Regjistrimi i popullsisë
1 Satani u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin t'i numëronte izraelitët. 2 Davidi i tha Joabit e prijësve të popullit: «Shkoni e numërojini izraelitët nga Bersheba në Dan dhe ma sillni numrin, që ta di». 3 Por Joabi i tha: «Zoti e shumoftë popullin e vet njëqindfish, por a nuk janë ata të gjithë shërbëtorët e timzoti, o imzot mbret? Pse po e kërkon këtë, imzot? Pse duhet të bjerë ky faj mbi Izraelin?». 4 Por fjala e mbretit e detyroi Joabin, prandaj ai shkoi gjithandej në Izrael e u kthye në Jerusalem. 5 Joabi i dorëzoi Davidit numrin e shënuar dhe doli se shpatën mund ta përdornin gjithsej një milion e njëqind mijë burra në Izrael dhe katërqind e shtatëdhjetë mijë burra në Judë. 6 Ndër ta nuk kishte numëruar as levitët, as fisin e Benjaminit, sepse urdhri i mbretit i ishte dukur i neveritshëm Joabit.
7 Perëndisë nuk i pëlqeu kjo gjë, prandaj e ndëshkoi Izraelin. 8 Davidi i tha Perëndisë: «Mëkatova shumë me këtë që bëra. Por, po të përgjërohem, liroje nga faji shërbëtorin tënd, sepse bëra marrëzi të madhe». 9 Atëherë Zoti i tha Gadit, vegimtarit të Davidit: 10 «Shko e thuaji Davidit se kështu thotë Zoti: po të parashtroj tri gjëra. Zgjidh njërën dhe unë do ta bëj për ty». 11 Gadi erdhi te Davidi e i tha se kështu thotë Zoti: «Zgjidh për vete, 12 ose tri vjet zi buke, ose tre muaj arrati nga armiqtë e tu, shpata e të cilëve do të jetë më e fortë, ose tri ditë nën shpatën e Zotit, me murtajën, që merr dhenë, dhe me engjëllin e Zotit që shkreton Izraelin skaj më skaj. Prandaj, shihe vetë çfarë duhet t'i përgjigjem atij që më dërgoi». 13 Davidi i tha Gadit: «Jam shumë ngushtë. Le të bie në dorën e Zotit, sepse mëshira e tij është e madhe, por mos u rënça në dorë njerëzve!».
14 Atëherë Zoti dërgoi murtajën në Izrael dhe ranë shtatëdhjetë mijë vetë. 15 Perëndia dërgoi engjëllin në Jerusalem për ta shkatërruar. Por, ndërsa po e shkatërronte, Zoti pa dhe hoqi dorë nga e keqja, prandaj i tha engjëllit shkatërrimtar: «Mjaft tani! Ndale dorën!». Atëherë engjëlli u ndal te lëmi i Ornan Jebusitit. 16 Davidi çoi sytë e pa engjëllin e Zotit tek qëndronte mes tokës e qiellit, me shpatën zhveshur në dorë në drejtim të Jerusalemit. Pastaj Davidi e pleqtë u veshën me grathore e ranë përmbys. 17 Davidi i tha Perëndisë: «A nuk e dhashë unë urdhrin për të numëruar popullin? Unë mëkatova e veprova me ligësi, por, këto dele çfarë kanë bërë? O Zot, Perëndia im, të lutem, le të më godasë dora jote mua dhe shtëpinë e tim eti, por të mos godasë popullin tënd».
Kushtimi i altarit
18 Engjëlli i Zotit i tha Gadit t'i thoshte Davidit që të ngjitej e t'i ngrinte Zotit një altar në lëmin e Ornan Jebusitit. 19 Davidi shkoi, sipas fjalës që kishte thënë Gadi në emër të Zotit. 20 Ornani u kthye e pa engjëllin. Katër bijtë e tij, që ishin me të, u fshehën. Ornani po shinte drithin, 21 kur iu afrua Davidi. Porsa e pa, e vuri re se ishte Davidi, doli nga lëmi dhe u përkul para Davidit me fytyrë përdhe. 22 Davidi i tha Ornanit: «Ma jep mua vendin e lëmit, që t'i ndërtoj Zotit një altar. Ma jep me çmim të plotë, që të largohet lëngata nga populli». 23 Ornani i tha Davidit: «Merre dhe le të bëjë imzot mbreti çfarë të dojë. Ja, po të jap edhe mëzetërit për flitë e shkrumbimit, edhe sharrën për dru, edhe drithin për flinë e drithit. Po të jap gjithçka». 24 Por mbreti David i tha Ornanit: «Jo, dua ta blej me çmim të plotë. Nuk do t'i kushtoj Zotit diçka që të përket ty e të kushtoj një fli shkrumbimi falas». 25 Atëherë Davidi i dha Ornanit gjashtëqind sikla ar për atë vend. 26 Pastaj Davidi i ndërtoi Zotit një altar në atë vend dhe kushtoi fli shkrumbimi e paqtimi. Ai e thirri Zotin e ai iu përgjigj me zjarrin që ra prej qiellit mbi altarin e flisë së shkrumbimit. 27 Zoti e urdhëroi engjëllin dhe ai e ktheu shpatën në mill.
28 Në atë kohë, pasi Davidi pa se Zoti e dëgjoi te lëmi i Ornan Jebusitit, po aty kushtoi fli. 29 Tenda e Zotit, që Moisiu kishte ngritur në shkretëtirë, dhe altari i flive të shkrumbimit ishin në atë kohë në lartësinë e Gibeonit, 30 por Davidi nuk mundi të shkonte atje për t'u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte i tmerruar nga shpata e engjëllit të Zotit.
1 consurrexit autem Satan contra Israhel
et incitavit David ut numeraret Israhel
2 dixitque David ad Ioab et ad principes populi
ite et numerate Israhel a Bersabee usque Dan
et adferte mihi numerum ut sciam
3 responditque Ioab
augeat Dominus populum suum centuplum quam sunt
nonne domine mi rex omnes servi tui sunt
quare hoc quaerit dominus meus
quod in peccatum reputetur Israheli
4 sed sermo regis magis praevaluit
egressusque est Ioab et circuivit universum Israhel
et reversus est Hierusalem
5 deditque David numerum eorum quos circumierat
et inventus est omnis Israhel numerus mille milia et centum milia virorum educentium gladium
de Iuda autem trecenta septuaginta milia bellatorum
6 nam Levi et Beniamin non numeravit
eo quod invitus exsequeretur regis imperium
7 displicuit autem Deo quod iussum erat et percussit
Israhel
8 dixitque David ad Deum
peccavi nimis ut hoc facerem
obsecro aufer iniquitatem servi tui quia insipienter egi
9 et locutus est Dominus ad Gad videntem David dicens
10 vade et loquere ad David et dic
haec dicit Dominus trium tibi optionem do
unum quod volueris elige et faciam tibi
11 cumque venisset Gad ad David dixit ei
haec dicit Dominus elige quod volueris
12 aut tribus annis pestilentiam
aut tribus mensibus fugere te hostes tuos
et gladium eorum non posse evadere
aut tribus diebus gladium Domini et mortem
versari in terra
et angelum Domini interficere in universis finibus Israhel
nunc igitur vide quid respondeam ei qui misit me
13 et dixit David ad Gad
ex omni parte me angustiae premunt
sed melius mihi est ut incidam in manus Domini
quia multae sunt miserationes eius
quam in manus hominum
14 misit ergo Dominus pestilentiam in Israhel
et ceciderunt de Israhel septuaginta milia virorum
15 misit quoque angelum in Hierusalem ut percuteret eam
cumque percuteretur vidit Dominus
et misertus est super magnitudinem mali
et imperavit angelo qui percutiebat sufficit iam cesset manus tua
porro angelus Domini stabat iuxta aream Ornan Iebusei
16 levansque David oculos suos
vidit angelum Domini stantem inter terram et caelum
et evaginatum gladium in manu eius et versum contra Hierusalem
et ceciderunt tam ipse quam maiores natu
vestiti ciliciis et proni in terram
17 dixitque David ad Deum
nonne ego sum qui iussi ut numeraretur populus
ego qui peccavi ego qui malum feci iste grex quid commeruit
Domine Deus meus
vertatur obsecro manus tua in me et in domum patris mei
populus autem tuus non percutiatur
18 angelus autem Domini praecepit Gad ut diceret David
et ascenderet extrueretque altare Domino Deo in area Ornan
Iebusei
19 ascendit ergo David iuxta sermonem Gad
quem locutus fuerat ex nomine Domini
20 porro Ornan cum suspexisset et vidisset angelum
quattuorque filii eius cum eo absconderunt se
nam eo tempore terebat in area triticum
21 igitur cum venisset David ad Ornan
conspexit eum Ornan et processit ei obviam de area
et adoravit illum pronus in terram
22 dixitque ei David da mihi locum areae tuae
ut aedificem in ea altare Domini
ita ut quantum valet argenti accipias et cesset plaga a populo
23 dixit autem Ornan ad David
tolle et faciat dominus meus rex quodcumque ei placet
sed et boves do in holocaustum
et tribulas in ligna et triticum in sacrificium
omnia libens praebeo
24 dixitque ei rex David
nequaquam ita fiet sed argentum dabo quantum valet
neque enim tibi auferre debeo
et sic offerre Domino holocausta gratuita
25 dedit ergo David Ornan pro loco siclos auri iustissimi ponderis
sescentos
26 et aedificavit ibi altare Domino
obtulitque holocausta et pacifica et invocavit Dominum
et exaudivit eum in igne de caelo super altare holocausti
27 praecepitque Dominus angelo
et convertit gladium suum in vaginam
28 protinus ergo David videns
quod exaudisset eum Dominus in area Ornan Iebusei
immolavit ibi victimas
29 tabernaculum autem Domini quod fecerat Moses in deserto et altare
holocaustorum
ea tempestate erat in excelso Gabaon
30 et non praevaluit David ire ad altare
ut ibi obsecraret Deum
nimio enim fuerat timore perterritus
videns gladium angeli Domini