Ujërat e Meribës
1 Në muajin e parë, tërë bashkësia izraelite mbërriti në shkretëtirën e Cinit e populli qëndroi në Kadesh. Atje vdiq e u varros Mirjama.
2 Atje nuk kishte ujë për bashkësinë, prandaj u mblodhën kundër Moisiut e Aronit. 3 Populli u grind me Moisiun e i tha: «Ah, sikur të kishim vdekur edhe ne kur na vdiqën vëllezërit para Zotit. 4 Përse e sollët bashkësinë e Zotit në këtë shkretëtirë, që të vdesim këtu ne dhe bagëtitë tona? 5 Përse na nxorët nga Egjipti e na sollët në këtë vend të keq? Ky s'është vend ku mund të mbillet. Nuk ka as fiq, as vreshta, as shegë e as ujë për të pirë». 6 Atëherë Moisiu e Aroni u larguan nga bashkësia e shkuan në hyrje të tendës së takimit. Ata ranë me fytyrë përdhe e iu shfaq lavdia e Zotit. 7 Zoti i tha Moisiut: 8 «Merre shkopin e bashkë me Aronin, vëllanë tënd, mblidhe bashkësinë. Flitini shkëmbit në sy të të gjithëve, që të nxjerrë ujë. Kështu do t'u nxjerrësh ujë nga shkëmbi e do t'i japësh për të pirë bashkësisë e bagëtive».
9 Moisiu e mori shkopin prej pranisë së Zotit siç e kishte urdhëruar Zoti. 10 Ai bashkë me Aronin e mblodhi bashkësinë para shkëmbit e u tha: «Dëgjoni, o kryengritës! Doni t'ju nxjerrim ujë nga ky shkëmb?». 11 Atëherë Moisiu e ngriti dorën, i ra shkëmbit dy herë me shkop e prej tij doli shumë ujë. Kështu, pinë bashkësia e bagëtia. 12 Por, Zoti i tha Moisiut e Aronit: «Nuk do ta çoni këtë bashkësi në tokën që u kam dhënë, sepse nuk më besuat për të më shenjtëruar para izraelitëve». 13 Këto janë ujërat e Meribës, ku izraelitët u grindën me Zotin dhe ku ai u tregua i shenjtë mes tyre.
Kalimi përmes Edomit
14 Moisiu dërgoi nga Kadeshi disa lajmëtarë te mbreti i Edomit e i tha: «Kështu thotë Izraeli, vëllai yt: ti i di të gjitha vështirësitë që kemi hasur, 15 sesi etërit tanë shkuan në Egjipt, sesi banuam atje për një kohë të gjatë e sesi egjiptianët na keqtrajtuan ne dhe etërit tanë. 16 Ne i thirrëm Zotit. Ai na dëgjoi, dërgoi një engjëll e na nxori nga Egjipti. Tani jemi në Kadesh, qytet në kufi me vendin tënd. 17 Na lër pra, të kalojmë përmes tokës tënde. Nuk do të kalojmë nëpër ara e nëpër vreshta e nuk do të pimë ujë nga burimet. Do të ecim rrugës mbretërore, nuk do shmangemi as majtas, as djathtas derisa të kalojmë përtej kufijve të tu».
18 Por Edomi iu përgjigj: «Nuk do të kaloni. Përndryshe do të dal t'ju pres me shpatë». 19 Izraelitët i thanë: «Do të shkojmë rrugës kryesore. Nëse unë e kafshët e mia pimë ujin tënd, do ta paguaj. Nuk po të kërkojmë shumë, na lër vetëm të kalojmë më këmbë». 20 Edomi u tha: «Nuk do të kaloni!» dhe u doli përpara me një ushtri të madhe e të fuqishme. 21 Kështu Edomi nuk e lejoi Izraelin të kalojë përmes kufijve të tij dhe Izraeli u largua.
Vdekja e Aronit
22 Atëherë tërë bashkësia izraelite u nis nga Kadeshi dhe mbërriti në malin Hor. 23 Kur ishin në Hor, që është në kufi me tokën e Edomit, Zoti i tha Moisiut e Aronit: 24 «Aroni do të bashkohet me të parët. Ai nuk do të hyjë në tokën që u kam dhënë izraelitëve, sepse ngritët krye kundër meje tek ujërat e Meribës. 25 Merr me vete Aronin e birin e tij, Eleazarin, dhe ngjiti në malin Hor. 26 Zhvishja rrobat Aronit e vishja Eleazarit, birit të tij. Aroni do të bashkohet me të parët. Ai do të vdesë atje». 27 Moisiu bëri siç i urdhëroi Zoti. Ata u ngjitën në malin Hor para tërë bashkësisë. 28 Moisiu ia zhveshi rrobat Aronit e ia veshi Eleazarit, birit të tij. Aroni vdiq në majë të malit. Pastaj Moisiu dhe Eleazari zbritën nga mali 29 dhe mbarë bashkësia e pa që Aroni kishte vdekur. Atëherë tërë shtëpia e Izraelit e vajtoi për tridhjetë ditë.
1 veneruntque filii Israhel et omnis multitudo in desertum Sin mense primo
et mansit populus in Cades
mortuaque est ibi Maria et sepulta in eodem loco
2 cumque indigeret aqua populus
coierunt adversum Mosen et Aaron
3 et versi in seditionem dixerunt
utinam perissemus inter fratres nostros coram Domino
4 cur eduxistis ecclesiam Domini in solitudinem
ut et nos et nostra iumenta moriantur
5 quare nos fecistis ascendere de Aegypto
et adduxistis in locum istum pessimum qui seri non potest
qui nec ficum gignit nec vineas nec mala granata
insuper et aquam non habet ad bibendum
6 ingressusque Moses et Aaron dimissa multitudine tabernaculum foederis
corruerunt proni in terram
et apparuit gloria Domini super eos
7 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
8 tolle virgam et congrega populum tu et Aaron frater tuus
et loquimini ad petram coram eis et illa dabit aquas
cumque eduxeris aquam de petra
bibet omnis multitudo et iumenta eius
9 tulit igitur Moses virgam quae erat in conspectu Domini
sicut praeceperat ei
10 congregata multitudine ante petram dixitque eis
audite rebelles et increduli
num de petra hac vobis aquam poterimus eicere
11 cumque elevasset Moses manum percutiens virga bis silicem
egressae sunt aquae largissimae
ita ut et populus biberet et iumenta
12 dixitque Dominus ad Mosen et Aaron
quia non credidistis mihi ut sanctificaretis me coram filiis Israhel
non introducetis hos populos in terram quam dabo eis
13 haec est aqua Contradictionis
ubi iurgati sunt filii Israhel contra Dominum
et sanctificatus est in eis
14 misit interea nuntios Moses de Cades ad regem Edom qui dicerent
haec mandat frater tuus Israhel
nosti omnem laborem qui adprehendit nos
15 quomodo descenderint patres nostri in Aegyptum
et habitaverimus ibi multo tempore
adflixerintque nos Aegyptii et patres nostros
16 et quomodo clamaverimus ad Dominum et exaudierit nos
miseritque angelum qui eduxerit nos de Aegypto
ecce in urbe Cades quae est in extremis finibus tuis positi
17 obsecramus ut nobis transire liceat per terram tuam
non ibimus per agros nec per vineas
non bibemus aquas de puteis tuis
sed gradiemur via publica nec ad dextram nec ad sinistram declinantes
donec transeamus terminos tuos
18 cui respondit Edom
non transibis per me alioquin armatus occurram tibi
19 dixeruntque filii Israhel per tritam gradiemur viam
et si biberimus aquas tuas nos et pecora nostra
dabimus quod iustum est nulla erit in pretio difficultas
tantum velociter transeamus
20 at ille respondit non transibis
statimque egressus est obvius cum infinita multitudine et manu forti
21 nec voluit adquiescere deprecanti
ut concederet transitum per fines suos
quam ob rem devertit ab eo Israhel
22 cumque castra movissent de Cades
venerunt in montem Or qui est in finibus terrae Edom
23 ubi locutus est Dominus ad Mosen
24 pergat inquit Aaron ad populos suos
non enim intrabit terram quam dedi filiis Israhel
eo quod incredulus fuerit ori meo ad aquas Contradictionis
25 tolle Aaron et filium eius cum eo et duces eos in montem Or
26 cumque nudaveris patrem veste sua
indues ea Eleazarum filium eius
et Aaron colligetur et morietur ibi
27 fecit Moses ut praeceperat Dominus
et ascenderunt in montem Or coram omni multitudine
28 cumque Aaron spoliasset vestibus suis
induit eis Eleazarum filium eius
29 illo mortuo in montis supercilio descendit cum Eleazaro
30 omnis autem multitudo videns occubuisse
Aaron
flevit super eo triginta diebus per cunctas familias suas