështu, Hebroni është pronë e Kalebit, birit të Jefuneh Kenizitit, edhe sot e kësaj dite, sepse ai i qëndroi besnik Zotit, Perëndisë së Izraelit. 15 Hebroni quhej më parë Kirjat Arba, sepse Arbai kishte qenë njeri i madh ndër anakitët. Në atë vend nuk pati më luftë.
1 hoc est quod possederunt filii Israhel in terra Chanaan
quam dederunt eis Eleazar sacerdos et Iosue filius Nun
et principes familiarum per tribus Israhel
2 sorte omnia dividentes sicut praeceperat Dominus in manu Mosi
novem tribubus et dimidiae tribui
3 duabus enim tribubus et dimidiae dederat Moses trans Iordanem
possessionem
absque Levitis qui nihil terrae acceperunt inter fratres
suos
4 sed in eorum successerant locum filii
Ioseph
in duas divisi tribus Manasse et Ephraim
nec acceperunt Levitae aliam in terra partem
nisi urbes ad habitandum et suburbana earum
ad alenda iumenta et pecora sua
5 sicut praecepit Dominus Mosi ita fecerunt filii Israhel
et diviserunt terram
6 accesserunt itaque filii Iuda ad Iosue in Galgala
locutusque est ad eum Chaleb filius Iepphonne Cenezeus
nosti quid locutus sit Dominus ad Mosen hominem Dei
de me et te in Cadesbarne
7 quadraginta annorum eram
quando me misit Moses famulus Domini de Cadesbarne
ut considerarem terram
nuntiavique ei quod mihi verum videbatur
8 fratres autem mei qui ascenderant mecum dissolverunt cor populi
et nihilominus ego secutus sum Dominum Deum meum
9 iuravitque Moses in die illo dicens
terram quam calcavit pes tuus
erit possessio tua et filiorum tuorum in aeternum
quia secutus es Dominum Deum meum
10 concessit ergo Dominus vitam mihi sicut pollicitus est
usque in praesentem diem
quadraginta et quinque anni sunt
ex quo locutus est Dominus verbum istud ad Mosen
quando ambulabat Israhel per solitudinem
hodie octoginta quinque annorum sum
11 sic valens ut eo valebam tempore
quando ad explorandum missus sum
illius in me temporis fortitudo usque hodie perseverat
tam ad bellandum quam ad gradiendum
12 da ergo mihi montem istum quem pollicitus est Dominus
te quoque audiente
in quo Enacim sunt et urbes magnae atque munitae
si forte sit Dominus mecum
et potuero delere eos sicut promisit mihi
13 benedixitque ei Iosue et tradidit Hebron in possessionem
14 atque ex eo fuit Hebron Chaleb filio Iepphonne Cenezeo usque in praesentem diem
quia secutus est Dominum Deum Israhel
15 nomen Hebron antea vocabatur Cariatharbe
Adam maximus ibi inter Enacim situs est
et terra cessavit a proeliis