Zoti dhe Abrahami
1 Zoti iu shfaq Abrahamit te lisat e Mamreut, në zhegun e ditës, kur ai po rrinte në të hyrë të tendës. 2 Abrahami ngriti sytë dhe, ja, pa tre burra që po qëndronin para tij. Si i pa, vrapoi nga hyrja e tendës që t'i takonte, u përkul me nderim përtokë, 3 e tha: «O Zoti im, nëse kam gjetur hir para teje, mos kalo pa u ndalur te shërbëtori yt. 4 Do t'ju sjellin pak ujë që të lani këmbët e të pushoni nën pemë. 5 Unë po ju sjell një kafshatë bukë që të merrni veten, meqë kaluat nga shërbëtori juaj. Pastaj vazhdoni rrugën». Ata iu përgjigjën: «Bëj, pra, siç the». 6 Abrahami nxitoi drejt tendës te Sara e i tha: «Shpejt, gatuaj tre masa majë mielli e bëj kuleç!». 7 Ai vetë vrapoi drejt kopesë, mori një viç të njomë e të mirë e ia dha shërbëtorit që e përgatiti me të shpejtë. 8 Pastaj mori mazë, qumësht e viçin që ishte përgatitur e ua shtroi përpara. Dhe ai qëndroi në këmbë, ndërsa ata hanin nën pemë.
9 Atëherë ata e pyetën: «Ku është Sara, gruaja jote?». Ai u përgjigj: «Aty, në tendë!». 10 Njëri prej të tyre i tha: «Me të vërtetë, do të vij te ti pas një viti, e Sara, gruaja jote, do të bëhet me djalë». Sara po dëgjonte në të hyrë të tendës që ishte mbrapa tij. 11 Abrahami e Sara ishin të moshuar dhe Sarës i ishin ndalur të përmuajshmet e grave. 12 Kështu, Sara qeshi me vete e tha: «Tani që jam vyshkur e zotëria im është plak, a thua do të kem ende dëshirë?!». 13 Zoti i tha Abrahamit: «Përse qeshi Sara e tha: “Me të vërtetë do të lind tani që u plaka?”. 14 A ka gjë të pamundur për Zotin? Si sot një vit, do të kthehem te ti dhe Sara do të jetë bërë me djalë». 15 Por Sara e mohoi nga frika e tha: «Jo, nuk qesha». Por ai i tha: «Po, po, qeshe!».
Abrahami ndërhyn për Sodomën
16 Pastaj ata u ngritën prej aty e panë drejt Sodomës. Abrahami shkoi bashkë me ta për t'i përcjellë. 17 Atëherë Zoti tha: «A do t'ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë? 18 Abrahami me të vërtetë do të bëhet një komb i madh e i fuqishëm e në të do të bekohen tërë kombet e tokës, 19 sepse unë e zgjodha që t'i urdhërojë bijtë e tij e shtëpinë e tij, pas tij, për të ndjekur udhën e Zotit, duke bërë çka është e drejtë e drejtësi, që Zoti të plotësojë gjithçka që i tha Abrahamit». 20 Kështu, Zoti tha: «Gjëma e Sodomës dhe e Gomorrës është e madhe e mëkati i tyre është shumë i rëndë. 21 Do të zbres poshtë e të shoh nëse po veprojnë ashtu siç dëgjova . Atëherë, do ta di».
22 Atëherë burrat u kthyen prej andej e shkuan drejt Sodomës, ndërsa Abrahami ende po qëndronte para Zotit . 23 Abrahami u afrua e tha: «A do ta zhdukësh, me të vërtetë, të drejtin bashkë me të ligun? 24 Ndoshta qyteti ka pesëdhjetë njerëz të drejtë. Me të vërtetë do ta zhdukësh e nuk do ta falësh për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë aty? 25 Larg qoftë që ta bësh këtë, të vrasësh të drejtin bashkë me të ligun, duke i trajtuar të drejtin e të ligun njësoj. Larg qoftë! Vallë, gjykatësi i gjithë tokës nuk do të tregohet i drejtë?». 26 Zoti tha: «Nëse gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, për hir të tyre do ta fal tërë vendin». 27 Abrahami iu përgjigj: «Ja, unë që jam pluhur e hi po marr guximin të flas me Zotin tim. 28 Ndoshta, këtyre pesëdhjetë njerëzve të drejtë u mungojnë pesë njerëz. A do ta shkatërrosh tërë qytetin për shkak të këtyre të pestëve?». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj, nëse atje gjej dyzet e pesë». 29 Abrahami i tha përsëri: «Ndoshta do të gjenden vetëm dyzet». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të dyzetëve». 30 Pastaj, Abrahami i tha: «Nuk zemërohet Zoti im nëse them: ndoshta atje do të gjenden vetëm tridhjetë». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj nëse gjej tridhjetë». 31 Abrahami i tha: «Ja, po marr guximin të flas përsëri me Zotin tim: ndoshta, atje do të gjenden vetëm njëzet». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve». 32 Atëherë ai i tha: «Nuk zemërohet Zoti im nëse them për herë të fundit: ndoshta atje do të gjenden vetëm dhjetë». Ai i tha: «Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve». 33 Kur Zoti mbaroi së foluri me Abrahamin, u largua dhe Abrahami u kthye në vendin e tij.
1 apparuit autem ei Dominus in convalle Mambre
sedenti in ostio tabernaculi sui in ipso fervore diei
2 cumque elevasset oculos
apparuerunt ei tres viri stantes propter eum
quos cum vidisset
cucurrit in occursum eorum de ostio tabernaculi
et adoravit in terra
3 et dixit
Domine si inveni gratiam in oculis tuis ne transeas servum tuum
4 sed adferam pauxillum aquae et lavate pedes vestros
et requiescite sub arbore
5 ponam buccellam panis et confortate cor vestrum
postea transibitis
idcirco enim declinastis ad servum vestrum
qui dixerunt fac ut locutus es
6 festinavit Abraham in tabernaculum ad Sarram dixitque ei
adcelera tria sata similae commisce et fac subcinericios panes
7 ipse vero ad armentum cucurrit
et tulit inde vitulum tenerrimum et optimum
deditque puero qui festinavit et coxit illum
8 tulit quoque butyrum et lac et vitulum quem coxerat
et posuit coram eis
ipse vero stabat iuxta eos sub arbore
9 cumque comedissent dixerunt ad eum ubi est Sarra uxor tua
ille respondit ecce in tabernaculo est
10 cui dixit revertens veniam ad te tempore isto vita comite
et habebit filium Sarra uxor tua
quo audito Sarra risit post ostium tabernaculi
11 erant autem ambo senes provectaeque aetatis
et desierant Sarrae fieri muliebria
12 quae risit occulte dicens
postquam consenui et dominus meus vetulus est
voluptati operam dabo
13 dixit autem Dominus ad Abraham
quare risit Sarra dicens num vere paritura sum anus
14 numquid Deo est quicquam difficile
iuxta condictum revertar ad te hoc eodem tempore vita comite
et habebit Sarra filium
15 negavit Sarra dicens non risi timore perterrita
Dominus autem non est inquit ita sed risisti
16 cum ergo surrexissent inde viri
direxerunt oculos suos contra Sodomam
et Abraham simul gradiebatur deducens eos
17 dixitque Dominus num celare potero Abraham quae gesturus sum
18 cum futurus sit in gentem magnam ac robustissimam
et benedicendae sint in illo omnes nationes terrae
19 scio enim quod praecepturus sit filiis suis et domui suae post se
ut custodiant viam Domini et faciant iustitiam et iudicium
ut adducat Dominus propter Abraham omnia quae locutus est ad eum
20 dixit itaque Dominus
clamor Sodomorum et Gomorrae multiplicatus est
et peccatum earum adgravatum est nimis
21 descendam et videbo
utrum clamorem qui venit ad me opere conpleverint
an non est ita ut sciam
22 converteruntque se inde et abierunt Sodomam
Abraham vero adhuc stabat coram Domino
23 et adpropinquans ait numquid perdes iustum cum impio
24 si fuerint quinquaginta iusti in civitate peribunt simul
et non parces loco illi propter quinquaginta iustos si fuerint in eo
25 absit a te ut rem hanc facias et occidas iustum cum impio
fiatque iustus sicut impius
non est hoc tuum
qui iudicas omnem terram nequaquam facies iudicium
26 dixitque Dominus ad eum
si invenero Sodomis quinquaginta iustos in medio civitatis
dimittam omni loco propter eos
27 respondens Abraham ait
quia semel coepi loquar ad Dominum meum
cum sim pulvis et cinis
28 quid si minus quinquaginta iustis quinque fuerint
delebis propter quinque universam urbem
et ait non delebo si invenero ibi quadraginta quinque
29 rursumque locutus est ad eum
sin autem quadraginta inventi fuerint quid facies
ait non percutiam propter quadraginta
30 ne quaeso inquit indigneris Domine si loquar
quid si inventi fuerint ibi triginta
respondit non faciam si invenero ibi triginta
31 quia semel ait coepi loquar ad Dominum meum
quid si inventi fuerint ibi viginti
dixit non interficiam propter viginti
32 obsecro inquit ne irascaris Domine si loquar adhuc semel
quid si inventi fuerint ibi decem
dixit non delebo propter decem
33 abiit Dominus postquam cessavit loqui ad Abraham
et ille reversus est in locum suum