Flija për mëkatin
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve se kush mëkaton pa dashje kundër cilitdo urdhërimi të Zotit dhe bën çka nuk duhet të bëjë, 3 nëse ai që mëkaton është prift i vajosur dhe e sjell kështu fajin mbi popullin, t'i kushtojë Zotit për mëkatin e kryer një mëzat të patëmetë si fli për mëkatin. 4 Ta paraqesë mëzatin para Zotit te hyrja e tendës së takimit, t'i vërë dorën mbi kokë e ta therë para Zotit. 5 Prifti i vajosur të marrë pak gjak prej mëzatit dhe ta paraqesë në tendën e takimit, 6 ta ngjyejë gishtin në gjak e ta spërkatë gjakun shtatë herë para Zotit në drejtim të velit të shenjtërores. 7 Mandej, të vërë pak gjak mbi brirët e altarit të temjanit erëmirë para Zotit në tendën e takimit. Pjesën tjetër të gjakut të mëzatit ta derdhë në themelet e altarit të flive të shkrumbimit në hyrje të tendës së takimit. 8 Ta nxjerrë tërë dhjamin prej mëzatit të kushtuar si fli mëkati, dhjamin që mbulon zorrët dhe gjithë dhjamin përreth zorrëve, 9 të dyja veshkat bashkë me dhjamin që i mbulon dhe me dhjamin e ijëve. Bulën mbi mëlçi ta heqë bashkë me veshkat, 10 siç hiqen prej mëzatit që kushtohet si fli paqtimi. Prifti t'i shkrumbojë mbi altarin e flive të shkrumbimit. 11 Lëkurën e mëzatit e gjithë mishin, bashkë me kokën e me këmbët, me zorrët e me rropullitë, 12 krejt mëzatin, pra, ta nxjerrë jashtë fushimit në një vend të pastër, atje ku derdhet hiri, e ta djegë me zjarr në turrë të druve. Të digjet atje ku derdhet hiri.
13 Nëse mbarë bashkësia e Izraelit gabon e bën pa dashje çka s'duhet bërë e që është kundër ndonjërit prej urdhërimeve të Zotit, bie në faj. 14 Kur ta kuptojnë mëkatin që kanë bërë, tërë bashkësia të kushtojë një mëzat si fli për mëkatin. Ta paraqesin mëzatin te hyrja e tendës së takimit. 15 Pleqësia e bashkësisë të vendosë duart mbi kokën e mëzatit para Zotit dhe ta therin po para Zotit. 16 Prifti i vajosur të paraqesë pak gjak prej mëzatit në tendën e takimit, 17 ta ngjyejë gishtin në gjak e të spërkatë gjakun shtatë herë para Zotit në drejtim të velit. 18 Mandej, të vërë pak gjak mbi brirët e altarit para Zotit në tendën e takimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit të flive të shkrumbimit në hyrje të tendës së takimit. 19 Ta nxjerrë tërë dhjamin prej mëzatit dhe ta shkrumbojë mbi altar. 20 Të veprojë me mëzatin ashtu siç veproi me mëzatin për flinë e mëkatit. Prifti të kryejë shlyerjen për ta, që ata të marrin faljen. 21 Mëzatin ta nxjerrë jashtë fushimit dhe ta djegë siç dogji mëzatin e mëparshëm. Kjo është flija për mëkatin e bashkësisë.
22 Nëse ndonjë nga krerët e popullit gabon e bën pa dashje çka s'duhet bërë e që është kundër ndonjërit prej urdhërimeve të Zotit, Perëndisë së vet, ai bie në faj. 23 Kur ta kuptojë mëkatin që ka bërë, të paraqesë një cjap të patëmetë. 24 T'i vërë dorën mbi kokë cjapit, ta therë në vendin ku theren flitë e shkrumbimit dhe ta kushtojë si fli mëkati para Zotit. 25 Mandej prifti ta ngjyejë gishtin në gjakun e flisë për mëkatin dhe të vërë pak gjak mbi brirët e altarit të flive të shkrumbimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit të flive të shkrumbimit. 26 T'ia nxjerrë tërë dhjamin dhe ta shkrumbojë mbi altar, siç veproi me flinë e paqtimit. Prifti të kryejë për të shlyerjen e mëkatit, që ai të marrë faljen.
27 Nëse ndonjëri prej popullit të vendit mëkaton pa dashje e bën çka s'duhet bërë e që është kundër ndonjërit prej urdhërimeve të Zotit, ai bie në faj. 28 Kur ta kuptojë mëkatin që ka bërë, të paraqesë një dhi të patëmetë për mëkatin që ka bërë. 29 T'i vërë dorën mbi kokë flisë për mëkatin e ta therë në vendin ku theren flitë e shkrumbimit. 30 Mandej, prifti ta ngjyejë gishtin në gjak dhe të vërë gjak mbi brirët e altarit të flive të shkrumbimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit. 31 T'ia nxjerrë tërë dhjamin, siç veproi me flinë e paqtimit, e ta shkrumbojë mbi altar si fli erëkëndshme zjarri për Zotin. Prifti të kryejë për të shlyerjen e mëkatit, që ai të marrë faljen.
32 Nëse paraqet qengj si fli mëkati, të paraqesë një qengj femër të patëmetë. 33 T'i vërë dorën mbi kokë flisë për mëkatin dhe ta therë në vendin ku theren flitë e shkrumbimit. 34 Mandej, prifti ta ngjyejë gishtin në gjakun e flisë për mëkatin dhe të vërë gjak mbi brirët e altarit të flive të shkrumbimit. Pjesën tjetër të gjakut ta derdhë në themelet e altarit. 35 T'ia nxjerrë tërë dhjamin, siç veproi me cjapin e flisë së paqtimit, dhe prifti ta shkrumbojë mbi altar si fli zjarri për Zotin. Prifti të kryejë për të shlyerjen e mëkatit që ka bërë dhe ai do të marrë faljen».
1 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
2 loquere filiis Israhel
anima cum peccaverit per ignorantiam
et de universis mandatis Domini quae praecepit ut non fierent quippiam
fecerit
3 si sacerdos qui est unctus peccaverit
delinquere faciens populum
offeret pro peccato suo vitulum inmaculatum Domino
4 et adducet illum ad ostium tabernaculi testimonii coram Domino
ponetque manum super caput eius et immolabit eum Domino
5 hauriet quoque de sanguine vituli
inferens illud in tabernaculum testimonii
6 cumque intinxerit digitum in sanguinem
asperget eo septies coram Domino contra velum
sanctuarii
7 ponetque de eodem sanguine
super cornua altaris thymiamatis gratissimi Domino
quod est in tabernaculo testimonii
omnem autem reliquum sanguinem fundet in basim altaris
holocausti in introitu tabernaculi
8 et adipem vituli auferet pro peccato
tam eum qui operit vitalia quam omnia quae intrinsecus sunt
9 duos renunculos et reticulum quod est super eos iuxta ilia
et adipem iecoris cum renunculis
10 sicut aufertur de vitulo hostiae pacificorum
et adolebit ea super altare holocausti
11 pellem vero et omnes carnes cum capite et pedibus
et intestinis et fimo
12 et reliquo corpore
efferet extra castra in locum mundum ubi cineres effundi solent
incendetque ea super lignorum struem
quae in loco effusorum cinerum cremabuntur
13 quod si omnis turba Israhel ignoraverit
et per inperitiam fecerit quod contra mandatum Domini est
14 et postea intellexerit peccatum suum
offeret vitulum pro peccato
adducetque eum ad ostium tabernaculi
15 et ponent seniores populi manus super caput eius coram
Domino
immolatoque vitulo in conspectu Domini
16 inferet sacerdos qui unctus est de sanguine eius in
tabernaculum testimonii
17 tincto digito aspergens septies contra velum
18 ponetque de eodem sanguine in cornibus altaris
quod est coram Domino in tabernaculo testimonii
reliquum autem sanguinem fundet iuxta basim altaris holocaustorum
quod est in ostio tabernaculi testimonii
19 omnemque eius adipem tollet et adolebit super altare
20 sic faciens et de hoc vitulo quomodo fecit et prius
et rogante pro eis sacerdote propitius erit Dominus
21 ipsum autem vitulum efferet extra castra atque conburet
sicut et priorem vitulum
quia pro peccato est multitudinis
22 si peccaverit princeps et fecerit unum e pluribus per ignorantiam
quod Domini lege prohibetur
23 et postea intellexerit peccatum suum
offeret hostiam Domino hircum de capris inmaculatum
24 ponetque manum suam super caput eius
cumque immolaverit eum in loco
ubi solet mactari holocaustum coram Domino
quia pro peccato est
25 tinguet sacerdos digitum in sanguine hostiae pro
peccato
tangens cornua altaris holocausti
et reliquum fundens ad basim eius
26 adipem vero adolebit supra sicut in victimis pacificorum fieri solet
rogabitque pro eo et pro peccato eius
ac dimittetur ei
27 quod si peccaverit anima per ignorantiam de populo terrae
ut faciat quicquam ex his
quae Domini lege prohibentur atque delinquat
28 et cognoverit peccatum suum
offeret capram inmaculatam
29 ponetque manum super caput hostiae quae pro peccato est
et immolabit eam in loco holocausti
30 tolletque sacerdos de sanguine in digito suo
et tangens cornua altaris holocausti
reliquum fundet ad basim eius
31 omnem autem auferens adipem
sicut auferri solet de victimis pacificorum
adolebit super altare in odorem suavitatis Domino
rogabitque pro eo et dimittetur ei
32 sin autem de pecoribus obtulerit victimam pro peccato
ovem scilicet inmaculatam
33 ponet manum super caput eius
et immolabit eam in loco
ubi solent holocaustorum caedi hostiae
34 sumetque sacerdos de sanguine eius digito suo
et tangens cornua altaris holocausti
reliquum fundet ad basim eius
35 omnem quoque auferens adipem sicut auferri solet adeps arietis qui immolatur pro pacificis
et cremabit super altare in incensum Domini
rogabitque pro eo et pro peccato eius et dimittetur illi