Besëlidhja e Zotit me Abramin
1 Pas këtyre ngjarjeve, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në një vegim: «Abram, mos ki frikë. Unë jam mburoja jote. Shpërblimi yt do të jetë shumë i madh!». 2 Abrami tha: «O Zot, Zoti im, çfarë do të më japësh kur jam pa fëmijë e trashëgimtari i shtëpisë sime do të jetë Eliezeri i Damaskut?». 3 Pastaj tha: «Ti nuk më ke dhënë pasardhës dhe, ja, një shërbëtor do të jetë trashëgimtari im». 4 Dhe, ja, fjala e Zotit iu drejtua: «Trashëgimtari yt nuk do të jetë ky, por ai që do të dalë prej trupit tënd, ai do të jetë trashëgimtari yt». 5 Pastaj e nxori jashtë e i tha: «Shiko qiellin e numëroji yjet, po munde! Kaq të shumtë do të jenë trashëgimtarët e tu». 6 Abrami besoi në Zotin e Zoti ia numëroi për drejtësi.
7 Ai i tha: «Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i kaldenjve për të të dhënë si trashëgimi këtë tokë». 8 Abrami iu përgjigj: «O Zot, Zoti im, nga do ta di unë se do ta trashëgoj?». 9 Ai i tha: «Më sill një mëshqerrë tri vjeçe, një dhi e një dash tre vjeç, një turtull e një pëllumb të ri». 10 Abrami ia solli të gjitha këto. I preu më dysh dhe i vuri gjysmat përballë njëra-tjetrës, por zogjtë nuk i preu. 11 Disa shpendë grabitqarë u lëshuan mbi to, por Abrami i dëboi.
12 Në të perënduar, Abramin e kapi një gjumë i thellë dhe, ja, e pllakosi një frikë e errët dhe e madhe. 13 Dhe Zoti i tha Abramit: «Dije mirë se pasardhësit e tu do të banojnë në vend të huaj e do të jenë skllevër e të shtypur për katërqind vjet. 14 Por unë do ta gjykoj kombin, të cilit do t'i shërbejnë e pas kësaj do të dalin me pasuri të mëdha. 15 Ndërsa ti do të bashkohesh me etërit e tu në paqe e do të varrosesh pas një pleqërie të mbarë. 16 Në brezninë e katërt, pasardhësit e tu do të kthehen këtu pasi ligësia e amoritëve nuk e ka arritur ende kulmin».
17 Kur perëndoi dielli, u bë errësirë dhe, ja, u duk një mangall me tym e një pishtar zjarri, i cili përshkoi gjysmat e prera. 18 Atë ditë Zoti lidhi një besëlidhje me Abramin e tha: «Pasardhësve të tu po ua jap këtë tokë, nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, Eufratin, 19 tokën e kenitëve, e kenizitëve, e kadmonitëve, 20 e hititëve, e perizitëve, e refaitëve, 21 e amoritëve, e kananitëve, e girgashitëve, e jebusitëve».
1 his itaque transactis
factus est sermo Domini ad Abram per visionem dicens
noli timere Abram
ego protector tuus sum et merces tua magna nimis
2 dixitque Abram Domine Deus quid dabis mihi
ego vadam absque liberis
et filius procuratoris domus meae iste Damascus Eliezer
3 addiditque Abram mihi autem non dedisti semen
et ecce vernaculus meus heres meus erit
4 statimque sermo Domini factus est ad eum dicens
non erit hic heres tuus
sed qui egredietur de utero tuo ipsum habebis heredem
5 eduxitque eum foras et ait illi
suspice caelum et numera stellas si potes
et dixit ei sic erit semen tuum
6 credidit Domino
et reputatum est ei ad iustitiam
7 dixitque ad eum ego Dominus qui eduxi te de Ur Chaldeorum
ut darem tibi terram istam et possideres eam
8 at ille ait Domine Deus
unde scire possum quod possessurus sim eam
9 respondens Dominus
sume inquit mihi vaccam triennem
et capram trimam et arietem annorum trium
turturem quoque et columbam
10 qui tollens universa haec divisit per medium
et utrasque partes contra se altrinsecus posuit
aves autem non divisit
11 descenderuntque volucres super cadavera et abigebat eas Abram
12 cumque sol occumberet sopor inruit super Abram
et horror magnus et tenebrosus invasit eum
13 dictumque est ad eum
scito praenoscens quod peregrinum futurum sit semen tuum in terra non
sua
et subicient eos servituti et adfligent quadringentis annis
14 verumtamen gentem cui servituri sunt ego iudicabo
et post haec egredientur cum magna substantia
15 tu autem ibis ad patres tuos in pace sepultus in senectute bona
16 generatione autem quarta revertentur huc
necdum enim conpletae sunt iniquitates Amorreorum usque ad praesens
tempus
17 cum ergo occubuisset sol facta est caligo tenebrosa
et apparuit clibanus fumans
et lampas ignis transiens inter divisiones illas
18 in die illo pepigit Dominus cum Abram foedus dicens
semini tuo dabo terram hanc
a fluvio Aegypti usque ad fluvium magnum flumen Eufraten
19 Cineos et Cenezeos et Cedmoneos
20 et Hettheos et Ferezeos Rafaim quoque
21 et Amorreos et Chananeos et Gergeseos et Iebuseos