Lufta kundër Midianit
1 Zoti foli me Moisiun e i tha: 2 «Merr hak prej midianitëve për hir të izraelitëve. Pastaj do të vdesësh e do të varrosesh bashkë me popullin tënd». 3 Moisiu i tha popullit: «Armatosni disa luftëtarë mes jush që t'i bien Midianit e të kryejnë hakmarrjen e Zotit kundër tij. 4 Çdo fis i Izraelit të dërgojë një mijë luftëtarë». 5 Kështu u mblodhën një mijë veta prej çdo fisi të Izraelit, gjithsej dymbëdhjetë mijë luftëtarë. 6 Moisiu i dërgoi këta bashkë me Finehasin, birin e priftit Eleazar. Atij i dorëzoi enët e shenjta dhe trumbetat e kushtrimit. 7 Luftuan kundër Midianit, siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe i vranë të gjithë meshkujt. 8 Ata vranë edhe pesë mbretërit e Midianit, Eviun, Rekemin, Curin, Hurin e Rebain. Vranë me shpatë edhe Balaamin, birin e Beorit. 9 Izraelitët morën rob gratë e Midianit dhe fëmijët e tyre. Plaçkitën edhe kafshët, bagëtitë e tërë pasurinë e tyre. 10 I dogjën të gjitha qytetet e banuara dhe fushimet e tyre, 11 por prenë që zunë, njerëz e kafshë, e morën me vete. 12 I sollën te Moisiu, te prifti Eleazar dhe te bashkësia e izraelitëve, te fushimi në stepën e Moabit që është pranë Jordanit, kundruall Jerikosë.
Robërit e luftës
13 Atëherë Moisiu, prifti Eleazar e tërë prijësit e bashkësisë u dolën përpara që t'i takonin përjashta fushimit. 14 Moisiu u zemërua me prijësit e ushtrisë, me komandantët e njësive njëmijëshe dhe njësive njëqindëshe që po ktheheshin nga beteja. 15 Ai u tha: «Pse i keni lënë gjallë të gjitha femrat? 16 Ishin ato që, të mësuara nga Balaami, i nxitën izraelitët të tradhtonin Zotin në rastin e Peorit dhe, prandaj, bashkësia e Zotit u godit me plagë. 17 Tani vritini të gjithë fëmijët meshkuj dhe të gjitha gratë që kanë fjetur me ndonjë burrë. 18 Vajzat e reja, që nuk kanë fjetur me ndonjë burrë, lërini gjallë. 19 Qëndroni jashtë fushimit për shtatë ditë. Kushdo që ka vrarë dikë apo ka prekur ndonjë kufomë, të pastrohet ditën e tretë. Pastroni veten, robërit tuaj, 20 të gjitha rrobat, të gjitha orenditë prej lëkure, çdo gjë të punuar me lesh dhie e të gjitha orenditë prej druri».
21 Atëherë prifti Eleazar u tha luftëtarëve që kishin shkuar në luftë: «Ky është rregulli ligjor që Zoti i ka urdhëruar Moisiut: 22 “Arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin, 23 çdo gjë që e duron zjarrin, kalojini nëpër zjarr që të pastrohen. Të pastrohen edhe me ujin e pastrimit. Çdo gjë që nuk e duron zjarrin të lahet me ujë. 24 Ditën e shtatë lani rrobat tuaja, që të jeni të pastër. Atëherë mund të hyni në fushim”».
Ndarja e presë
25 Zoti i tha Moisiut: 26 «Ti, prifti Eleazar dhe krerët e fiseve të bashkësisë numëroni njerëzit dhe kafshët e zëna rob. 27 Ndajini midis luftëtarëve që shkuan në luftë dhe tërë bashkësisë. 28 Nga pjesa që u takon luftëtarëve që shkuan në luftë, merr si tagër për Zotin një kokë për çdo pesëqind njerëz, qe, gomarë e dhen. 29 Këtë merre nga gjysma e tyre dhe jepja priftit Eleazar si dhuratë për Zotin. 30 Nga gjysma tjetër, që u takon izraelitëve, merr një për çdo pesëdhjetë njerëz e kafshë, qofshin ato qe, gomarë apo dhen, e jepua levitëve që kujdesen për shërbesën e tendës së Zotit». 31 Moisiu e prifti Eleazar bënë siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
32 Shuma përfundimtare e presë së zënë nga luftëtarët ishte gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë dhen, 33 shtatëdhjetë e dy mijë qe, 34 gjashtëdhjetë e një mijë gomarë dhe 35 tridhjetë e dy mijë femra që nuk kishin fjetur me mashkull. 36 Gjysma që u takoi atyre që shkuan në luftë ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dhen, 37 për të cilat tagri i Zotit ishte gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë krerë; 38 tridhjetë e gjashtë mijë qe, për të cilat tagri i Zotit ishte shtatëdhjtë e dy krerë; 39 tridhjetë mijë e pesëqind gomarë, për të cilat tagri i Zotit ishte gjashtëdhjetë e një krerë; 40 dhe gjashtëmbëdhjetë mijë veta, për të cilat tagri i Zotit ishte tridhjetë e dy vetë. 41 Tagrin e dhuratës së Zotit Moisiu ia dha priftit Eleazar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
42 Gjysma tjetër që Moisiu e ndau nga pjesa e luftëtarëve, 43 gjysma që i takoi bashkësisë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dhen, 44 tridhjetë e gjashtë mijë qe, 45 tridhjetë mijë e pesëqind gomarë 46 dhe gjashtëmbëdhjetë mijë veta. 47 Nga gjysma e pjesës së izraelitëve, Moisiu mori një kokë për çdo pesëdhjetë njerëz e kafshë. Këto ua dha levitëve që kujdesen për shërbesën e tendës së Zotit, siç e kishte urdhëruar Zoti.
Kushtime
48 Atëherë komandantët e njësive ushtarake njëmijëshe e njëqindëshe iu afruan Moisiut 49 e i thanë: «Ne, shërbëtorët e tu, i numëruan luftëtarët që komandojmë e nuk na mungon asnjëri. 50 Prandaj secili i ka paraqitur Zotit si dhuratë sendet që mblodhi, stoli ari, rrathë këmbësh e duarsh, unaza, vathë e varëse. Këto të shërbejnë para Zotit si shlyerje për jetën tonë». 51 Moisiu dhe prifti Eleazar morën prej tyre çdo lloj stolie të punuar me ar. 52 I gjithë ari që komandantët e njësive njëmijëshe e njëqindëshe i dhuruan Zotit peshonte dyqind kilogramë. 53 Luftëtarët e mbajtën për vete prenë që kishin zënë. 54 Moisiu e prifti Eleazar e morën arin nga komandantët e njësive njëmijëshe e njëqindëshe dhe e sollën te tenda e takimit, që të shërbejë para Zotit si përkujtimore për izraelitët.
1 locutusque est Dominus ad Mosen dicens
2 ulciscere prius filios Israhel de Madianitis
et sic colligeris ad populum tuum
3 statimque Moses armate inquit ex vobis viros ad pugnam
qui possint ultionem Domini expetere de Madianitis
4 mille viri de singulis tribubus eligantur Israhel
qui mittantur ad bellum
5 dederuntque millenos de cunctis tribubus
id est duodecim milia expeditorum ad pugnam
6 quos misit Moses cum Finees filio Eleazari sacerdotis
vasa quoque sancta et tubas ad clangendum tradidit ei
7 cumque pugnassent contra Madianitas atque vicissent
omnes mares occiderunt
8 et reges eorum Evi et Recem et Sur et Ur et Rebe
quinque principes gentis
Balaam quoque filium Beor interfecerunt gladio
9 ceperuntque mulieres eorum et parvulos
omniaque pecora et cunctam supellectilem
quicquid habere potuerant depopulati sunt
10 tam urbes quam viculos et castella flamma consumpsit
11 et tulerunt praedam et universa quae ceperant
tam ex hominibus quam ex iumentis
12 et adduxerunt ad Mosen et Eleazarum sacerdotem
et ad omnem multitudinem filiorum Israhel
reliqua etiam utensilia portaverunt ad castra
in campestribus Moab iuxta Iordanem contra Hiericho
13 egressi sunt autem Moses et Eleazar sacerdos et omnes principes
synagogae
in occursum eorum extra castra
14 iratusque Moses principibus exercitus
tribunis et centurionibus qui venerant de bello
15 ait
cur feminas reservastis
16 nonne istae sunt
quae deceperunt filios Israhel ad suggestionem Balaam
et praevaricari vos fecerunt in Domino super peccato
Phogor
unde et percussus est populus
17 ergo cunctos interficite
quicquid est generis masculini etiam in parvulis
et mulieres quae noverunt viros in coitu iugulate
18 puellas autem et omnes feminas virgines reservate vobis
19 et manete extra castra septem diebus
qui occiderit hominem vel occisum tetigerit
lustrabitur die tertio et septimo
20 et de omni praeda sive vestimentum fuerit sive vas
et aliquid in utensilia praeparatum
de caprarum pellibus et pilis et ligno expiabitur
21 Eleazar quoque sacerdos ad viros exercitus qui pugnaverant sic locutus
est
hoc est praeceptum legis quod mandavit Dominus Mosi
22 aurum et argentum et aes et ferrum et stagnum et plumbum
23 et omne quod potest transire per flammas igne purgabitur
quicquid autem ignem non potest sustinere
aqua expiationis sanctificabitur
24 et lavabitis vestimenta vestra die septimo
et purificati postea castra intrabitis
25 dixitque Dominus ad Mosen
26 tollite summam eorum quae capta sunt
ab homine usque ad pecus
tu et Eleazar sacerdos et principes vulgi
27 dividesque ex aequo praedam
inter eos qui pugnaverunt et egressi sunt ad bellum
et inter omnem reliquam multitudinem
28 et separabis partem Domino
ab his qui pugnaverunt et fuerunt in bello
unam animam de quingentis
tam ex hominibus quam ex bubus et asinis et ovibus
29 et dabis eam Eleazaro sacerdoti quia primitiae Domini sunt
30 ex media quoque parte filiorum Israhel
accipies quinquagesimum caput
hominum et boum et asinorum et ovium cunctarumque animantium
et dabis ea Levitis qui excubant in custodiis tabernaculi Domini
31 feceruntque Moses et Eleazar sicut praeceperat Dominus
32 fuit autem praeda quam exercitus ceperat
ovium sescenta septuaginta quinque milia
33 boum septuaginta duo milia
34 asinorum sexaginta milia et mille
35 animae hominum sexus feminei quae non cognoverant viros triginta duo
milia
36 dataque est media pars his qui in proelio fuerant
ovium trecenta triginta septem milia quingenta
37 e quibus in partem Domini supputatae sunt
oves sescentae septuaginta quinque
38 et de bubus triginta sex milibus boves septuaginta duo
39 de asinis triginta milibus quingentis
asini sexaginta unus
40 de animabus hominum sedecim milibus
cesserunt in partem Domini triginta duae animae
41 tradiditque Moses numerum primitiarum Domini Eleazaro sacerdoti
sicut ei fuerat imperatum
42 ex media parte filiorum Israhel
quam separaverat his qui in proelio fuerant
43 de media vero parte quae contigerat reliquae multitudini
id est de ovium trecentis triginta septem milibus
quingentis
44 et de bubus triginta sex milibus
45 et de asinis triginta milibus quingentis
46 et de hominibus sedecim milibus
47 tulit Moses quinquagesimum caput
et dedit Levitis qui excubant in tabernaculo Domini
sicut praeceperat Dominus
48 cumque accessissent principes exercitus ad Mosen
et tribuni centurionesque dixerunt
49 nos servi tui recensuimus numerum pugnatorum
quos habuimus sub manu nostra
et ne unus quidem defuit
50 ob hanc causam offerimus in donariis Domini
singuli quod in praeda auri potuimus invenire
periscelides et armillas anulos et dextralia ac murenulas
ut depreceris pro nobis Dominum
51 susceperuntque Moses et Eleazar sacerdos
omne aurum in diversis speciebus
52 pondo sedecim milia septingentos quinquaginta siclos
a tribunis et centurionibus
53 unusquisque enim quod in praeda rapuerat suum erat
54 et susceptum intulerunt in tabernaculum testimonii
in monumentum filiorum Israhel coram Domino