Largimi i Davidit
1 Davidi u ngrit e iku, ndërsa Jonatani u kthye në qytet. 2 Davidi mbërriti në Nob, te prifti Ahimelek, i cili u tremb kur e takoi Davidin e i tha: «Përse je vetëm e s'ke askënd me vete?». 3 Davidi iu përgjigj: «Mbreti më ka urdhëruar të kryej një punë e më porositi të mos i tregoj askujt për këtë gjë, prandaj dhe u kam thënë djelmoshave të më presin diku. 4 A të gjenden pesë bukë apo ndonjë gjë tjetër të më japësh?». 5 Prifti iu përgjigj: «Nuk kam asnjë bukë të zakonshme. Kam vetëm bukë të shenjtëruara, por djelmoshat nuk duhet të kenë shkuar me gra». 6 Davidi iu përgjigj priftit: «Pa dyshim. Gratë nuk na lejohen kur nisemi për udhë. Djelmoshat e kanë gjymtyrën të shenjtëruar edhe kur dalim rëndom. Sot e kanë edhe më të shenjtëruar!». 7 Atëherë prifti i dha bukë të shenjtëruar, se nuk kishte bukë tjetër përveç bukës së paraqitjes që e kishte hequr nga prania e Zotit për ta zëvendësuar me bukë të ngrohtë.
8 Atë ditë ndodhej aty një prej shërbëtorëve të Saulit për të përmbushur një detyrim para Zotit. Ai quhej Doeg Edomiti dhe ishte i forti i barinjve të Saulit.
9 Davidi i tha Ahimelekut: «A të gjendet këtu ndonjë heshtë apo ndonjë shpatë? Nuk i mora dot me vete shpatën dhe armët, ngaqë nxitoja për punët e mbretit». 10 Prifti u përgjigj: «Kam shpatën e Goliat Filistinit që ti e vrave në luginën e Elahut. Është e mbështjellë me një copë, mbrapa efodit. Merre nëse e do, se tjetër armë këtu nuk ka». Davidi i tha: «Kësaj s'i gjendet shoqja, ma jep!».
11 Atë ditë Davidi iku larg Saulit e shkoi tek Akishi, mbreti i Gatit. 12 Shërbëtorët e Akishit i thanë mbretit: «A nuk është ky Davidi, mbreti i vendit? A nuk është ky ai për të cilin këndojnë e kërcejnë duke thënë: “Sauli vrau një mijë, ndërsa Davidi dhjetëra mijëra!”?». 13 Davidit i bënë përshtypje këto fjalë dhe i hyri frikë e madhe nga Akishi, mbreti i Gatit. 14 Atëherë u shtir para tyre si i marrë duke çjerrë kanatet e portave e duke i lënë jargët t'i rridhnin nëpër mjekër. 15 Akishi u tha shërbëtorëve: «A nuk e shihni se është i marrë, përse e sillni tek unë? 16 A nuk kam mjaft të marrë që më paraqitni edhe këtë që sillet si i marrë para meje? Mos e lini të hyjë në shtëpinë time».
1 venit autem David in Nobe ad Ahimelech sacerdotem
et obstipuit Ahimelech eo quod venisset David et dixit ei
quare tu solus et nullus est tecum
2 et ait David ad Ahimelech sacerdotem
rex praecepit mihi sermonem et dixit
nemo sciat rem propter quam a me missus es
et cuiusmodi tibi praecepta dederim
nam et pueris condixi in illum et illum
locum
3 nunc igitur si quid habes ad manum
vel quinque panes da mihi aut quicquid inveneris
4 et respondens sacerdos David ait ei
non habeo panes laicos ad manum sed tantum panem sanctum
si mundi sunt pueri maxime a mulieribus
5 et respondit David sacerdoti et dixit ei
equidem si de mulieribus agitur
continuimus nos ab heri et nudius tertius quando egrediebamur
et fuerunt vasa puerorum sancta
porro via haec polluta est
sed et ipsa hodie sanctificabitur in vasis
6 dedit ergo ei sacerdos sanctificatum panem
neque enim erat ibi panis nisi tantum panes propositionis
qui sublati fuerant a facie Domini ut ponerentur panes calidi
7 erat autem ibi vir de servis Saul in die illa
intus in tabernaculo Domini
et nomen eius Doec Idumeus potentissimus pastorum Saul
8 dixit autem David ad Ahimelech
si habes hic ad manum hastam aut gladium
quia gladium meum et arma mea non tuli mecum
sermo enim regis urguebat
9 et dixit sacerdos gladius Goliath Philisthei
quem percussisti in valle Terebinthi
est involutus pallio post ephod
si istum vis tollere tolle
neque enim est alius hic absque eo
et ait David non est huic alter similis da mihi eum
10 surrexit itaque David et fugit in die illa a facie Saul
et venit ad Achis regem Geth
11 dixeruntque ei servi Achis
numquid non iste est David rex terrae
nonne huic cantabant per choros dicentes
percussit Saul mille et David decem milia
12 posuit autem David sermones istos in corde suo
et extimuit valde a facie Achis regis Geth
13 et inmutavit os suum coram eis et conlabebatur inter manus eorum
et inpingebat in ostia portae defluebantque salivae eius in barbam
14 et ait Achis ad servos suos
vidistis hominem insanum quare adduxistis eum ad me
15 an desunt nobis furiosi
quod introduxistis istum ut fureret me praesente
hicine ingredietur domum
meam