Lufta me fisin e Benjaminit
1 Të gjithë izraelitët u bashkuan si një trup i vetëm para Zotit në Micpah, të ardhur nga Dani e deri nga Bersheba, si edhe nga vendi i Gileadit. 2 Krerët e mbarë popullit të fiseve të Izraelit u mblodhën në kuvendin e popullit të Perëndisë. Ishin mbledhur edhe katërqind mijë luftëtarë këmbësorie me shpata në dorë. 3 Ndërkohë pasardhësit e Benjaminit morën vesh se izraelitët ishin mbledhur në Micpah. Atëherë izraelitët pyetën: «Na thoni, si ndodhi kjo poshtërsi?». 4 Leviti, burri i gruas që u vra, u përgjigj: «Kisha shkuar në Gibeah të Benjaminit bashkë me shemrën për të kaluar natën. 5 Atëherë banorët e Gibeahut u ngritën kundër meje dhe rrethuan natën shtëpinë ku po rrija. Ata donin të më vrisnin mua dhe shemrën time e përdhunuan derisa vdiq. 6 Pastaj unë e mora shemrën, e ndava në copa dhe i nisa nëpër të gjitha trojet e Izraelit, sepse ata bënë kob e poshtërsi në Izrael. 7 Tani, pra, të gjithë ju, o izraelitë të mbledhur këtu, kuvendoni dhe vendosni».
8 Mbarë populli u ngrit njëzëri në këmbë e tha: «Asnjëri nga ne nuk do të kthehet në tendën e vet e askush nuk do të niset për në shtëpi. 9 Ja si do të veprojmë me Gibeahun: do të hedhim short 10 e do të marrim nga të gjitha fiset e Izraelit dhjetë vetë në njëqind, njëqind në një mijë dhe një mijë në dhjetë mijë. Këta do t'u sjellin ushqime luftëtarëve që do të shkojnë të sulmojnë Gebën e Benjaminit për të gjitha poshtërsitë që bënë në Izrael». 11 Të gjithë burrat e Izraelit, të mbledhur si një trup i vetëm, iu vërsulën qytetit të Gibeahut.
12 Fiset e Izraelit u dërguan lajmëtarë të gjithë pasardhësve të fisit të Benjaminit për t'u thënë: «Ç'është kjo ligësi që u krye ndër ju? 13 Na i dorëzoni, pra, ata burra të poshtër nga Gibeahu, që t'i vrasim e ta zhbijmë të keqen nga Izraeli». Por pasardhësit e Benjaminit nuk deshën t'i dëgjonin vëllezërit e tyre izraelitë. 14 Atëherë pasardhësit e Benjaminit u mblodhën nga të gjitha qytetet në Gibeah për të luftuar kundër izraelitëve. 15 Pasardhësit e Benjaminit numëronin atë ditë njëzet e gjashtë mijë luftëtarë që përdornin shpatën, të ardhur nga qytetet e tjera, pa numëruar shtatë mijë burrat e përzgjedhur mes banorëve të Gibeahut. 16 Mes këtyre luftëtarëve, ishin shtatëqind burra të zgjedhur, që përdornin dorën e majtë në vend të së djathtës. Ata ishin të aftë të qëllonin fijen e flokut me hobe, pa gabuar shenjën. 17 Të gjithë luftëtarët e Izraelit që përdornin shpatën, pa numëruar ata të Benjaminit, ishin katërqind mijë burra.
18 Izraelitët shkuan në Betel, u këshilluan me Perëndinë e thanë: «Kush do të hidhet i pari në sulm kundër pasardhësve të Benjaminit?». Zoti tha: «I pari do të sulmojë fisi i Judës».
19 Izraelitët u ngritën në mëngjes dhe fushuan afër Gibeahut. 20 Pastaj u bënë gati për të sulmuar pasardhësit e Benjaminit e u vunë në rresht luftimi përballë qytetit. 21 Pasardhësit e Benjaminit u hodhën në sulm nga Gibeahu dhe atë ditë shtrinë përtokë njëzet e dy mijë izraelitë të vdekur. 22 Izraelitët i mblodhën sërish forcat dhe u rreshtuan edhe një herë për të luftuar në të njëjtin vend, ku ishin rreshtuar ditën e parë. 23 Ata kishin shkuar e kishin qarë para Zotit deri në mbrëmje dhe e kishin pyetur në duhej t'i sulmonin sërish pasardhësit e Benjaminit. Zoti u kishte thënë: «Hidhuni në sulm!».
24 Izraelitët i sulmuan pasardhësit e Benjaminit edhe ditën e dytë. 25 Luftëtarët e Benjaminit dolën nga Gibeahu dhe ditën e dytë shtrinë të vdekur përtokë tetëmbëdhjetë mijë burra izraelitë, të gjithë të aftë për të përdorur shpatën. 26 Izraelitët shkuan përsëri në Betel. Atje vajtuan dhe u ulën në prani të Zotit. Atë ditë agjëruan deri në mbrëmje dhe i kushtuan Zotit fli shkrumbimi dhe paqtimi. 27 Izraelitët u këshilluan sërish me Zotin. Në atë kohë arka e Besëlidhjes së Perëndisë ndodhej aty. 28 Gjatë atyre ditëve para saj shërbente Finehasi, biri i Eleazarit, të birit të Aronit. Izraelitët pyetën Zotin nëse duhej të hidheshin sërish në sulm kundër pasardhësve të Benjaminit, vëllezërve të tyre, apo ta ndalnin sulmin. Zoti u tha: «Sulmojini nesër, sepse ua kam dorëzuar».
29 Atëherë izraelitët ngritën prita përreth Gibeahut. 30 U përgatitën për të sulmuar pasardhësit e Benjaminit dhe u rreshtuan përballë Gibeahut si herët e tjera. 31 Pasardhësit e Benjaminit u hodhën në sulm dhe izraelitët i tërhoqën larg nga qyteti. Ashtu si herët e tjera, pasardhësit e Benjaminit vrisnin e plagosnin izraelitë gjatë udhës për në Betel dhe për në arat e Gibeahut. Vranë rreth tridhjetë izraelitë. 32 Pasardhësit e Benjaminit menduan se izraelitët po mposhteshin si më parë, por izraelitët morën arratinë për t'i tërhequr kundërshtarët nëpër fusha, sa më larg qytetit. 33 Atëherë të gjithë izraelitët lëvizën nga vendet e tyre të luftimit dhe u rreshtuan për sulm në Baal Tamar. Edhe izraelitët e tjerë dolën nga pritat në fushat e Gebës. 34 Dhjetë mijë izraelitë të zgjedhur u vërsulën kundër Gibeahut. Beteja u bë shumë e ashpër dhe pasardhësit e Benjaminit nuk e kishin kuptuar ende fatkeqësinë që po u afrohej.
35 Zoti e mposhti Benjaminin në prani të Izraelit dhe atë ditë izraelitët vranë njëzet e pesë mijë e njëqind luftëtarë të aftë për të përdorur shpatën.
36 Pasardhësit e Benjaminit panë se po mposhteshin. Izraelitët i lanë të iknin, sepse kishin besim te prita, që kishin ngritur para Gibeahut. 37 Ata që kishin zënë pritë sulmuan menjëherë Gileadin, e pushtuan dhe vranë me shpatë të gjithë banorët e tij. 38 Izraelitët kishin caktuar si shenjë me ata që kishin zënë pritë, ngritjen e një shtëllunge të madhe tymi nga qyteti. 39 Kur izraelitët ishin tërhequr gjatë betejës, pasardhësit e Benjaminit ishin hedhur në sulm dhe kishin vrarë tridhjetë vetë, duke kujtuar se izraelitët po mposhteshin si herën e parë. 40 Por, në atë çast, nga qyteti u ngrit një shtëllungë e madhe tymi. Pasardhësit e Benjaminit u kthyen dhe panë se qytetit ishte pushtuar nga flakët. 41 Atëherë izraelitët u kthyen dhe pasardhësit e Benjaminit u tmerruan, se e kuptuan fatkeqësinë që po u afrohej. 42 U kthyen për t'u tërhequr nga izraelitët, duke marrë udhën drejt shkretëtirës, por izraelitët i sulmuan edhe aty. Pastaj i sulmuan edhe ata që dogjën qytetin. 43 Izraelitët i rrethuan pasardhësit e Benjaminit, i ndoqën pa pushim dhe i mposhtën jashtë Gibeahut, në lindje. 44 Tetëmbëdhjetë mijë burra të fisit të Benjaminit, të gjithë luftëtarë trima, mbetën të vrarë. 45 Të tjerët morën arratinë drejt shkretëtirës, për te shkëmbi i Rimonit. Pesë mijë prej tyre u vranë gjatë udhës. Izraelitët i ndoqën deri në Gidom dhe vranë edhe dy mijë burra të tjerë. 46 Atë ditë u vranë njëzet e pesë mijë burra nga fisi i Benjaminit, të gjithë të aftë për të përdorur shpatën, të gjithë luftëtarë trima. 47 Gjashtëqind burra u tërhoqën e morën arratinë drejt shkretëtirës, për te shkëmbi i Rimonit, ku qëndruan për katër muaj. 48 Pastaj izraelitët u kthyen dhe sulmuan pasardhësit e mbetur të Benjaminit. Në çdo qytet ata kaluan në teh të shpatës të gjithë banorët, bagëtitë e gjithçka që gjenin. Të gjitha qyteteve që gjetën para, ata u vunë flakën.
1 egressi sunt itaque omnes filii Israhel
et pariter congregati quasi vir unus
de Dan usque Bersabee et terra Galaad ad Dominum in Maspha
2 omnesque anguli populorum et cunctae tribus Israhel
in ecclesiam populi Dei convenerunt
quadringenta milia peditum pugnatorum
3 nec latuit filios Beniamin quod ascendissent filii Israhel in Maspha
interrogatusque Levita maritus mulieris interfectae
quomodo tantum scelus perpetratum esset
4 respondit
veni in Gabaa Beniamin cum uxore mea illucque deverti
5 et ecce homines civitatis illius circumdederunt nocte domum in qua
manebam
volentes me occidere
et uxorem meam incredibili libidinis furore vexantes
denique mortua est
6 quam arreptam in frusta concidi
misique partes in omnes terminos possessionis vestrae
quia numquam tantum nefas et tam grande piaculum factum est in Israhel
7 adestis omnes filii Israhel decernite quid facere debeatis
8 stansque omnis populus quasi unius hominis sermone respondit
non recedemus in tabernacula nostra
nec suam quisquam intrabit domum
9 sed hoc contra Gabaa in commune faciemus
10 decem viri eligantur e centum ex omnibus tribubus Israhel
et centum de mille et mille de decem milibus
ut conportent exercitui cibaria
et possimus pugnantes contra Gabaa Beniamin reddere ei
pro scelere quod meretur
11 convenitque universus Israhel ad civitatem
quasi unus homo eadem mente unoque consilio
12 et miserunt nuntios ad omnem tribum Beniamin qui dicerent
cur tantum nefas in vobis reppertum est
13 tradite homines de Gabaa qui hoc flagitium perpetrarunt
ut moriantur et auferatur malum de Israhel
qui noluerunt fratrum suorum filiorum Israhel audire mandatum
14 sed ex cunctis urbibus quae suae sortis erant
convenerunt in Gabaa ut illis ferrent auxilium
et contra universum Israhel populum dimicarent
15 inventique sunt viginti quinque milia de Beniamin educentium gladium
praeter habitatores Gabaa
16 qui septingenti erant viri fortissimi ita sinistra ut dextra proeliantes
et sic fundis ad certum iacientes lapides
ut capillum quoque possent percutere
et nequaquam in alteram partem ictus lapidis deferretur
17 virorum quoque Israhel absque filiis Beniamin
inventa sunt quadringenta milia educentium gladios et
paratorum ad pugnam
18 qui surgentes venerunt in domum Dei hoc est in Silo
consulueruntque eum atque dixerunt
quis erit in exercitu nostro princeps certaminis contra filios Beniamin
quibus respondit Dominus Iudas sit dux vester
19 statimque filii Israhel surgentes mane castrametati sunt iuxta Gabaa
20 et inde procedentes ad pugnam contra Beniamin
urbem obpugnare coeperunt
21 egressique filii Beniamin de Gabaa
occiderunt de filiis Israhel die illo viginti duo milia viros
22 rursum filii Israhel et fortitudine et numero confidentes
in eodem loco in quo prius certaverant aciem direxerunt
23 ita tamen ut prius ascenderent
et flerent coram Domino usque ad noctem
consulerentque eum et dicerent
debeo ultra procedere ad dimicandum contra filios Beniamin
fratres meos an non
quibus ille respondit ascendite ad eum et inite certamen
24 cumque filii Israhel altero die contra
Beniamin ad proelium processissent
25 eruperunt filii Beniamin de portis Gabaa
et occurrentes eis tanta in illos caede baccati sunt
ut decem et octo milia virorum educentium gladium prosternerent
26 quam ob rem omnes filii Israhel venerunt in domum Dei
et sedentes flebant coram Domino
ieiunaveruntque illo die usque ad vesperam
et obtulerunt ei holocausta et pacificas victimas
27 et super statu suo interrogaverunt
eo tempore ibi erat arca foederis Dei
28 et Finees filius Eleazari filii Aaron praepositus domus
consuluerunt igitur Dominum atque dixerunt
exire ultra debemus ad pugnam contra filios Beniamin fratres nostros an
quiescere
quibus ait Dominus ascendite
cras enim tradam eos in manus vestras
29 posueruntque filii Israhel insidias per circuitum urbis Gabaa
30 et tertia vice sicut semel et bis contra Beniamin exercitum produxerunt
31 sed et filii Beniamin audacter eruperunt de civitate
et fugientes adversarios longius persecuti sunt
ita ut vulnerarent ex eis sicut primo et secundo die
et caederent per duas semitas terga
vertentes
quarum una ferebat in Bethel
altera in Gabaa
atque prosternerent triginta circiter viros
32 putaverunt enim solito eos more cedere
qui fugam arte simulantes iniere consilium
ut abstraherent eos de civitate
et quasi fugientes ad supradictas semitas
perducerent
33 omnes itaque filii Israhel surgentes de sedibus suis
tetenderunt aciem in loco qui vocatur Baalthamar
insidiae quoque quae circa urbem erant paulatim se aperire
coeperunt
34 et ab occidentali urbis parte procedere
sed et alia decem milia virorum de universo Israhel
habitatores urbis ad certamina provocabant
ingravatumque est bellum contra filios Beniamin
et non intellexerunt quod ex omni parte illis instaret interitus
35 percussitque eos Dominus in conspectu filiorum Israhel
et interfecerunt ex eis in illo die
viginti quinque milia et centum viros
omnes bellatores et educentes gladium
36 filii autem Beniamin cum se inferiores esse vidissent coeperunt fugere
quod cernentes filii Israhel dederunt eis ad fugiendum locum
ut ad praeparatas insidias devenirent quas iuxta urbem posuerant
37 qui cum repente de latibulis surrexissent
et Beniamin terga caedentibus daret
ingressi sunt civitatem et percusserunt eam in ore gladii
38 signum autem dederant filii Israhel
his quos in insidiis conlocaverant
ut postquam urbem cepissent ignem accenderent
et ascendente in altum fumo captam urbem
demonstrarent
39 quod cum cernerent filii Israhel in ipso certamine positi
putaverunt enim filii Beniamin eos fugere
et instantius sequebantur
caesis de exercitu eorum triginta viris
40 et viderent quasi columnam fumi de civitate
conscendere
Beniamin quoque retro aspiciens
captam cerneret civitatem et flammas in sublime ferri
41 qui prius simulaverant fugam versa facie fortius resistebant
quod cum vidissent filii Beniamin in fugam versi sunt
42 et ad viam deserti ire coeperunt
illuc quoque eos adversariis persequentibus
sed et hii qui urbem succenderant occurrerunt eis
43 atque ita factum est ut ex utraque parte ab hostibus caederentur
nec erat ulla morientium requies
ceciderunt atque prostrati sunt
ad orientalem plagam urbis Gabaa
44 fuerunt autem qui in eodem loco interfecti sunt decem et octo
milia virorum
omnes robustissimi pugnatores
45 quod cum vidissent qui remanserant de Beniamin
fugerunt in solitudinem
et pergebant ad petram cuius vocabulum est Remmon
in illa quoque fuga palantes et in diversa tendentes
occiderunt quinque milia viros
et cum ultra tenderent persecuti sunt eos
et interfecerunt etiam alios duo milia
46 et sic factum est
ut omnes qui ceciderant de Beniamin in diversis locis
essent viginti quinque milia pugnatores ad bella promptissimi
47 remanserunt itaque de omni numero Beniamin
qui evadere potuerant et fugere in
solitudinem
sescenti viri
sederuntque in petra Remmon mensibus quattuor
48 regressi autem filii Israhel
omnes reliquias civitatis a viris usque ad iumenta gladio percusserunt
cunctasque urbes et viculos Beniamin vorax flamma consumpsit