Thirrja e Samuelit
1 Djaloshi Samuel i shërbente Zotit në prani të Eliut. Asokohe fjala e Zotit dëgjohej rrallë dhe nuk kishte vegime të shpeshta.
2 Një herë Eliu ishte shtrirë në shtrojën e vet. Ai nuk shihte mirë ngaqë po e linin sytë. 3 Edhe Samueli ishte shtrirë në tempullin e Zotit, aty ku ishte arka e Perëndisë. Llamba e Perëndisë nuk ishte ndezur ende. 4 Atëherë Zoti e thirri Samuelin e ai u përgjigj: «Ja ku jam!». 5 Pastaj vrapoi drejt Eliut duke i thënë: «Ja ku jam! A më thirre?». Por Eliu i tha: «Nuk të thirra. Shko e fli!». Kështu, iku e ra të flinte. 6 Zoti e thirri sërish Samuelin. Ai u ngrit, shkoi tek Eliu e i tha: «Ja ku jam! A më thirre?». Por Eliu i tha: «Nuk të thirra, biri im. Shko e fli!». 7 Samueli nuk e kishte njohur ende Zotin dhe fjala e Zotit ende nuk i ishte zbuluar. 8 Zoti e thirri sërish për të tretën herë. Samueli u ngrit, shkoi tek Eliu e i tha: «Ja ku jam! A më thirre?». Atëherë Eliu e kuptoi që djaloshin po e thërriste Zoti, 9 prandaj i tha: «Shko e fli! Nëse të thërret sërish thuaj: “Fol, o Zot, se shërbëtori yt po dëgjon”». Kështu, Samueli shkoi e ra në shtrojën e vet.
10 Zoti erdhi, qëndroi atje dhe e thirri si më parë: «Samuel, Samuel!». Atëherë Samueli u përgjigj: «Fol, se shërbëtori yt po dëgjon». 11 Zoti i tha: «Ja, do të bëj diçka në Izrael, që kur ta dëgjojnë, do t'u buçasin veshët. 12 Atë ditë do të përmbush fund e krye gjithçka thashë kundër Eliut e shtëpisë së tij. 13 I kisha treguar që do ta dënoja përgjithmonë shtëpinë e tij, sepse, edhe kur i mori vesh fajet e djemve, nuk i qortoi. 14 Prandaj iu betova shtëpisë së Eliut, se faji i tyre nuk do të shlyhet kurrë as me fli e as me kushte».
15 Samueli fjeti deri në mëngjes e pastaj hapi portat e shtëpisë së Zotit. Ai kishte frikë t'ia tregonte Eliut vegimin. 16 Eliu e thirri e i tha: «Samuel, biri im». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam!». 17 Eliu i tha: «Çfarë të tha? Mos ma fsheh! Keq e më keq ta bëftë Perëndia, nëse më fsheh ndonjë gjë prej fjalëve që të tha». 18 Atëherë Samueli ia tregoi të gjitha pa fshehur gjë. Dhe Eliu u përgjigj: «Zoti bëftë si t'i duket më mirë!».
19 Samueli u rrit. Zoti ishte me të e nuk lejoi t'i shkonte fjala më kot. 20 Mbarë Izraeli, prej Danit deri në Bershebë, e mori vesh se Samueli ishte caktuar profet i Zotit. 21 Zoti vazhdoi të shfaqej në Shiloh, se Zoti i zbulohej Samuelit atje përmes fjalës së tij.
1 puer autem Samuhel ministrabat Domino coram Heli
et sermo Domini erat pretiosus in diebus illis
non erat visio manifesta
2 factum est ergo in die quadam
Heli iacebat in loco suo
et oculi eius caligaverant nec poterat videre
3 lucerna Dei antequam extingueretur
Samuhel autem dormiebat in templo Domini ubi erat arca Dei
4 et vocavit Dominus Samuhel
qui respondens ait ecce ego
5 et cucurrit ad Heli et dixit ecce ego vocasti enim me
qui dixit non vocavi revertere dormi
et abiit et dormivit
6 et adiecit Dominus vocare rursum Samuhel
consurgensque Samuhel abiit ad Heli et dixit
ecce ego quia vocasti me
qui respondit non vocavi te fili mi revertere et dormi
7 porro Samuhel necdum sciebat Dominum
neque revelatus fuerat ei sermo Domini
8 et adiecit Dominus et vocavit adhuc Samuhel tertio
qui consurgens abiit ad Heli
9 et ait ecce ego quia vocasti me
intellexit igitur Heli quia Dominus vocaret puerum
et ait ad Samuhel vade et dormi
et si deinceps vocaverit te
dices loquere Domine quia audit servus tuus
abiit ergo Samuhel et dormivit in loco suo
10 et venit Dominus et stetit
et vocavit sicut vocaverat secundo Samuhel Samuhel
et ait Samuhel loquere quia audit servus tuus
11 et dixit Dominus ad Samuhel
ecce ego facio verbum in Israhel
quod quicumque audierit tinnient ambae aures eius
12 in die illo suscitabo adversum Heli omnia
quae locutus sum super domum eius
incipiam et conplebo
13 praedixi enim ei
quod iudicaturus essem domum eius in aeternum propter iniquitatem
eo quod noverat indigne agere filios suos et non corripuit
eos
14 idcirco iuravi domui Heli
quod non expietur iniquitas domus eius victimis et muneribus
usque in aeternum
15 dormivit autem Samuhel usque mane
aperuitque ostia domus Domini
et Samuhel timebat indicare visionem Heli
16 vocavit ergo Heli Samuhelem et dixit Samuhel fili mi
qui respondens ait praesto sum
17 et interrogavit eum
quis est sermo quem locutus est ad te
oro te ne celaveris me
haec faciat tibi Deus et haec addat
si absconderis a me sermonem ex omnibus verbis quae dicta sunt tibi
18 indicavit itaque ei Samuhel universos sermones
et non abscondit ab eo
et ille respondit Dominus est quod bonum est in oculis suis faciat
19 crevit autem Samuhel et Dominus erat cum eo
et non cecidit ex omnibus verbis eius in terram
20 et cognovit universus Israhel a Dan usque Bersabee
quod fidelis Samuhel propheta esset Domini
21 et addidit Dominus ut appareret in Silo
quoniam revelatus fuerat Dominus Samuheli in Silo iuxta verbum Domini
et evenit sermo Samuhelis universo Israheli