Flija e përhershme
1 Zoti i tha Moisiut: 2 «Urdhëroji izraelitët e thuaju: “Kini kujdes që flinë time, flinë erëkëndshme të zjarrit të ushqimit tim, të ma kushtoni në kohën e duhur”. 3 Thuaju: “Kjo është flija e zjarrit që do t'i paraqitni përherë Zotit: paraqitni përditë nga dy qengja motakë e të patëmetë si fli shkrumbimi. 4 Njërin kushtoje në mëngjes e tjetrin në mbrëmje, 5 bashkë me një kilogram majë mielli, si fli drithi të përzier me një litër vaj të shtrydhur. 6 Kjo është flija e përhershme e shkrumbimit që u bë në malin e Sinait, një fli erëkëndshme zjarri për Zotin. 7 Flija përkatëse e stërpikjes, të jetë një litër për çdo qengj. Flija e stërpikjejes, që është pije dehëse, t'i kushtohet Zotit në shenjtërore. 8 Qengjin e dytë kushtoje në mbrëmje e bashkë me të kushto të njëjtat fli drithi e stërpikjeje si ato të mëngjesit. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin”.
Flija e së shtunës
9 Ditën e shtunë kushto dy qengja motakë të patëmetë bashkë me dy kilogramë majë mielli, si fli drithi të përzier me vaj dhe flinë e stërpikjes. 10 Kjo fli shkrumbimi e së shtunës, që kushtohet çdo të shtunë, i shtohet flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të stërpikjes.
Flija mujore
11 Në fillim të çdo muaji paraqitini Zotit si fli shkrumbimi dy dema, një dash e shtatë qengja motakë të patëmetë. 12 Flija e drithit të jetë tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për çdo dem, dy kilogramë për çdo dash 13 dhe një kilogram për çdo qengj. Kjo është fli erëkëndshme shkrumbimi, fli zjarri për Zotin. 14 Flija përkatëse e stërpikjes të jetë dy litra verë për dem, një litër e gjysmë për dash e një litër për qengj. Kjo është fli shkrumbimi që kushtohet muaj për muaj gjatë gjithë vitit. 15 Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të stërpikjes, t'i kushtohet Zotit edhe një cjap si fli mëkati.
Flija e Pashkës
16 Pashka e Zotit është në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë. 17 Dita e pesëmbëdhjetë e po këtij muaji të jetë ditë e kremte. Për shtatë ditë të hahet bukë e ndorme. 18 Në ditën e parë të mbahet një mbledhje e shenjtë. Atë ditë mos punoni. 19 Paraqitini Zotit si fli zjarri shkrumbimi dy dema, një dash e shtatë qengja motakë. Ata të jenë të patëmetë. 20 Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni nga tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për çdo dem, dy kilogramë për çdo dash 21 dhe një kilogram për secilin qengj. 22 Kushtoni edhe një cjap si fli mëkati për shlyerjen e mëkatit tuaj. 23 Këto i shtohen flisë së shkrumbimit të mëngjesit që kushtohet përherë. 24 Kështu veproni përditë gjatë shtatë ditëve. Kjo fli drithi, fli erëkëndshme zjarri për Zotin, i shtohet flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të stërpikjes. 25 Ditën e shtatë mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos shërbeni.
Flija e festës së Javëve
26 Në ditën e prodhimeve të para, në festën e Javëve, kur t'i paraqitni Zotit flinë e drithit të parë, mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos punoni. 27 Paraqitini Zotit si fli erëkëndshme shkrumbimi, dy dema, një dash e shtatë qengja motakë. 28 Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për çdo dem, dy kilogramë për çdo dash 29 dhe një kilogram për secilin qengj. 30 Kushtoni edhe një cjap si fli mëkati për shlyerjen e mëkatit tuaj. 31 Këto i shtohen flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes. Ato të jenë të patëmetë.
1 dixit quoque Dominus ad Mosen
2 praecipe filiis Israhel et dices ad eos
oblationem meam et panes et incensum odoris suavissimi
offerte per tempora sua
3 haec sunt sacrificia quae offerre debetis
agnos anniculos inmaculatos duos cotidie in holocaustum sempiternum
4 unum offeretis mane et alterum ad vesperam
5 decimam partem oephi similae quae conspersa sit oleo purissimo
et habeat quartam partem hin
6 holocaustum iuge est quod obtulistis in monte Sinai
in odorem suavissimum incensi Domini
7 et libabitis vini quartam partem hin
per agnos singulos in sanctuario Domini
8 alterumque agnum similiter offeretis ad vesperam
iuxta omnem ritum sacrificii matutini et libamentorum eius
oblationem suavissimi odoris Domino
9 die autem sabbati offeretis duos agnos anniculos inmaculatos
et duas decimas similae oleo conspersae in sacrificio
et liba
10 quae rite funduntur
per singula sabbata in holocausto sempiterno
11 in kalendis autem id est in mensuum exordiis
offeretis holocaustum Domino
vitulos de armento duos arietem unum
agnos anniculos septem inmaculatos
12 et tres decimas similae oleo conspersae
in sacrificio per singulos vitulos
et duas decimas similae oleo conspersae per singulos arietes
13 et decimam decimae similae ex oleo
in sacrificio per agnos singulos
holocaustum suavissimi odoris atque incensi est Domino
14 libamenta autem vini quae per singulas fundenda sunt victimas ista erunt
media pars hin per vitulos singulos
tertia per arietem quarta per agnum
hoc erit holocaustum
per omnes menses qui sibi anno vertente succedunt
15 hircus quoque offeretur Domino pro peccatis
in holocaustum sempiternum cum libamentis suis
16 mense autem primo quartadecima die mensis phase Domini erit
17 et quintadecima die sollemnitas
septem diebus vescentur azymis
18 quarum dies prima venerabilis et sancta erit
omne opus servile non facietis in ea
19 offeretisque incensum holocaustum
Domino
vitulos de armento duos arietem unum
agnos anniculos inmaculatos septem
20 et sacrificia singulorum ex simila quae conspersa sit oleo
tres decimas per singulos vitulos et duas decimas per arietem
21 et decimam decimae per agnos singulos id est per septem agnos
22 et hircum pro peccato unum ut expietur pro vobis
23 praeter holocaustum matutinum quod semper offertis
24 ita facietis per singulos dies septem dierum
in fomitem ignis et in odorem suavissimum Domino
qui surget de holocausto et de libationibus singulorum
25 dies quoque septimus celeberrimus et sanctus erit vobis
omne opus servile non facietis in eo
26 dies etiam primitivorum
quando offertis novas fruges Domino
expletis ebdomadibus
venerabilis et sancta erit omne opus servile non facietis in ea
27 offeretisque holocaustum in odorem suavissimum Domino
vitulos de armento duos arietem unum
et agnos anniculos inmaculatos septem
28 atque in sacrificiis eorum
similae oleo conspersae tres decimas per singulos vitulos
per arietes duas
29 per agnos decimam decimae qui simul sunt agni septem
hircum quoque 30 qui mactatur pro expiatione
praeter holocaustum sempiternum et liba eius
31 inmaculata offeretis omnia cum libationibus suis