Lutja e Jonait
1 Zoti dërgoi një peshk të madh që ta gëlltiste Jonain dhe Jonai qëndroi në barkun e peshkut tri ditë e tri net. 2 Nga barku i peshkut, Jonai iu lut Zotit, Perëndisë së tij, 3 duke thënë:
«Kur u gjenda ngushtë i thirra Zotit
e m'u përgjigj;
thellë nga barku i skëterrës kërkova ndihmë
e ti ma dëgjove zërin.
4 Në thellësi më hodhe, në zemër të detit,
ku rrjedha e ujit nga çdo anë më rrethoi
dhe gjithë dallgët e valët e tua mbi mua kaluan.
5 Dhe unë thashë me vete:
“Ndonëse i dëbuar larg pranisë sate,
kam për ta parë sërish tempullin tënd të shenjtë”.
6 Ujërat më mbuluan deri në grykë,
humnera e detit më rrethoi nga çdo anë,
algat rreth kokës m'u mbështollën.
7 I fundosur deri në rrëzë të maleve,
ku shulat e nëntokës
përgjithmonë pas meje ishin mbyllur,
ti nga gropa e vdekjes
lart të gjallë më ngjite,
o Zot, Perëndia im.
8 Kur jeta ime po fikej,
Zotin kujtova
e lutja ime te ti mbërriti,
në tempullin tënd të shenjtë.
9 Ata që adhurojnë idhuj të kotë
braktisin mirësinë tënde,
10 ndërsa unë,
me këngë falënderimi fli do të të kushtoj
dhe çfarë kam premtuar
do ta bëj.
Shpëtimi vjen nga Zoti».
11 Atëherë Zoti e urdhëroi peshkun ta villte Jonain në breg.
1 et praeparavit Dominus piscem grandem ut degluttiret Ionam
et erat Iona in ventre piscis
tribus diebus et tribus noctibus
2 et oravit Iona ad Dominum Deum suum de utero piscis
3 et dixit clamavi de tribulatione mea ad Dominum et exaudivit me
de ventre inferni clamavi et exaudisti vocem meam
4 et proiecisti me in profundum in corde maris
et flumen circumdedit me
omnes gurgites tui et fluctus tui super me transierunt
5 et ego dixi abiectus sum a conspectu oculorum tuorum
verumtamen rursus videbo templum sanctum tuum
6 circumdederunt me aquae usque ad animam abyssus vallavit me
pelagus operuit caput meum
7 ad extrema montium descendi
terrae vectes concluserunt me in aeternum
et sublevabis de corruptione vitam meam Domine Deus meus
8 cum angustiaretur in me anima mea Domini recordatus sum
ut veniat ad te oratio mea ad templum sanctum tuum
9 qui custodiunt vanitates frustra
misericordiam suam derelinquunt
10 ego autem in voce laudis immolabo tibi
quaecumque vovi reddam pro salute Domino
11 et dixit Dominus pisci et evomuit Ionam in aridam