Profeti i rremë Hananiah
1 Në po atë vit, në fillim të mbretërimit të Sedekisë, mbretit të Judës, në vitin e katërt, në muajin e pestë, më foli Hananiahu, biri i Azurit, profetit të Gibeonit, në tempullin e Zotit, para priftërinjve e mbarë popullit, e më tha: 2 «Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë. 3 Brenda dy vjetëve unë do t'i kthej në këtë vend të gjitha enët e tempullit të Zotit, që Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i mori nga ky vend dhe i barti në Babiloni. 4 Do të kthej në këtë vend edhe Jehonjahun, birin e Jehojakimit, mbretit të Judës, si edhe të gjithë të shpërngulurit nga Juda, që shkuan në Babiloni, kumton Zoti, se unë do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë».
5 Profeti Jeremi iu përgjigj profetit Hananiah para priftërinjve e mbarë popullit që gjendej në tempullin e Zotit. 6 Profeti Jeremi tha: «Amen! Ashtu e bëftë Zoti! I plotësoftë Zoti fjalët që profetizove e i ktheftë nga Babilonia në këtë vend enët e tempullit të Zotit dhe të gjithë të shpërngulurit! 7 Veçse, dëgjoje fjalën që kam për të thënë për veshët tuaj e për veshët e mbarë popullit: 8 profetët, që kanë jetuar para teje e para meje, kaherë kishin profetizuar luftë, uri e murtajë kundër shumë vendeve e mbretërive të mëdha. 9 Prandaj, për profetin që profetizon paqe, vetëm pasi t'i përmbushet fjala do të dihet se është një profet, që me të vërtetë e kishte dërguar Zoti».
10 Atëherë profeti Hananiah e hoqi zgjedhën prej qafës së profetit Jeremi dhe e theu. 11 Pastaj Hananiahu foli para mbarë popullit e tha: «Kështu thotë Zoti: po kështu do ta thyej nga qafa e të gjitha kombeve zgjedhën e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, për dy vjet». Mandej profeti Jeremi shkoi udhës së vet.
12 Pasi profeti Hananiah e kishte thyer zgjedhën prej qafës së profetit Jeremi, fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha: 13 «Shko e thuaji Hananiahut: “Kështu thotë Zoti: ti theve zgjedhën prej druri, por unë do të bëj një tjetër prej hekuri në vend të saj. 14 Se kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: u kam vënë në qafë të gjitha kombeve një zgjedhë të hekurt, që t'i nënshtrohen Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, e t'i shërbejnë. Deri edhe kafshët e fushës ia kam dhënë atij”». 15 Atëherë profeti Jeremi i tha profetit Hananiah: «Dëgjo, Hananiah! Ty nuk të ka dërguar Zoti, por ti e ke shtyrë këtë popull t'i besojë gënjeshtrës, 16 prandaj, kështu thotë Zoti: “Ja, do të të fshij nga faqja e dheut. Këtë vit ti do të vdesësh, sepse ke shpallur kryeneçësi kundër Zotit”».
17 Në muajin e shtatë të atij viti profeti Hananiah vdiq.
1 et factum est in anno illo in principio regni Sedeciae regis Iuda
in anno quarto in mense quinto
dixit ad me Ananias filius Azur propheta de Gabaon in domo Domini
coram sacerdotibus et omni populo dicens
2 haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
contrivi iugum regis Babylonis
3 adhuc duo anni dierum
et ego referri faciam ad locum istum omnia vasa Domini
quae tulit Nabuchodonosor rex Babylonis de loco isto
et transtulit ea in Babylonem
4 et Iechoniam filium Ioachim regem Iuda
et omnem transmigrationem Iudae
qui ingressi sunt in Babylonem
ego convertam ad locum istum ait Dominus
conteram enim iugum regis Babylonis
5 et dixit Hieremias propheta ad Ananiam prophetam
in oculis sacerdotum et in oculis omnis populi
qui stabant in domo Domini
6 et ait Hieremias propheta amen sic faciat Dominus
suscitet Dominus verba tua quae prophetasti
ut referantur vasa in domo Domini
et omnis transmigratio de Babylone ad locum istum
7 verumtamen audi verbum hoc quod ego loquor in auribus tuis
et in auribus universi populi
8 prophetae qui fuerunt ante me et te ab initio
et prophetaverunt super terras multas
et super regna magna
de proelio et de adflictione et de fame
9 propheta qui vaticinatus est pacem
cum venerit verbum eius
scietur propheta quem misit Dominus in veritate
10 et tulit Ananias propheta catenam de collo Hieremiae prophetae
et confregit eam
11 et ait Ananias in conspectu omnis populi dicens
haec dicit Dominus
sic confringam iugum Nabuchodonosor regis Babylonis
post duos annos dierum de collo omnium gentium
12 et abiit Hieremias prophetes in viam suam
et factum est verbum Domini ad Hieremiam
postquam confregit Ananias propheta catenam de collo Hieremiae
prophetae dicens
13 vade et dices Ananiae haec dicit Dominus
catenas ligneas contrivisti et facies pro eis catenas ferreas
14 quia haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
iugum ferreum posui super collum cunctarum gentium istarum
ut serviant Nabuchodonosor regi Babylonis
et servient ei insuper et bestias terrae dedi ei
15 et dixit Hieremias propheta ad Ananiam prophetam
audi Anania non misit te Dominus
et tu confidere fecisti populum istum in mendacio
16 idcirco haec dicit Dominus
ecce emittam te a facie terrae
hoc anno morieris adversum Dominum enim
locutus es
17 et mortuus est Ananias propheta in anno illo mense septimo